Partitë politike i shmangen auditimit nga KQZ

Sipas Monitor, 18 mars 2019

Partitë politike duket se kanë probleme me deklarimin e saktë të të dhënave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pasi të paktën 62 prej tyre nuk ka qenë e mundur të kontaktohen nga ekspertët kontabël të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të audituar pasqyrat financiare.

KQZ, në raportin vjetor të vitit të shkuar, nënvizon se në total ishin 113 parti të cilat duhet të kalonin në sitën e ekspertëve që u caktuan me short. Në total ishin 23 ekspertë që duhet të kryenin këtë proces.

“62 parti politike, nuk u arritën të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël, për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara nga këto parti politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Për 21 parti politike, ka deklaratë të kryetarit të partisë ose të autorizuarit të tij se partia nuk ka përfituar dhe shpenzuar fonde për vitin 2017. Për 30 parti politike, ekspertët kontabël kanë paraqitur një raport të rregullt auditimi, për të gjitha këto parti politike, eksperti nuk ka vërejtje për mënyrën e përgatitjes së pasqyrave financiare” vlerëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Synimi i auditimit të partive lidhet me fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për vitin kalendarik 2017, gjatë të cilit u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan