Formohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Sipas JavaNews, 11 dhjetor 2018

Pas më shumë se dy vite nga votimi i Reformës në Drejtësi është ngritur një nga organet më të rëndësishme të sistemit të ri të drejtësisë. Këtë të martë janë votuar 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët u votuan nga 295 prokurorë. Prokuroritë e rretheve do të përfaqësohen në këtë Këshill nga Gentian Osmani, Antoneta Sevdari dhe Besnik Cani.

Prokuroria e Përgjithshme nga Kostaq Beluri, i cili ishte në garë me Anila Lekën. Në Këshillin e ri, prokuroritë e Apeleve do të kenë Bujar Sheshin dhe Arben Dollapin.Ata do të zgjidhen automatikisht pasi ishin të vetmet kandidatura.

Votimi i anëtarëve të KLP-së është ndjekur nga afër nga përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe Zyrës së Bashkimit Europian.

Ngritja e KLP-së minimizon rolin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili me paketën e vjetër ishte i gjithëpushtetshëm, gjë që e përcaktonte organin e akuzës si të centralizuar. KLP është një mënyrë qeverisjeje e Prokurorisë, që e decentralizon prokurorin dhe e bën atë zot të dosjeve.

Ngritjen e këtij organi të rëndësishëm për atë që e quajti “drejtësi të re” e përshëndeti edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Të gjithë bashkë, sot duhet të ndihemi krenarë. Me votën tonë ne e krijuam institucionin e parë të drejtësisë së re, e hodhëm një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë.

Marku tha se gjate gjithë këtij procesi kenë pasur mbështetjen pa kushte të partnereve të OPDAT dhe EURALIUS.

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones  në një fjalim para votimit të KLP-së,  e ka cilësuar moment historik, zgjedhjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi, atë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Unë nuk dua t’i heq gjë këtij çasti me një fjalim të gjatë. Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historine për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë.

Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej kohë të gjatë. Ju e keni pritur këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë ndihmuar Prokurorinë e Përgjithshme për rregullat e votimit dhe fletën e votimit; jemi të kënaqur që ky proces do të jetë i drejtë dhe profesional.

Si dhe dua që ta dini se Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Pasi të ngrini sot këtë Këshill, ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK-un dhe BKH-në.  Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme”, tha Moses One në Mbledhjen e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan