Forumi i Shoqërisë Civile, Tiranë 2017: Përfshirja e qytetarëve të Ballkanit në procesin e politik-bërjes

CDI, ShtetiWeb, 26 prill 2017

Më 26-28 Prill në Tiranë do të zhvillohet edicioni i rradhës i Serisë të Forumeve të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor. Forumi i Tiranes do të sjellë së bashku organizata jo-qeveritare nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, si dhe politik-bërës nga rajoni dhe nga Bashkimi Europian.

Forumi i Shoqërisë Civile Tiranë 2017 është ndërtuar mbi arritjet a forumeve para-ardhëse në Vjenë në 2015, dhe në Beograd, Paris dhe Shkup në 2016. Shoqëria civile do të përgatisë rekomandime për Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017, i cili do të mbahet në Korrik në Trieste, Itali.

Forumi i Tiranës do të fokusohet në kontributin e shoqërisë civile në axhendën Evropiane të zgjerimit, përmes formulimit të propozimeve konkrete, monitorimit të rezultateve dhe arritjeve të axhendës së Berlinit, dhe formulimit të mesazheve dhe rekomandimeve kyçe në lidhje me temat e Samitit të Triestes. Në këto tre ditë do trajtohen temat e:

  1. Situatës aktuale dhe së ardhmes së Procesit të Berlinit
  2. Bashkëpunimi Rinor në Ballkan
  3. Sundimi i ligjit / politikat anti-korrupsion
  4. Mjedisi i biznesit dhe inovacionit
  5. Çështjet bilaterale mes vendeve të Ballkanit

Qëllimi i Forumit të Shoqërisë Civile në Tiranë është propozimi i rekomandimeve konstruktive, që mbështesin procesin e reformave të nisura nga vendet e Ballkanit në kuadër të zgjerimit të BE-së. Këto propozime do të sjellin zërin e qytetarëve, të shoqërisë civile, dhe aktorëve të tjerë jo qeveritarë në tavolinën e politikanëve në Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste.

Mes 100 pjesëmarrësve, në Forumin e Tiranës do të marrin pjesë gjithashtu, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, Vendeve Anëtare, përfaqësues të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe Anëtarë të Parlamentit Evropian, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të biznesit, akademisë dhe kërkues, si dhe nga Presidenca Italiane e Samitit të Triestes. Ditmir Bushati, Hannes Swoboda, Tanja Fajon, Ulrike Lunacek, Milva Ekonomi, Majlinda Bregu, Michele Giacomelli, Eduard Shalsi, Florian Bieber, Peter Grk, Sonja Licht, Hedvig Morvai, Ardian Hackaj, dhe Djuro Blanuša do jenë ndër pjesëmarrësit e Forumit të Shoqërise Civile Tirane 2017.

Seria e Forumeve të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor fokusohet në krijimin e një platforme të qëndrueshme dhe eficiente të “Procesit të Berlinit”, duke krijuar kushtet për debat konstruktiv mes politikaneve, vendim-marrësve dhe organizatave të shoqërise civile. Seria e Forumeve ofron një platformë të rëndësishme, ku qeveritë dhe politikanët e rajonit mund të zhvillojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Forumi i Shoqërisë Civile i Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkēt e Fondit Europian për Ballkanin, Fondacionit ERSTE dhe Friedrich Ebert Stiftung. Partneri i Forumit të Shoqërisë Civile Tiranë 2017 është Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi