Qytetarët e BE-së nuk duan më zgjerim!
Sipas mediave, 26 dhjetor 2018
Shumica e shtetasve të BE kundërshtojnë zgjerimin e Unionit për anëtarët e rinj në vitet e ardhshme, ndërsa në të njëjtën kohë vendet kandidate vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin në BE dhe besimin se kjo do të ishte e dobishme, sipas sondazhit të fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Evropian.
Në Shqipëri, rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në studim vlerësuan se anëtarësimi do të ishte i mirë, me vetëm 1 për qind që kishin një qëndrim negativ, transmeton KosovaPress.
Anketa, e cila përfshinte pesë vende kandidate për anëtarësim në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as e mirë as e keqe.
Në vendet e tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv.
Në BE, megjithatë, 43 për qind e qytetarëve mbështesin zgjerimin e anëtarëve të rinj në vitet e ardhshme dhe kundër janë 45 për qind.Duke parë individualisht nga anëtarët, zgjerimi gëzon mbështetjen më të madhe në Spanjë (71%), Poloni dhe Lituani (66%), Rumani (65%), Hungari (62%) dhe Kroaci (61%). Kundërshtarët më të mëdhenj janë Finlanda (64 për qind), Franca (62 për qind), Gjermania (61 për qind) dhe Austria (58 për qind)