5 këshillat e Stiglitz për t’i dhënë fund kohës së neoliberalizmit
Sipas Newsletter Nr.2, 2017, 21 qershor 2017
Seti i ideve që dominuan politikën që prej 1980 u quajtën neoliberalizëm. Duke rritur pabarazinë dhe varësinë ndaj financave, idetë neoliberaliste ushqyen direkt krizën ekonomike të 2008. Këto ide tani rezultojnë të gabuara dhe kanë dështuar për më shumë se një çerek shekulli. Është koha që ne të mendojmë për alternativa të reja dhe Profesor Jozef Stiglitz na sugjeron pesë këshilla për të kapërcyer neoliberalizmin.
1. Një ekuilibër i përshtatshëm midis qeverisë dhe tregut
Duhet të ketë një ekuilibër të përshtatshëm midis qeverisë dhe tregut. Kur një ekonomi është e dobët, siç ka qenë gjatë viteve të fundit, qeveritë duhet të investojnë tek njerëzit, teknologjia dhe infrastruktura. Kjo do të zhvillojë ekonominë jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.
2.Ekonomia e mirëfilltë nuk është një ekonomi shtëpiake
Ekonomia e mirëfilltë ndryshon nga një ekonomi shtëpiake. Në një ekonomi të mirëfilltë, kur qeveria shpenzon më shumë dhe investon në të, këto para qarkullojnë dhe riqarkullojnë vazhdimisht. Pra,ky proces nuk krijon punë vetëm një herë: investimi krijon vende pune të shumëfishta.
3.Masat shtrënguese dëmtojnë ekonominë
Masat shtrënguese nuk kanë dëmtuar vetëm ekonomitë evropiane, por në të vërtetë po kërcënojnë rritjen e tyre në të ardhmen. Për shembull, kur të rinjtë nuk mësojnë siç duhet, ose kryejnë punë të papërshtatshme për aftësitë e tyre, ata nuk e rrisin kapitalin e tyre njerëzor në mënyrën e duhur. Pa atë kapital njerëzor, rritja e ardhshme ekonomike do të jetë më e ulët se sa mund të kishte qenë realisht.
4.Rishkruani rregullat e ekonomisë
Kemi nevojë për një distancim nga e kaluara. Me neoliberalizmin e zhvlerësuar dhe masat shtrënguese të dështuara, ne duhet të rishkruajmë edhe një herë rregullat e ekonomisë. Por kësaj here saktësisht. Ne kemi nevojë për rregulla që përqendrohen në rritjen ekonomike afatgjatë dhe lloji i vetëm i mirëqenies së qëndrueshme është mirëqenia e përbashkët.
5.Investimet publike janë rruga e duhur
Ekziston një listë e gjatë investimesh që qeveritë mund dhe duhet të bëjnë, si p.sh. forcimi i infrastrukturës: transporti dhe komunikacioni; investimet në arsim; investimet në familje, sidomos duke ndërmarrë masa që t’i krijojnë mundësi grave për të zgjedhjur midis krijimit të një familjeje dhe angazhimit në punë. Nëse këto masa aplikohen, ato rrisin ofertën e punës. Dhe kjo nuk është vetëm në të mirë të shoqërisë, por edhe të ekonomisë.