Të rinjtë nuk besojnë më tek demokracia?

Nga Leonid Bershidsky, Bloomberg, 7 nëntor 2016

Gjeneratat e reja duket se pëlqejnë më shumë idenë e liderëve të fortë dhe qeveritë e formuara nga teknikë, shkruan Bloomberg

sostenitori-sanders

Donald Trump dhe kolegët e tij populistë dhe nacionalistë në Evropë janë cilësuar shpesh si kërcënim për demokracinë. Mbështetësit e tyre, përkundrazi, argumentojnë se politikanët e sistemit dhe teknokratët janë një kërcënim edhe më i madh, sepse ata janë në shërbim të pushteteve të forta. A është e mundur, pra, që demokracia në mënyrën në të cilën sot është e aplikuar në SHBA dhe Evropë të jetë një kërcënim për vehten e vet? Ka dëshmi që tregojnë se mund të jetë kështu.

Pasi kisha siguruar lexuesit e mi amerikanë për faktin se refuzimi i Trump-it për të thënë se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale nuk shënon fundin e traditës demokratike amerikane, kam marrë disa emaile ku më pyesin nëse unë mendoj se demokracia amerikane mund të mbijetojë me Hillary Clinton. Njerëzit që më kanë shkruar, sidomos nga komuniteti financiar, e kanë quajtur atë të korruptuar, gënjeshtare patologjik dhe një zbatuese të politikës së një “republike bananesh”. Duke kuptuar këto pikëpamje, unë duhet të bëjë një verifikim të gjërave që Clinton thotë dhe punën për të mbajtur premtimet e bëra dhe kohën e caktuar. Përballë zgjedhjes në mes të dy kandidatëve jo të përsosur, duket se shumë njerëz duan të pyesin nëse demokracia e tyre ende është funkionale. Në fakt, kjo po ndodh.

Në korrik Stefan Roberto Foa, një nga studiuesit kryesorë të World Values ​​Survey, një projekt ambicioz sociologjik që ka për qëllim të përshkruaj pikëpamjet mbi botën e njerëzve në nivel global dhe të gjurmoj evolucionin e saj, ka botuar një studim së bashku me politologun e Harvardit Yascha Mounk që nxjerr në pah zhgënjimin e të rinjve nga demokracia. Studimi tregon se amerikanët e lindur në vitet tetëdhjetë besojnë më pak në vlerën e demokracisë se sa gjeneratat e mëparshme. Edhe të rinjtë evropianë po humbin besimin në demokraci, megjithëse në një shkallë më të vogël.

graph-democarazia

Mbi dy të tretat e të rinjëve amerikanë nuk e konsiderojnë thelbësore të jetosh në një vend të qeverisur në mënyrë demokratike. Rreth 25 për qind e tyre e konsiderojnë sistemin politik demokratik një “rrugë të gabuar” ose “shumë të gabuar” për të administruar një vend. Mbështetja për alternativën autoritare, ndërkohë, është në rritje. Në 1996 vetëm një amerikan në 16 e konsideron perspektivë pozitive që ushtria të qeverisë vendin. Në vitin 2014 ata u bënë një në gjashtë. Sot vetëm 19 për qind e të rinjëve amerikanë mbështesin se nuk do ishte legjitime nëse ushtria merr pushtetin në rast se qeveria tregohet jokompetente dhe e paaftë. Një numër në rritje i të rinjve është në favor të “një udhëheqësi të forte, i cili nuk duhet të shqetësohet për Parlamentit dhe zgjedhjeve” dhe një qeverie të përbërë nga “ekspertë” dhe jo nga politikanët.

Foa dhe Mounk ata e kuptuan se prej të dhënave të tyre dukej se të gjitha tendencat e identifikuara në rezultatet e studimit shkonin në drejtimin autoritar dhe anti-demokratik. Hulumtuesit mendojnë se, pavarësisht shfaqjes më të qëndrueshme se kurrë, demokracia nuk është në të vërtetë në një proces të “deconsolidation”, të ngjashëm me mënyrën se si papritur u shëmbën regjimet komuniste në Evropën Lindore. Sipas Foa dhe Mounk ndryshimet në botëkuptimin e njerëzve mund të vënë në dyshim përfundimin e Profesor Adam Przeworski të Universitetit të New York-ut, që citohet shpesh, që kurrë nuk ka ndodhur që një demokraci me një mesatare vjetore të ardhurash për frymë prej 6 mijë për dollarë (i referohen vlerës së dollarit në vitin 1985) të bjerë. Foa dhe Mounk shkruan:

Të dhënat nuk tregojnë aspak se prirja më e madhe e qytetarëve është të kritikojnë qeveritë e veçanta për shkak të rritjes së pritjeve të tyre ndaj demokracisë, por ato tregojnë praninë e një tensioni të thellë në zemër të politikës bashkëkohore. Edhe pse ajo është bërë e vetmja formë e qeverisjes që konsiderohet gjerësisht legjitime, demokracia nuk ka më besimin e shumë qytetarëve, të cilët nuk e konsiderojnë atë më të aftë për të përmbushur nevojat e tyre më urgjente dhe preferencat e tyre. Pikëpamja optimiste se kjo mungesë e besimit thjesht reflekton një rënie të përkohshme, është veçse një supozim pozitiv i krijuar pjesërisht për shkak të hezitimit për të vënë në pikëpyetje stabilitetin e pëlqyer të demokracive të pasura.

Qytetarët rus kanë shumë anekdota që tregojnë se studiuesit kanë të drejtë. Presidenti rus Vladimir Putin qeveris me metoda autoritare dhe me ndihmën e teknokratëve jo të zgjedhur. Në Rusi ky kombinim është provuar shumë më popullor në krahasim me përpjekjet për të formuar një qeveri demokratike nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme dhe pluralizmi i viteve nëntëdhjetë është parë si një karnavale e padobishme. Pak rusë ndjejnë mungesën e konkurrencës politike, dhe pavarësisht se të rinjtë janë njerëzit që pëlqejnë më pak Putin, sondazhet e fundit tregojnë se rreth 78 për qind e rusëve në mes të 25 dhe 34 vjeç mbështesin presidentin aktual.

Nuk është e thënë se e kaluara totalitare e vendit është arësyeja që e ka bërë Rusinë të hapur për Putin, pas një dekade të eksperimenteve demokratike, kjo mund të ketë ndodhur për shkak të rritjes së besimit tek ekspertët dhe udhëheqësit te fortë. Vitin e kaluar një grup zyrtarësh publikë gjeorgjian shkoi në Ukrainë për të ndihmuar vendin për tu liruar nga trashëgimia e saj sovjetike dhe të miratojë reformat liberale. Midis tyre ishin disa nga njerëzit që kishin transformuar Gjeorgjinë pas Revolucionit të trëndafilave të udhëhequr në vitin 2003 nga presidenti i atëhershëm, Mikhail Saakashvili (i cili sot është guvernator rajonal në Ukrainë). Kur unë i pyeta se si ata vlerësojnë shanset e tyre për sukses në Ukrainë, ata u ankuan për fuqinë e tepërt të Parlamentit të Ukrainës dhe prania e shumë forcave politike dhe interesave të veçanta që kërkonin të ndikonin në çfardo mënyrë. Në Gjeorgji, tregonin ata, Saakashvili, mundi të mbrohej nga ndërhyrje të tilla, dhe shpresonin se kjo ishte gjithashtu e mundur në Ukrainë. Shumica e këtyre personave nuk punojnë në qeverinë e Ukrainës, pasi ata nuk ishin në gjendje për të ndryshuar gjërat shumë. Demokracia anarkiste dhe e zhurmshme e Ukrainës ishtë e vështirë për këta teknokratë thellësisht anti-sovjetik, si dhe për shumë nga kolegët e tyre ukrainas të cilët ishin përpjekur për të zbatuar reforma pas Revolucionit të Ukrainës 2014.

Demokracia nuk është kaq meritokratike për brezin e Facebook, i cili hyjnizon kapitalistët në sektorin e teknologjisë dhe yjet e rrjeteve sociale. Asnjë nga heronjtë e tyre nuk është zgjedhur. Demokracia krijon njerëz si Trump dhe Clinton, dhe jo si Mark Zuckerberg ose Elon Musk. Sot avokatët e demokracisë së pastër janë kundër teknokratëve, si ish-ministri britanik i Drejtësisë Michael Gove, shumë mbështetës i Brexit. Sipas tij qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar “janë ngopur me ekspertët”. Të rinjtë besojnë se të vish nga bota e politikës nuk është e vetmja mënyrë që një lider i talentuar mund të jetë i suksesshëm. Miliarderët në sektorin e teknologjisë e përforcojnë këtë ide duke u përpjekur për të anashkaluar qeveritë në luftën e tyre kundër sëmundjeve (Zuckerberg) dhe përgatitjet për kolonizuar Marsin (Musk). Një botë e qeverisur nga këta njerëz, ndërsa me qëllim të mirë, nuk do të ishte demokratike, pavarësisht se ardhjet e tyre mbështeten nga poshtë.

Duke ndjekur fushatën për zgjedhjet presidenciale në SHBA kam parë shumë gjëra që duket se kundërshtojnë paralajmërimet e zymta të Foa dhe Mounk. Lëvizja e Bernie Sanders, që i rezistoi humbjes së Sanders në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike, ka bindur shumë të rinj se politika tradicionale mund të përdoret për të ndjekur qëllimet e tyre. Brezat e rinj ndjekin një lider të fortë, dhe ishin të shumtë ata që gjatë fushatës zgjedhore që ata zhvilluan jashtë sistemit tradicional elektoral, por nuk duket se ata pëlqenin autoritarizmin dhe një qeveri të “ekspertëve”. Lëvizja Sanders është një nga arsyet pse të dhënat e publikuara nga Foa dhe Mounk nuk duhen konsideruar si parashikime apokaliptike për të ardhmen e demokracisë. Një tjetër arsye është se demokracia në Evropë nuk po humbet popullaritet si në Shtetet e Bashkuara, një fakt që mund të jetë prej dallimeve në kulturën politike dhe standardeve zgjedhore: sistemet evropiane multi-partiake janë më të hapura dhe përfshirëse dhe sigurojnë përfaqësimin i një numri më të madh të njerëzve.

Për të ringjallur besimin tek demokracia në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e mjaftueshme për të reformuar sistemin zgjedhor në mënyrë që të jetë më përfshirës dhe meritokratik, dhe zhvendosin vëmendjen nga personaliteti i kandidatëve dhe jetës së tyre private në propozimet politike dhe temat e qeverisjes. Ndryshimet në standardet e kërkuara nuk duhet të jenë veçanërisht drastike: për të përmirësuar gjërat mjafton të miratohet e ashtuquajtura “votë alternative, (“ranked-choice voting” o “ranked voting system“, në anglisht). Nëse të rinjtë do të ndihen të përfaqësuar nga persona inteligjentë, të aftë për të kuptuar nevojat e tyre dhe me aftësitë e nevojshme për ti përmbushur ato, ata mund të fillojnë të shohin më shumë mirësi me politikën. E njëjta gjë është e vërtetë për gjeneratat e vjetra: edhe ata janë të imunizuar ndaj acarimeve të shkaktuara nga betejat e dhunshme elektorale, të tilla si këtë vit.

 

 

 

 

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi