Kancelari i Austrisë: T’i hapim sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

Sipas gazetes Dita, 27 maj 2018

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Nëse duam të shmangim konflikte në Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit, duhet që t’i ofroni vendeve një ofertë të besueshme për një perspektivë europiane.

Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet t’i hapim sa më shpejt negociatat për anëtarësim”, ka thënë  politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Sipas tij, Austria mbështet edhe progresin për aderim në BE të serbisë dhe Malit të Zi.

Ndërkohë e përditshmja austriake, Die Presse, shkruan se Këshilli i Europës duhet të marrë një vendim Qershor, ku thekson se Komisioni e mbështet diçka të tillë.

Ndërsa në Gjermani, sipas gazetës austriake, CDU dhe CSU kanë rezerva lidhur me këtë çështje.

Gazeta shkruan se Holanda dhe Finlanda po ngadalësojnë në vendimin e tyre, si edhe që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është vënë kundër një zgjerimi të BE-së.

“Sa më e keqe të jetë perspektiva për anëtarësim, më të mëdha janë shanset për influencë të shteteve si Turqia dhe Rusia”, ka paralajmëruar Kurz.

Die Press sjell gjithashtu në vëmendje fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë për Reuters ka deklaruar se nëse i jepet fund perspektivës europiane, atëherë kjo mund të shkaktojë “shumë zhvillime të këqija”.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan