Shqipëria, me kreditë më të larta me probleme në rajon

Monitor, 24 tetor 2016

rtbn

Shqipëria ka kaluar për herë të parë këtë vit në shtetin që ka nivelin e kredive më të larta me probleme (NPL) në rajon, duke ia kaluar edhe Serbisë, që “kryesonte” në këtë tregues, teksa strategjitë për reduktimin e NPL-ve duket se po funksionojnë në rajon, por jo në vendin tonë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në gusht, huatë e pakthyera në afat u ngjitën në 21.4% të totalit, pas një rënieje në rreth 18% në fund të vitit të kaluar si rrjedhojë e fshirjes në atë kohë të huave të humbura nga bilanci i bankave.

monitor-300x212Disa falimentime të mëdha, që kanë pasur efekt zinxhir dhe kriza e sektorit të naftës rezultojnë arsyet kryesore të këtij përkeqësimi në pjesën e parë të këtij viti.

Pas nesh ka kaluar Serbia, niveli i NPL-ve të së cilës ka zbritur në 20.2% në qershor, sipas tabelave të fundit të publikuara në raportin e tremujorit të tretë të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate.

“Zgjerimi i kreditimit dhe zbatimi i një strategjie për zgjidhjen e kredive me probleme kanë reduktuar normën e NPL-ve me 1.4 pikë përqindje që nga fillimi i vitit”, thuhet në raport.

Vitet e fundit, Serbia ka qenë shteti me treguesin më të përkeqësuar të NPL-ve, ku 2015-a u mbyll me një nivel prej 21.6%, më e larta në rajon.

Mali i Zi, një tjetër shtet problematik me kthimin e kredive, i ka ulur huatë me probleme në 11.7% në fund të tremujorit të dytë, nga më shumë se 22% në vitin 2010, përmes një strategjie për reduktimin e NPL-ve, të ashtuquajtur “Plani Podgorica”, ku ristrukturimi i kompanive ka qenë në thelb të planit, duke u preferuar dukshëm ndaj falimentimit të tyre, i shoqëruar me një monitorim të rreptë të bankave.

Shtetet e tjera të rajonit, Maqedonia, Bosnja e Kosova nuk kanë qenë problematike për sa i përket kthimit të huave me probleme, në raport me vendet e sipërpërmendura dhe duket se vijojnë ta mbajnë nën kontroll këtë tregues.

Në Maqedoni, p.sh., niveli i NPL-ve u ul në 7.2% në fund të tremujorit të dytë, nga 10.3% në fund të 2015-n dhe 11.9% që kulmoi në vitin 2013.

Edhe Bosnja i ka ulur nga 15.2 në 2014-n, në 12.1% në fund të qershorit 2016.

NPL-të më të ulëta janë në Kosovë, në vetëm 5.3% e huave të dhëna, që nuk janë kthyer në afat në banka./Monitor

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi