Ekonomia globale gëzon ngritje të sinkronizuar

Nga Economist, botuar Mapo, 19 mars 2017

 

Ciklet ekonomike dhe politike kanë zakonin e të dalit jashtë sinkronizimit. Pyesni George Bush të parin, i cili humbi zgjedhjet presidenciale më 1992-shin për shkak se votuesit e fajësuan për recensionin e asaj kohe. Apo kancelarin Gerhard Schröder, të dëbuar nga votuesit gjermanë më 2005-ën pasi kish imponuar reforma të dhimbshme, vetëm për të parë Angela Merkelin që korrte shpërblimet.

Sot, thuajse pas 10 vitesh pas krizës më të egër financiare qysh prej Depresionit, një ngritje ekonomike me bazë të gjerë është më në fund rrugës. Në Amerikë, Europë, Azi dhe tregjet në zhvillim, për herë të parë qysh prej një tërheqjeje të shkurtër më 2010–ën, të gjithë motorët janë ndezur njëherësh. Por humori politik është i thartë. Një rebelim populist, i ushqyer prej vitesh nga një rritje e ngadaltë, po përhapet ende. Globalizimi është jashtë mode. Një nacionalist ekonomik është ulur në Shtëpinë e Bardhë. Këtë javë sytë janë në zgjedhjet Holandeze me Geert Wilders, një ideolog holandez islamofob, një prej shumë të pakënaqurve europianë. Disonanca është e rrezikshme. Nëse politikanët populistë fitojnë besueshmëri për një ekonomi optimiste, politikat e tyre do të fitojnë besim, me efekte potencialisht shkatërruese. Me ngritjen e shumëpritur që ngre shpirtrat dhe shpërndan besim, pyetja e madhe është: çfarë qëndron pas saj?

Të gjithë bashkë tani

Dekada e shkuar është shënjuar nga agime të rreme, në të cilat optimizmi në fillim të vitit është zhbërë – ose prej krizës së euros, luhatjeve në tregjet në zhvillim, kolapsit të çmimit të naftës apo nga frikërat e një rrënimi në Kinë. Ekonomia e Amerikës ka vijuar të rritet, por gjithnjë në erëra të kundërta. Një vit më parë, Rezervat Federale pritën të rritnin normat e interesit katër herë në 2016–ën. Brishtësitë globale e paguan për këtë. Tani gjërat janë ndryshe. Këtë javë Rezervat Federale i rritën normat për të dytën herë në tre muaj – pjesërisht falë vrullit të ekonomisë amerikane, por gjithashtu për shkak të rritjes kudo. Frikërat rreth mbikapacitetit kinez dhe të zhvlerësimit të juanit, kanë rënë.

Në shkurt inflacioni i çmimeve të të mirave ishte i lartë prej afro nëntë viteve. Në Japoni në tremujorin e katërt shpenzimet kapitale u rritën në normën më të lartë në tri vite. Zona euro ka mbledhur shpejtësi qysh prej vitit 2015. Indeksi i Komisionit Europian për ndjenjën ekonomike është në normat më të larta prej vitit 2011; papunësia në eurozonë është në më të ulëtat prej vitit 2009. Dashi i këmborës i aktivitetit global duket gjithashtu i gjallëruar. Në Shkurt Koreja e Jugut, një përfaqësues për tregtinë botërore, shënoi rritjet e eksportit mbi 20 për qind. Prodhuesit tajvanezë kanë shënuar 12 muaj radhë zgjerimi. Madje edhe në vendet e mësuara me recensionin më e keqja ka kaluar. Ekonomia braziliane është rrudhur për tetë tremujorë, por me zbutjen e pritshmërive të inflacionit, normat e interesit tani janë në rënie. Brazili dhe Rusia kanë gjasa të shtojnë në GDP-në globale këtë vit, jo të heqin prej saj. Instituti i Financës Ndërkombëtare ka llogaritur se në janar bota në zhvillim ka kapur normën më të shpejtë mujore të rritjes prej vitit 2011. Kjo nuk do të thotë se ekonomia botërore i është kthyer normalitetit Çmimet e naftës kanë rënë me 10 për qind në javën e 15 marsit në frikërat e ringjallura për furnizim të tepërt; një rënie e qëndrueshme do i dëmtonte ekonomitë e prodhuesve më shumë se sa do të mund të përfitonin konsumatorët. Shtimi i borxhit të Kinës është një shqetësim i qëndrueshëm. Rritja e prodhimtarisë në botën e pasur mbetet e dobët. Jashtë Amerikës, pagat ende po rriten ngadalë.

Dhe në Amerikë të rritësh besimin e biznesit ende mbetet të përkthehet në rritje të investimeve.

Vendosja e rikuperimit thërret për një akt delikat balancimi. Ndërsa pritshmëritë e inflacionit rriten, bankat qendrore do të duhet të peshojnë presionin për të shtrënguar politikat kundër riskut në mënyrë që, nëse ato shkojnë shumë shpejt, tregjet e bonove dhe huamarrësit do ta vuajnë. Europa është veçanërisht e brishtë, për shkak se Banka Qendrore Europiane po arrin kufijtë ligjorë të programit të blerjes së bonove që i kanë mbajtur paratë të lira në ekonomitë e dobëta.

Risku më i madh, megjithatë, është mësimi që nxjerrin politikanët. Donald Trump lëvdon veten pas një pune të mirë dhe shifrave që i japin siguri. Është e vërtetë që bursa dhe ndjenja e biznesit janë ndezur nga premtime liberalizmi dhe një rritje fiskale. Por pretendimet e z. Trump se në mënyrë magjike ka nisur krijimi i vendeve të punës janë mburrje e dukshme. Ekonomia amerikane ka shtuar vende pune për 77 muaj radhazi.

Pa Keynes, s’ka fitime

Më e rëndësishmja, ngritja nuk ka të bëjë fare me nacionalizmin ekonomik “Amerika First” të z. Trump. Ngritja globale po iu jep të drejtë ekspertëve, që populistët e sotëm shpesh i kanë denoncuar. Ekonomistët kanë debatuar gjatë se rikuperimet nga goditjet financiare marrin një kohë të gjatë: kërkimi mbi krizat e 100 bankave nga Carmen Reinhart dhe Kenneth Rogoff të Universitetit të Harvardit sugjeron se, mesatarisht, të ardhurat kthehen në nivelet para krizave vetëm pas tetë viteve të gjata. Shumica e ekonomistëve gjithashtu argumentojnë se mënyra më e mirë për rikuperim pas një krize borxhi është të pastrojë deklarimet e bilancit shpejt, të mbajë politikat monetare të lira dhe të aplikojë stimuj fiskalë sa herë është e mundur në mënyrë të kujdesshme. Rikuperimi i sotëm e bën të vlefshëm këtë recetë. Rezervat Federale i kanë gozhduar normat e interesit në dysheme derisa punësimi i plotë të jetë në dukje. Programi i blerjes së bonove të Bankës Qendrore Europiane i ka mbajtur kostot e huamarrjes në vendet që priren ndaj krizës të tolerueshme, megjithëse theksi i gabuar i Europës në ashpërsi, kohët e fundit i relaksuar, i ka bërë vendet e punës më të vështira. Në Japoni rritjet në VAT kanë kapur në befasi rikuperime të mëparshme; këtë herë qeveria me mençuri ka shtyrë rritjen të paktën deri në vitin 2019. Përleshja mbi autorësinë e atij që krijoi rikuperimin është më shumë se sa të drejta të mburrjes. Një miratim për ekonominë populiste do të favorizonte partitë kryengritëse në shtete si Franca, ku kandidatja e së djathtës ekstreme Marine le Pen qëndron për presidente. Do të favorizonte gjithashtu politikat e gabuara. Shkurtimi i taksave të propozuara nga z. Trump do të frynte ekonominë që tani të paktën ka nevojë për mbështetje – dhe do ndërlikonte detyrën e Rezervës Federale. Fortifikuar nga besimi i gabuar në këndvështrimin e tyre për botën, proteksionistët e administratës mund ta nxisin z. Trump të copëtojë infrastrukturën e globalizimit (duke tejkaluar Organizatën Botëroret ë Tregtisë në kërkim të ankesave kundër Kinës, të themi), duke rrezikuar një luftë të tregtisë. Një kapardisje fiskale në shtëpi dhe një dollar më i fortë do të mund të zgjeronte deficitin tregtar të Amerikës, që mund të forconte dorën e tyre. Populistët nuk meritojnë besim për rritjen e shpejtë. E megjithatë ata sërish mund ta shuajnë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi