Në Parlamentin Evropian prezantohet “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste”
ShtetiWeb, 22 mars 2017
Më 22 Mars, Drejtori i ShtetiWeb, Z. Ardian Haçkaj prezantoi në Parlamentin Evropian rezultatet e studimit “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste”. Mikpritësit e takimit ishin Europarlamentarët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein. Hackaj e cilësoi Procesin e Berlint si një proces komplementar dhe mbështetës të procesit të zgjerimit, që plotëson Kriteret e Kopenhagës me konceptin e “ankorimit” dhe të “konektivitetit”.
Studimi argumenton që sot, ky proces, ka marrë rëndësi strategjike dhe po kontribuon duke mbështetur reformat e angazhuara në vendet e Ballkanit.
Përmes ankorimit, Procesi i Berlinit mundëson që aktorë të tjerë përveç qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në mënyrë aktive jo vetëm në zbatimin e projektve dhe programeve, por që nga konceptimi i tyre. Këto aktorë janë qytetarët, organizatat komunitare dhe grassroots, bizneset, etj. Shëmbuj suksesi jane themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkepunimit Rinor dhe forumet e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit e zgjeron konceptin e konektivitetit përtej dobisë së tij në funksion të rritjes së efikasitetit të funksionimit të tregut. Në axhendën e Berlinit konektiviteti shërben për të bashkuar qytetarët, për të krijuar siguri në kontinent, dhe për të lidhur ndërmarrjet vendase me ato evropiane në zinxhirin e vlerës.
Parlamenti Evropian (PE) ka treguar historikisht një vëmendje të madhe përkundrejt konektivitetit, duke tejkaluar kornizat e dobisë së tij në funksion të tregut. Që në 1993, PE ka theksuar nevojën që veprat e infrastrukturës që lidhin vendet dhe rajonet e BE-së, duhet të provojnë “vlerën e tyre të shtuar evropiane”, të “ofrojnë punësim afatgjatë” dhe të lejojnë shtimin e lëvizshmërisë dhe të mirëqenies së qytetarëve. Në këtë kuadër, PE është në të njëjtën linjë, sikurse shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor, në trajtimin e Procesit të Berlinit dhe konektivitetit.
Shenjë e këtij bashkëpunimi të ngushtë PE – shoqëri civile, ishte dhe prezenca e pesë europarlamentarëve në këtë event si Victor Boștinaru, Cristian Preda, Franc Bogovič, Dimitris Papadakis, Ulrike Lunacek. Europarlamentarët konfirmuan angazhimin e tyre në zgjerimin e BE në Ballkan, dhe bashkëpunimim e ngjushtë me shoqërine civile.
Në këtë event morrën pjesë dhe përfaqësues nga Think Tanks evropiane, Misioni i Shqipërisë në BE dhe DG NEAR.
Studimi “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste” me autorë A. Hackaj, G. Madhi dhe K. Hackaj vjen në kuadër të konferencës vjetore të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim “Shqipëria në Procesin e Berlinit”. Ky aktivitet i përvitshëm mbahet në muajin tetor dhe mbështetet nga fondacionet gjermane Konrad Adenauer, Friedrich Ebert dhe Hanns Seidel.