Civici: Konfliktualiteti politik ndikon në ekonomi

Sipas Top Channel, 17 shkurt 2019

Klima e konfliktit politik ka jo pak ndikime në ekonomi. Profesor Adrian Civici thotë se një nga shkaqet është polarizimi dhe diferencimi i madh që ekziston midis shtresave sociale, por mbi të gjitha midis zonave dhe territoreve të vendit.

“Natyrisht që humbësi më i madh i konfliktualitetit politik është ekonomia e një vendi, për arsye sepse frenohen investimet, frenohet konsumi. Nga ana tjetër, mesazhi që përcillet për stabilitetin e institucioneve shqiptare dhe rigorozitetin e vendimmarrjes politike transmetohet edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë, sidoms për sa u përket investimeve të huaja direkte”, tha Civici.

Civici shton se, mosgjetja e bashkëpunimit mes forcave politike për disa nga reformat strukturore ekonomike është plaga më e madhe e tranzicionit shqiptar. Kjo, duke pasur paraysh vende të tjera të lindjes, që për çështje të rëndësishme kanë respektuar disa reforma.

“Krejt e kundërta ndodh në Shqipëri, ku ne, në çdo mandat politik, forca poltike që është në pushtet thotë se çdo gjë është e bardhë; ndërsa ajo që është në opozitë thotë se çdo gjë është e zezë”, tha më tej Civici.

Nëse Shqipëria nuk e zgjidh këtë aspekt, thotë profesor Civici, ekonomia do të vazhdojë të vuajë.

“Mendoj se nëse ne nuk e zgjidhim, e me sa duket deri tani vendimmarrja politike ka qenë e paaftë për ta zgjidhur këtë element të rëndësishëm të zhvillimit, mund të konkludoj që zhvillimi ynë ekonomik dhe social do të vazhdojë të vuajë nga të gjithë këto lloj frenash, shkopinj nën rrota dhe dëme shumë të mëdha, që i vjen nga kjo situatë dhe ky konfliktualitet politik”, tha Civici.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan