KE rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian

Sipas mediave, 17 prill 2018

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke “kurorëzuar” një aspirate shumëvjeçare të Shqipërisë.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dha e para zyrtarisht lajmin e mirë para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg. Ajo shqiptoi qartë dhe pa ekuivok se: Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërine.

Përveç Shqipërisë, KE ka rekomanduar edhe hapjen e negociatave me fqinjët tanë, Maqedoninë.

“Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini.

Por pas deklaratës, kanë vijuar pyetjet nga gazetarët. Mogherini “u vu në siklet” nga pyetja e gazetares së “Financial Times”, e cila pyeti se si do të bindet Këshilli Europian, në një kohë kur Shqipëria ka nivel të lartë korrupsioni dhe krimi të organizuar.

Sa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për Shqipërinë, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin”. “Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

“Së pari, nuk ka vende të vogla e të mëdha anëtare. Së dyti nuk i takon Komisionit që të bindë Këshillin e Europës. Ka një mënyrë bashkëpunimi, por mbështetet në autonomi në vendime dhe mendime. Por siç tha Hahn, unë mendoj se dokumenti që kemi miratuar sot tregon qartësisht situatën, siç ka qenë dhe si është dhe rezultatet e arritura. Unë nuk dua të hyj në hollësi, dhe do t’i ruaj komunikimet me shtypin lokal. Vendimi që morëm sot të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, bazohet në vlerësime mjaft të rrepta dhe rigoroze. Hapja e negociatave është një inkurajim për këto vende që të vijojnë reformat. Ruajtja dhe thellimi i këtyre reformave do të jetë themelore. Megjithatë i takon të 28 vendeve anëtare të vendosin. Por mesazhi inkurajues për Tiranën dhe Shkupin ka ardhur tashmë”, u shpreh Mogherini.

Ndërsa eurokomisioneri Hahn tha se: “Ky është një rekomandim. Natyrisht që jemi këtu për të dhënë informacione shtesë, për të ndihmuar për marrjen e një opinioni. Po ashtu është me rëndësi që ne të punojmë me shtetet tona anëtare për të ju shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet të një integrimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet t’u shpjegojmë. Sondazhet tregojnë se shumica e këtyre qytetarëve janë kundër, por ka një rritje të optimizmit për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Pra, ka një ndërgjegjësim më të madh. Mendoj se ky është një rezultat i vetëm, por mjaft premtues”.

Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, ka përgëzuar Shqëipërinë për rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.

Në fjalën e tij, ai  tha se ky vendim është marrë në bazë të një analize faktike ku janë parë rezultate të prekshme në shumë fusha.

Megjithatë Hahn tha se ende nuk jemi aty ku duhet dhe se nuk ka kohë për vetëkënaqësi.

“Është një ditë e mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Politika e zgjerimit, edhe pse rigoroze, funksionon. Është një politikë që ka për synim të eksportojë stabilitet, dhe mos importojë destabilitet. Raportet janë një kontroll i vendeve për 1 vit e gjysëm. Raporti tjetër do të jetë në pranverën e vitit 2019. Kemi parë rezultate të prekshme në vetting, reformën në drejtësi. Ne e dimë që është fillimi i këtij procesi por është premtues rekomandimi. Ky vendim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Të dy vendet kanë bërë shumë përgjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ne ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Nuk është ende punë e mbaruar,” tha Hahn.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan