Shqipëria para fillimit të ri

Sipas Mapo, 21 qershor 2017

Pak ditë përpara zgjedhjeve, një prej portaleve më të njohur në gjermane, Web.de, ka përgatitur një analizë.

Kryefjala e këtij artikulli është “fillimi i ri”.

Sipas shkrimit, zgjedhjet e reja do sjellin një kapitull të ri në Shqipëri.

“Më së pari janë të huajt që shpresojnë se vendi më në fund të hyjë në një rrugë më të mirë. Kjo për shkak se një sondazh i fundit thekson se 56 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

CDU ka ndihmuar në mënyrë intensive demokratët në opozitë për të formuluar programin ekonomik, që do të krijojë vende të reja pune.

Shefi i partisë dhe drejtuesi i opozitës, Lulzim Basha, vizitoi Amerikën pak përpara zgjedhjeve, ku mori edhe urime.

Nga ana tjetër, diplomatët e huaj në Tiranë, Uashington dhe Bruksel i kanë qendruar besnik kryeministrit dhe liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ata i besojnë atij, që ta sjellë vendin problematik më në fund në një rrugë me të ardhme më të mirë.

Rama vetë është duke planifikuar të lërë politikën, nëse socialistët e tij do humbasin zgjedhjet.

Ai aspiron një transformim radikal në shtet dhe shoqëri.

Kjo do jetë e mundur vetëm nëse socialistët qeverisin vetëm dhe nuk pengohen nga ‘partitë e vogla të korruptuara’,” thuhet në shkrim.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi