Në kufijtë minimalë të financimit të shpenzimeve publike
Nga Prof. Dr. Petraq Milo, botuar ne Panorama, 5 prix 2019
Politikat e zhvillimit, të fokusuara në drejtim të uljes së varfërisë, të zbutjes së pabarazisë, si dhe të mbështetjes së rritjes ekonomike, lidhen me një nga çështjet kryesore: atë të financimit të zhvillimit të qëndrueshëm në periudhën afatgjatë. Financimi kryesisht nga të ardhurat si Bosnje Hercogovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë një nivel të mbledhjes së të ardhurave që përafrohet me vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, edhe vete qendrueshmeria e nivelit te mbledhjes se te ardhurave tregojne per nje eficience te administrimit te te ardhurave ne drejtim te optimizimit te bazës tatimore duke minimuazuar informalitetin, shmangiet, si dhe korrupsionin.
Për ta përfunduar analizën, një vlerësim i performancës qeverisëse në literaturën ekonomike (Tanzi, Afonso, Schuknecht, 2003), mbetet krahasimi i prodhimit të përgjithshëm bruto me kapacitetin e mbledhjes së të ardhurave publike dhe si rrjedhim dhe me nivelin e shpenzimeve publike. Për të njëjtë n bazë krahasimi, në qoftë se një vend prodhon më shumë dhe ka një kapacitet më të lartë të mbledhjes së të ardhurave, ai vend ka një performancë më të lartë, dhe si rrjedhojë mundëson më shumë financim të shpenzime publike për arsim, shëndetësi, sociale, etj. Përsëri në analizë kemi marrë vendet e Ballkanit Jugperëndimor. Krahasimi është bërë për vitin 2017, për treguesit me të njëjtë n bazë krahasimi si prodhimi i përgjithshëm bruto, të ardhurat dhe shpenzimet publike për 1 milion banorë. Shqipëria prodhon më pak dhe mbledh më pak të ardhura publike për të njëjtën bazë krahasimi. Ndërsa Kroacia prodhon 13.4 miliardë $ dhe mbledh 6.2 miliardë $ për 1 milion banorë, Shqipëria prodhon 4.5 miliardë $ dhe mbledh 1.3 miliardë $ për 1 milion banorë. Shqipëria renditet e fundit duke përjashtuar Kosovën.
Është e pritshme që kapaciteti i mbledhjes së të ardhurave të jetë në një korrelacion me nivelin e prodhimit të pë rgjithshë m bruto, dhe gjithashtu këto dy tregues të jenë të lidhura dhe me shkallën e informalitetit, korrupsionit, etj. Një shkallë e lartë informaliteti, prodhon një nivel të prodhimit të përgjithshem bruto më të ulë t dhe tkurr kapacitetin e mbledhjes së të ardhurave. Këtij niveli të kapacitetit të mbledhjes së të ardhurave duhet t’i shtohen edhe shmangiet, korrupsioni, eficenca e administratës fiskale, dhe së fundmi dhe cilësia e sektorit publik përsa i përket legjislacionit fiskal.
Kjo analize është e nevojshme për të kuptuar se aktualisht me këtë kapacitet të mbledhjes së të ardhurave jemi në kufijtë minimalë të funksionit të shtetit dhe në një kufizim maksimal të mundësisë së financimit të nevojave të shërbimeve publike. Reforma fiskale, dhe në mënyrë të veçantë reforma për të rritur kapacitetin e mbledhjes së të ardhurave nëpërmjet taksave qendrore dhe vendore, nuk qëndron në ndryshimin vetëm të normave fiskale, një ndryshim që kryhet në minimumin e kohës, por në përmirësimin e administrimit fiskal. Kërkohet një ndryshim në modelin e administrimit fiskal për të zgjeruar bazën e taksimit si të të ardhurave personale, të të ardhurave nga fitimi i korporatave, të tatimit mbi pronën, etj. Kjo është një reformë e thellë, e cila do të kërkojë kohën e saj për të ulur në maksimum shkallë n e informalitetit, të shmangieve dhe të korrupsionit, dhe jo te vazhdojme me nje reforme te pjeseshme.