Negociatat, Merkel: Përmbushni 5 kushtet

Sipas mediave, 28 nëntor 2016

1926137

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin.

Merkel tha se është prioritet kryesor zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të çelen negociatat.

Kancelarja tha se KE-ja ka përmendur 5 prioritete në total.

“Shqipëria është shndërruar në mënyrë të thellë vitet e fundit, falë edhe reformave. KE i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe i ka vlerësuar. E rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritet, këtu bën pjesë zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë hapa të përhershëm. Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria.

Unë besoj që janë arritur gjëra të rëndësishme. Duhet shumë forcë dhe guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Gjermania do të kontribuojë. I uroj mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe më detajisht do të diskutojmë më vonë”, tha Merkel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar dhe se integrimi i vendit nuk është një kërkesë e Europës por amanet nga të parët dhe borxh për fëmijët shqiptarë.

“Faleminderit për ftesën për të ardhur në Berlin sot më 28 nëntor, ditën e festës kombëtare të shpalljes së pavarësisë dhe në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Me gjithë angazhimet që keni, ju keni gjetur kohën që takohemi për të tretën herë në harkun e 3 viteve. Shqiptarët kudo iu janë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën e anëtarësimit në BE, nuk po hyjmë se na e ka kërkuar Brukseli, Parisi apo Berlini, por se na i kanë kërkuar etërit.

Ne nuk i kemi parë detyrat tona të shtëpisë si një barrë që na i kanë ngarkuar të huajt, por si një borxh që ua kemi fëmijëve tanë. Sot unë jam krenar që gjendem këtu krah jush pasi e kemi shkruar në Kushtetutën tonë dhe në një sërë ligjesh këtë detyre madhore, të integrimit tonë”, tha Rama.

Por ai ka theksuar edhe se BE nuk duhet të përfitojë nga prirjet europiane të Ballkanit, duke paralajmëruar se pritja kaq e gjatë mund të kthehet kundër dhe se historia në rajon mund të përsëritet.

“Shqipëria meriton nga BE të njëjtin lojalitet që ka treguar ndaj BE-së. Po aq sa Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian po aq ka nevojë edhe BE për Shqipërinë dhe Rajonin”, – tha Rama.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi