Ja pse shqiptarët “përplasen” në gjykatë: Marrëdhëniet e punës dhe pronësia
Sipas gazetës Dita, 15 shtator 2016
Janë me mijëra çështjet që çdo vit regjistrohen në gjykatat e rretheve shqiptare. Procese që zvarriten, gjyqtarë që gjykojnë tej shifrave të rekomanduara nga ndërkombëtarët, kosto pa fund që rëndojnë qytetarët, por edhe shtetin.
Gjatë vitit 2015, numri i çështjeve civile me palë kundërshtare, të regjistruara në Gjykatat e Shkallës së Parë në rang vendi arriti në rreth 28,500. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë bien në sy numri i lartë i çështjeve që kanë si objekt gjykimi marrëdhëniet e punës, shkaktim dëmi, paditë e pronësisë, shkaktim dëmi etj.
Vitin e kaluar, numri i çështjeve civile të regjistruara për marrëdhëniet në punë u llogarit në rreth 3,350, duke u renditur si objekti me numrin më të madh të rasteve të paraqitura përpara togave të zeza.
Edhe çështjet e pronësisë kanë regjistruar numër të lartë padish të regjistruara, në rreth 2,400.
Nga të dhënat shihen se puna dhe prona janë çështjet kryesore që përplasin në gjykatë, shqiptarët.
Por, nëse shifrës së padive civile i shtojmë edhe ato familjare dhe administrative, në total numri i çështjeve shkon në rreth 53,000.
Çështjet civile në gjykatat shqiptare zënë rreth 54%, ndërsa ato administrative rreth 28%. Janë të papërfillshme kundrejt totalit çështjet me karakter tregtar.
Sipas të dhënave të vjetarit të Ministrisë së Drejtësisë, numri i çështjeve civile të përfunduara, po me palë kundërshtare, u llogarit në rreth 37,800./MONITOR
ndarja-e-vendimeve-te-gjykatave