Zhgënjimi i Angela Merkel pas G7: “Ne evropianët duhet të marrim fatin tonë në duart tona”
Nga Carlo Renda, botuar në Huffington Post, 28 maj 2017
Evropa tashmë e vetme. E pafuqishme para botës që ndryshon, e papërgatitur për t qënë në gjendje e vetme. është zhgënjim i madh në fjalët që Angela Merkel shqiptoi në një takim elektoral në Bavari: “Unë kuptova këto ditë që ne nuk mund të mbështetemi më tek të tjerët, :”. Tashmë është e qartë se sa i parëndësishëm është çdo shtet i vetëm evropian dhe sa e vogël është Europa nëse ajo është e ndarë dhe joefektive, nga izolimi dhe dobësia e kontinentit të vjetër shtrydhur midis muskujve të Donald Trump në SHBA dhe të Vladimir Putin në Rusi, dobësuar nga proceset e zhvillimit të ekonomive, trendet demografike dhe eksodeve migratore, e mbërthyer nga një ndërtim i rëndë dhe i përçarë, që e pengojnë atë të ngrihet.
Është një ditë pas G7, është një ditë pas konfrontimit me aleatët, është një ditë pas përplasjes me Donald Trump – së pari për tregtinë, pastaj për klimën. “Fryma e Taorminës” provon përçarjen, 7 të mëdhenjtë nuk marshojnë së bashku, por janë duke lëvizur përpara me vështirësi dhe me shumica të ndryshueshme, ku mbizotërojnë egoizmat kombëtare. Ndoshta abuzohet me termin “cikloni Trump”, por prania e parë e presidentit të ri amerikan, në një samit ndërkombëtar duket se ka lënë rrënoja.
Kohët kur ne mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët kanë kaluar, këtë ka kuptuar ditët e fundit Angela Merkel.
Nga sondazhet e fundit Angela Merkel duket se do të jetë fituese, CDU është në 38% ndërsa SPD 25%. Tashmë ajo mendon për mandatin e ri të kancelares gjermane, pas zgjedhjeve më 24 shtator. Në anën e saj është një shok të ri udhëtimi, francezi Emmanuel Macron i sapo zgjedhur zgjedhur, i cili është duke pritur për të parë nëse zgjedhjet legjislative do të japin një maxhorancë në mbështetje të presidencës së tij. Ajo e sheh se Italia si zakonisht e çalë nuk garanton stabilitet politik, Italia do të votojë ndoshta në vjeshtë, por është shumë e mundshme që asaj do t’i duhet përsëri të përdorë aleanca të gjera për të formuar një qeveri. Ajo nuk e sheh Britaninë, e cila me Theresa May ka ndërmarrë një Hard Brexit, që e çon larg Bashkimit Evropian. Ajo e sheh Brukselin me një udhëheqje që duhet të rindërtohet në fund të mandatit të Jean Claude Juncker në drejtimin e Komisionit të BE-së. Ajo e sheh Frankfurtin ende në mënyrë të fortë në duart e Mario Draghi, por ka për qëllim zëvendësimin e tij me Jens ëeidmann për të bërë një ndryshim në politikën monetare, shumë më sot tepër takomoduese dhe në kundërshtim me interesat gjermane.
“Ne evropianët duhet me të vërtetë të marrim në dorë fatin tonë”, tha Angela Merkel, duke u bërë thirrje vendeve evropiane për të “qëndrojmë të bashkuar”, përballë me pasiguritë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, nga Brexit dhe sfidat e tjera. “Kohët kur ne mund të mbështeteshim tek të tjerët kanë përfunduar, këtë e kam vënë re në ditët e fundit”, ka thënë Merkel, e cila nuk përmendi Trump, por megjithatë flet për të. është një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e saj për marrëdhëniet e tyre. Duhen marrëdhënie miqësore me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Rusinë, por “ne evropianët duhet të dimë që ne duhet të luftojmë vetë për të ardhmen tonë dhe fatin tonë si evropianë.”
“Ne evropianët duhet me të vërtetë të marrim në dorë fatin tonë”.
Që këtu lind ideja e rishikimit të modelit evropian, të rindërtimit të Bashkimit Evropian, ndoshta të Shteteve të Bashkuara të Europës. Kancelarja gjermane, shkruan gazeta Faz, është duke zhvilluar një plan që do të realizohet nëpërmjet një strategjie të re për investimet, për mbrojtjen dhe emigracionin. Një “plan sekret” me “shumë aspekte.” Shtylla e parë do të jetë menaxhimi i krizës emigrantëve dhe për këtë arsye stabilizimi i Libisë. Shtylla e dytë do të jetë mbrojtja: për këtë “Merkel do të shpenzojë më shumë para” dhe në Bruksel “mund të ndërtohet një komandë qendrore për një përpjekje të përbashkët ushtarake.” Pas Brexit, Londra, që gjithmonë ka frenuar, nuk është më një pengesë për projektin e përbashkët të mbrojtjes. Ndërsa kërcënimet e reja nga Moska dhe Donald Trump sjellin “një hapje nga vëndet e Lindjes”.
Shtylla e tretë do të ishte politika ekonomike: midis ideve konkrete në tavolinë një buxhet të përbashkët dhe një ministër i financave të eurozonës. Opsionet që janë të pranueshme dhe nga Emmanuel Macron dhe Volfgang Shable. Midis varienteve të marra në konsideratë lexohet edhe “një qeveri ekonomike e eurozonës mund edhe të prezantoj titujt e saj. Për këtë duhet të përgjigjen edhe vendet anëtare, jo vetëm Gjermania”. Ky opsion do të ishte diçka “i ndryshëm nga eurobonot klasike,” sipas këshilltarëve të Merkelit, ajo ka “simpati” për këto skenare. Në qoftë se në krye të BQE shkon gjermanei Jens ëeidmann, si Merkel dëshiron, Berlini mund të hapë të tjera “koncesione”. Megjithatë, kandidatura e skifterit ëeidmann të Bundesbankës “mund të zbutet nga ata që nuk e gjejnë këtë entuziazëm pozitiv për Evropën” në Gjermani.
Një plan i vështirë për tu zbatuar, në një Evropë ku jetojnë së bashku shumë rryma, shumë interesa konfliktuale, dhe populizmi dhe antieuropeizmi u hap rrugë atyre. Një plan i Angela Merkelit, i cili do të shënonte një ndryshim të mentalitetit në lidhje me disa çështje kryesore, si menaxhimin e emigrantëve, me një qasje më evropiane që Italia dhe Franca e mbështet, me nyjen e Investimeve për rivendosjen e rritjes ekonomike dhe sidomos të punësimit. Angela mendon ndërtimin e një fortesë evropiane që të rezistojë dhe të konkurrojë në një botë të mbushur më rreziqe të pabesueshme.