BB: Në Shqipëri 37% e të punësuarve janë në të zezë

Sipas gazetës Dita, 20 mars 2019

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë. Banka Botërore në bashkëpunim me nismën e Vienës në raportin e 2019 për trendet e punësimit në Ballkanin Përëndimor vuri në dukje se vitet e fundit, numri i përgjithshëm i punonjësve informal është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri  dhe 12,800 persona në Maqedoninë Veriore, ndërsa numri i pononjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.

Megjithatë, pjesa e punësimit informal në punësimin e përgjithshëm mbeti pothuajse i pandryshuar.

Modele të tilla në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore rezultojnë për shkak se, rritja totale e punësimit ishte më e lartë se rritja e punësimit informal.

Në afat të mesëm, përmirësim i dukshëm ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht që nga fillimi i fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, ku pjesa e punësimit informal u tkurr nga 50 për qind me 2014 në 36 për qind në tremujorin e dytë të 2018.

Por megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta në Rajon.

Në Shqipëri 1 në 3 persona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë Veriore dhe në Serbi. Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal, ndërsa nuk paguhet puna familjare.

Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar. Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet.

Vetëpunësimi informal dhe puna familjare e papaguar janë më të përhapura në sektorin e bujqësisë.

Informacioni i disponueshëm për Maqedoninë Veriore dhe Serbinë sugjeron që pjesa e punës së zezë në bujqësi ka qenë në rënie në të dy vendet gjatë periudhës 2010-2017, ndërsa vetëpunësimi u bë më i rëndësishëm.

Niveli i lartë i informalitetit të punës familjare në bujqësi shpesh nuk është një zgjedhje vullnetare, por nga mungesa e produktivitetit në këtë sektor. Rrjedhimisht, puna familjare në bujqësi vazhdon të mbetet e padeklaruar, duke lënë punonjësit e pambrojtur të këtij sektori në rrezik të madh për rënie në varfëri.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi