BERZH, Raporti “Jeta në Tranzicion”

screen-shot-2016-12-14-at-21-59-20

Ky raport i BERZH, i titulluar Life in Transition III (Jeta në Tranzicion) bazohet në gjetjet nga sondazhi më i madh i këtij lloji i kryer për të vlerësuar kënaqësinë e jetës, rolin e korrupsionit dhe ndarjen gjinore. BERZH së bashku me Bankën Botërore, kanë anketuar 51.000 familje kryesisht në 34 “vende në tranzicion”, në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Turqi dhe për krahasim me fqinjët e tyre më të begatë perëndimorë, Gjermaninë dhe Italinë. Për herë të parë, anketa gjithashtu ka mbuluar Qipron dhe Greqinë; publikimi zbulon ndikimin e ashpër të krizës ekonomike në Greqi.

Një gjetje e parë e rëndësishme e Raportit është se kënaqësia e jetës së njerëzve është rritur në të gjitha vendet post-komuniste në krahasim me gjendjen në 2006 dhe në 2010. Si rezultat, ka pasur një konvergjencë me vendet perëndimore evropiane: “gapi i lumturisë” është mbyllur. Për më tepër, njerëzit në vendet në tranzicion tani janë edhe më optimist për të ardhmen e brezave të rinj se sa homologët e tyre në Evropën Perëndimore, edhe kur kontrollohen një shumëllojshmëri e gjerë e treguesve të tillë si arsimi, të ardhurat, papunësia, etj. Kënaqësia e Jetës reflekton shumë faktorë të ndryshëm dhe kapitulli i parë i këtij raporti prandaj tërheq së bashku vëzhgime rreth kënaqshmërisë së të anketuarve për shërbimet publike dhe shërbimet komunale, mirëqenien e tyre materiale, qëndrimet e tyre ndaj minoriteteve dhe perceptimet e tyre mbi pabarazinë e të ardhurave.

Një gjetje e dytë thelbësore e diskutuar në këtë raport është se, ndërsa nivelet e korrupsionit janë ulur që nga viti 2006, si në aspektin nga perceptimeve të njerëzve dhe të përvojave të tyre aktuale, nivelet e korrupsionit mbeten ende relativisht të larta dhe si pasojë vazhdojnë të dominojnë debatet për reforma në të gjithë rajonin e vendeve të tranzicionit. Ky raport gjithashtu analizon se si korrupsioni gërryen besimin e njerëzve ndaj institucioneve të ndryshme dhe ul ndjeshëm kënaqësitë me shërbimet publike.

Së treti, të dhënat e mbledhura në raport, tregojnë se ndërsa niveli arsimor është relativisht i barabartë për burrat dhe gratë në rajonin e vendeve të tranzicionit, barazia gjinore nuk është reflektuar ende në rezultatet e tregut të punës. Kjo do të thotë se ka ende shumë potenciale ekonomike të pashfrytëzuara në shumë vende në tranzicion. Kur është fjala për punë të paguar, gratë kanë më pak gjasa për të punuar me kohë të plotë dhe janë më pak të angazhuara se meshkujt në fuqinë punëtore. Në kushtet e punës së papaguar, gratë mbajnë një pjesë disproporcionale të punëve të shtëpisë dhe kujdesen për familjet e tyre. Shumë vende të anketuara tregojnë një preferencë të fortë për marrëveshjet tradicionale familjare, ku burri fiton të ardhurat dhe gruaja kujdeset për fëmijët dhe shtëpinë.

Pjesa e fundit e raportit shqyrton ndikimin e krizës ekonomike në familjet greke. Impakti ka qenë i thellë dhe i gjerë, dhe ka prekur mbi 92 për qind të të gjithë grekëve të anketuar. Vështirësitë ekonomike të grekërve të anketuar janë pasqyruar në rezultatet e përgjithshme të raportit kënaqësisë së jetës, ku Greqia aktualisht renditet e fundit midis të gjithë vendeve të anketuara. Ky rezultat është veçanërisht i dukshëm kur krahasimi bëhet me vendet me një nivel të ngjashëm të të ardhurave. Ndërsa 48, 42 dhe 72 për qind e të anketuarve në Qipro, në Itali dhe dhe në Gjermani, përkatësisht, janë të kënaqur me jetën e tyre, kjo është e vërtetë vetëm për 24 për qind e të anketuarve në Greqi.

Këtu po paraqesim pjesën e Raportit për Shqipërinë:

Download (PDF, 203KB)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi