Remitancat 2002-2017

Sipas Open Data Albania, 12 korrik 2018

Dërgesat e emigrantëve kanë rënë me shpejtësi sidomos pas thellimit të krizës ekonomike të Eurozonës. Viti më i mirë për dërgesa të larta të tipit remitanca është vitit 2008 me një miliardë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë dollarë. Në dy vitet e fundit 2016 dhe 2017, remitancat në ekonominë shqiptare kanë filluar të rriten sërish krahasuar me vlerën e viti 2015.

Open Data Albania ka hulumtuar edhe origjinën prej nga vijnë këto dërgesa paraje në për vitin 2017 duke identifikuar vende nga ku ka më shumë hyrje remitancash. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptar janë Greqia 44% e totali, Italia 36.3%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7.4%.

Grafikisht burimi i remitancave sipas vendit të origjinës paraqitet:

Të dhënat tregojnë se pesha e vendeve të origjinës në fluksin e remitancave në Shqipëri ka mbetur thuajse konstante gjatë katër viteve të fundit, ku Greqia vazhdon të mbetet burimi kryesor me 44 për qind, ndërsa Italia vjen në vendin e dytë me 36.3 për qind.

Veç remitancave hyrëse, pra ato çka dërgohen drejt Shqipërisë, janë edhe remitancat dalëse, dërgesa parash nga Shqipëria në drejtim të një vendi tjetër. Në vitin 2017 vlera e remitancave dalëse, dërgesa pa kundërshpërblim nga vendi ynë drejt një vendi tjetër, sipas BB shënoi vlerën njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë dollarë. Remitancat dalësi janë sa  14.3 për qind e remitancave hyrëse.

Vendi kryesor që përfiton dërgesa nga Shqipëria është Serbia. Nga Shqipëria drejt Serbisë për vitin 2017 janë dërguar tetëdhjetë e katër milionë dollarë transferta pa kundërshpërblim. Kjo vlerë  është sa 42.2 për qind të totalit, të remitancave që kanë dalë nga Shqipëria. Në vendin e dytë vjen Kroacia me tridhjetë e dy  milionë dollarë ose 16 për qind të totalit dhe më pas Bosnja dhe Greqia respektivisht me 15 dhe 12 për qind të totalit.

Grafikisht remitancat dalëse paraqiten:

Sipas databazës së BB në vitin 2017 kemi 76 milionë dollarë më shumë remitanca hyrëse në Shqipëri se në vitin 2016 dhe 14 milionë dollarë më shumë remitanca dalëse në vendet e tjera.

 

 

 

 

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan