Referendumi kushtetues në Itali: Fiton Jo, Kryeministri Renzi jep dorëheqjen
Sipas mediave, 5 dhjetor 2016
Kryeministri italian, Matteo Renzi dha dorëheqjen pasi pësoi një humbje të rëndë në referendumin mbi planet e tij për të reformuar Kushtetutën.
Gjatë një konference për shtyp, Renzi tha se merr përgjegjësinë për rezultatin.
Numri i lartë i votuesve është parë si një shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit.
Por përse humbi Renzi?
Ai vuri në lojë të ardhmen e tij politike në përpjekje për të ndryshuar sistemin politik në Itali, duke forcuar qeverinë dhe dobësuar Senatin. Kundërshtarët thanë se reformat do i japin kryeministrit shumë pushtet. Elektorati e pranoi këtë.
Po referendumi ishte më shumë se një votë për reformën kushtetuese. Ai ishte një shans për të refuzuar politikat e establishmentit.
Lëvizja populiste “Pesë Yjet” thotë se po bëhet gati që të drejtojë Italinë.
Sipas BBC, referendumi shihet si një goditje e fortë për BE-në, edhe pse Italia nuk do ndjekë Britaninë.
Lëvizjet opozitare në Itali nuk janë për daljen nga BE, por nga Eurozona.
Tregjet u tronditën pas rezultatit të referendumit. Ekspertët druhen se kjo do rrezikojë stabilitetin financiar në ekonominë e tretë më të madhe në Eurozonë.
Bankat vazhdojnë të mbeten të dobëta dhe ekonomia e Italisë është 12 përqind më e vogël se atëherë kur nisi kriza financiare në vitin 2008.