Dobësimi i demokracisë në Ballkanin Perëndimor
Nga Judy Dempsey, e enjte, 22 shtator 2016
Më 21 shtator, u mbajt në kryeqytetin serb Beograd, mbledhja e donatorëve ndërkombëtarë, fondacioneve dhe financuesëve multilateralë, midis shqetësimit në rritje të organizatave të reja grassroots dhe atyre filantropike se Ballkani Perëndimor po bën hapa mbrapa. Madje në një mënyrë shumë të rrezikshme.
Më 21 shtator, u mbajt në kryeqytetin serb Beograd, mbledhja e donatorëve ndërkombëtarë, fondacioneve dhe financuesëve multilateralë, midis shqetësimit në rritje të organizatave të reja grassroots dhe atyre filantropike se Ballkani Perëndimor po bën hapa mbrapa. Madje në një mënyrë shumë të rrezikshme.
Ky regres po karakterizohet nga korrupsioni i pandalshëm, rritja e kërcënimit ndaj Medias dhe premtimeve boshe që po bëjnë elitat politike nëpër rajon në vend të reformave.
Me një BE tashmë të fokusuar në garantimin e sigurisë, kontrollin e kufijve të tij të jashtëm dhe frenimin e flukseve migratore që po përpiqen të arrijnë Evropën, bashkimi është duke i kushtuar pak vëmendje prirjeve negative që po zhvillohen drejtpërsëdrejti në kopshtin e pasëm të tij. Mesazhi që u përcoll nga Forumi i Donatorëve të Ballkanit, i kryesuar nga Fondi Evropian për Ballkanin dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ishte se donatorët dhe OJQ-të duhet të rimendojnë rolin e tyre në këtë pjesë të Evropës.
Vendimi i Britanisë së Madhe, në qershor të 2016 për t’u larguar nga BE-ja, i ka dhënë një goditje reformatorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Për reformatorët dhe ata që mbështesin bashkimin e rajonit në BE, Brexit do të nënkuptojë një Evropë më të dobët. Brexit gjithashtu i rrëmben BE-së një mbrojtës të zjarrtë për zgjerimin e mëtejshëm.
Me këtë kthesë nga ana e BE-së larg integrimit dhe zgjerimit, por me prioritet drejt çështjeve të sigurisë, mes pjesëmarrësve që ishin duke ndjekur konferencën në Beograd u krijua përshtypja se sa kohë që Ballkani Perëndimor është i qëndrueshëm, kaq i mjafton qeverive të BE-së, edhe nëse kjo nënkupton neglizhimin e forcimit të institucioneve të brishta demokratike të rajonit.
Ky është një gabim i madh. Rajoni është shumë larg të qënurit i qëndrueshëm përderisa muajt e fundit nëpër qytetet kryesore të tij janë zhvilluar demostrata kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe klientelizmit.
Protestat ende nuk kanë sjellë ndryshimet që do t’i bëjnë elitat më të përgjegjshme. Përkundrazi. Në një raport të brendshëm që iu paraqit donatorëve dhe palëve të tjera të interesuara në konferencë, ish diplomati maqedonas Nikola Dimitrov argumentoi se BE-ja ka zgjedhur masat afatshkurta në vend të strategjisë afatgjatë që do të kompletonte transformimin politik dhe ekonomik të rajonit.
“Të përfundosh punët në Ballkanin Perëndimor është kthyer në argëtim, në rastin më të mirë”, shkruan ai. “Me humorin aktual stimulues të Evropës, nëse ka ndonjë shqetësim të mbetur për Brukselin, ai është stabiliteti i tij afatshkurtër…si kundërvënie ndaj reformave demokratike.”
Ky theksim i stabilitetit afatshkurtër i shkon për shtat shumicës së liderave në Ballkanin Perëndimor. Duke i quajtur ata “ Të fortët e Ballkanit”, një referencë për presidentët e rajonit në vitet ’90, kur ish-Jugosllavia, e zhytur në luftë civile, drejtuar nga Sllobodan Millosheviç në Serbi, Franjo Tuxhman në Kroaci dhe Radovan Karaxhiç në Republikën Srpska, pjesë e Bosnjes dhe Hercegovinës, Dimitrov shkruan se liderat e sotëm gjithashtu i përshtaten BE-së. “Nevoja për lidera të fortë që dinë si të përballen me situatën ka forcuar tendencën e pazareve të vlerave themelore evropiane për interesat dhe stabilitetin gjeopolitik”
Akoma me shqetësues është “autoriteti në rritje i të fortëve të Ballkanit që akoma flasin për bisedimet pro-BE, por gjithnjë e më shumë ata imitojnë modelin rus ose turk,” shtoi Dimitrov.
BE-ja nuk është e vetmja që kompromenton vlerat e saj në Ballkanin Perëndimor në drejtime që përjetësojnë status quo-në. Aktivistët e rinj në konferencën e Beogradit u ankuan se shumica e donatorëve ndërkombëtarë duhet të kuptojnë se ndryshimet që po ndodhin në BE janë duke dhënë një impakt negativ në tërë procesin e demokratizimit në Ballkanin Perëndimor.
“Ka shumë servilizëm ndaj status quo-së nga ana e donatorëve dhe organizatave joqeveritare,” tha Damir Arsenijeviç, një aktivist dhe profesor i teorisë kritike dhe letërsisë në Universitetin e Tuzlës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Këndvështrimi i tij, i mbështetur edhe nga pjesëmarrës të tjerë në konferencë, ishte pikërisht se BE-ja po e anashkalon demokratizimin e Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar në stabilitetin dhe sigurinë. OJQ-të duhet të jenë shumë më të vendosura përsa i përket diskutimeve të hapura kundër korrupsionit dhe erozionit të përgjegjësive. Në rast se kjo gjë dështon, të fortët e Ballkanit mund të vazhdojnë të veprojnë pa u ndëshkuar, ashtu siç kanë bërë veçanërisht në Maqedoni.
Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, e di ekzaktësisht se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor. Strategjia për zgjerimin e tij normal dhe raportet e vendeve flasin pa doreza për përkeqësimin e sundimit të ligjit, nepotizmin dhe masat e ashpra të ndërmarra ndaj Medias.
Por Brukseli është shumë larg situatës së vërtetë në këtë pjesë të Evropës. Prandaj OJQ-të duhet të jenë sytë dhe veshët e asaj që po ndodh dhe duhet të flasin hapur. Megjithatë, të fortët e Ballkanit Perëndimor po i drejtohen taktikave të përdorura nga Vladimir Putin, presidenti rus. Në këndvështrimin e këtyre liderave, OJQ-të janë agjentë të huaj dhe tradhëtarë që duhen vënë nën fre.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, aq shumë i pëlqyer prej Brukselit për shkak të afrimit të tij bashkëpunues dhe pajtues drejt zgjidhjes së marrëdhënieve midis Serbisë dhe ish provincës së saj Kosovës, nuk bën përjashtim në këtë tendencë. “Serbia është tani midis vendeve që ka vuajtur në nivel botëror rënien në shkallë të gjërë të lirisë së shtypit në 2015”, shkruan Dimitrov. Dhe përsa i përket Vuçiç që përdor retorikën pro-BE më bashkëbiseduesit e tij të BE-së, “ajo është vetëm një retorikë boshe”. Ka fare pak transparencë në të. Bisedimi pro-BE nuk përputhet me reformat në shtëpi,” tha Biljana Dakiç Xhorxheviç, drejtoreshë ekzekutive e Trag, një organizatë filantropike me seli në Serbi.
Farat e ndryshimit dhe pakënaqësisë janë duke u mbjellur
Botuar në Carnegie Europe