Nuk duhet shpresoni në të ardhmen që po krijon Partia Konservatore

JEREMY CORBYN, drejtues i Partisë Laburiste, 10 gusht 2016
imageNë çfarë vendi do të donit të jetonit? Në një vend ku nuk do t’ju duhej të shpërdoronit kursimet tuaja për arsimimin e fëmijëve në universitet? Mbase do t’ju pëlqente të jetonit në një vend ku kujdesi social për prindërit tuaj të moshuar të bazohej mbi nevojat e tyre. Ndoshta ju mund të jeni një nga mijëra pasagjerët e Southern Rail i cili kërkon vetëm të hipi në tren, të gjejë një vend të lirë dhe të arrijë në kohë në destinacion.

Në qoftë se jeni njëri nga këta njerëz apo nga shumë të tjerët, të cilët janë zhgënjyer në gjashtë vitet e fundit nga shkatërrimi i shërbimeve publike, atëherë me lejoni t’ju them përse Partia Laburiste është partia e duhur për ju.

Gjatë gjashtë viteve të fundit ju jeni mashtruar në një shkallë të gjërë dhe të paparë që prej skemave të turpshme Ponzi të Bernie Mardoff. Kohë pas kohe ju është thëne se për të ndërtuar një ekonomi të fortë ne duhet të shtrëngojmë rripat dhe të shkurtojmë fondet publike. Sot ne kemi një realitet tërësisht antiproduktiv me rënie të shpejtë ndaj shërbimeve publike, ndërkohë që borxhi ynë rritet.

Merrni për shembull Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë (SHKSH): pavarësisht se ku jetoni, ka mundësi që spitali juaj lokal të jetë i zhytur në borxh- siç janë 80 përqind e spitaleve. Përpara disa javësh, qeveria njoftoi se borxhi spitalor në Angli arrinte 2.4 miliardë paund. Le ta shohim në këtë kontekst, kur Konservatorët erdhën në pushtet SHKSH-ja ishte break-even. Duke njohur koston e shkurtimeve të qeverisë kjo është vetëm një pjesë e ekuacionit, çmimi që ti dhe unë jemi duke paguar është shumë i lartë.

Kohët e pritjes kanë përfunduar: seriozisht koha e pritjes për detektimin e sëmundjes së kancerit ka marrë fund. Në disa zona të vendit lënia e një takimi për kontrollin e përgjithshëm mjekësor është gati e pamundur. Jemi duke harxhuar mbi 2 miliardë paund në vit për agjencinë dhe stafin e kontraktuar. Në qoftë se dëshironi të kuptoni gjëndjen gati kafkiane të SHKSH-së sot në Britaninë e Konservatorëve, hidhini një sy Spitalit King College në Londër. Tmerrësisht i zhytur në borxh ata janë duke i paguar një kontraktori të pavarur një shumë prej 715.000 paund në vit që të jetë drejtori i rradhës.

E vërteta është se SHKSH-ja nuk ka përdorur burimet e duhura. Kjo nënkupton se ti dhe unë po marrim një shërbim akoma më të keq. Disa vite më parë, unë premtova se qeveria e ardhshme laburiste do t’i jepte fund shpenzimeve të brendshme, të pakuptimta të tregut brenda SHKSH-së, që sipas ekonomistëve të pavarur të fushës së shëndetësisë, kushton më shumë 3 miliardë paund në vit. Le të ndalojmë dhënien e parave, 1000 paund në ditë, për këshilltarët e menaxhimit dhe t’i vendosim ato përsëri në SHKSH.

Disa prej jush mund të mos mendojnë se unë duhet të jem mirënjohës për këto ditë, por për një gjë falenderoj fatin çdo mëngjes: unë nuk udhëtoj në linjën Southern Rail. Në qoftë se ekziston një shembull sesi ideologjia e papajtueshme e kësaj qeverie çalon në interesin publik, ky është Southern Rail.

Shumë përpara se Southern Rail (Kompani transporti hekurudhor e privatizuar me nje nga sherbimet me negative ne UK – shenim i perkthyesit) të shkurtonte 300 shërbime, ai ligjërisht është kontraktuar për të kryer transportin, ku pasagjerët përballeshin me një shërbim të mjerë dhe të papërshtatshëm: vonesa, mbipopullim, anullime dhe trenat që niseshin me vonesë u kthyen në normë. Por në vend që të njohin gjendjen e vështirë të miliona pasagjerëve dhe t’i tregoj Southern Rail se ku të ndalojë, qeveria vazhdon t’i mbështesë ata me para.

Ja përse premtimi i laburistëve për të kthyer hekurudhën në pronësi publike është zgjidhja e duhur. Ata do t’i kthenin dy elementë të rëndësishëm nevojave të shërbimit publik, investim dhe një marrëveshje të mirë për ata që e përdorin. Dhe mos dyshoni se qeveritë nuk mund t’i drejtojnë rrjetet hekurudhore. Në 2009, duke ndjekur shkatërrimin e ekskluzivitetit të linjës hekurudhore National Express për East Coast Mainline (sherbim transporti hekurudhor i privatizuar), qeveria mori përsipër drejtimin e këtij shërbimi.

Në pesë vitet e “pronësisë publike”, drejtimi publik i East Coast Trains ka arritur normat më të përpikta, ka ofruar çmimin më të mirë të biletave dhe grumbulloi 1 miliardë paund, ku çdo qindarkë iu rikthye qeverisë. Nën laburistët, qeveria do të mund të përdorë këto të ardhura nga sistemi hekurudhor në pronësi publike për të investuar, përmirësuar dhe zgjeruar shërbimin hekurudhor në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë udhëtimin tuaj për në punë ose për të vizituar familjen, më të shpejtë, më të lirë dhe më të sigurtë.

Çështja sfiduese për drejtimin publik, pronësinë publike dhe SHKSH-në përdoret në shumë pjesë të shërbimeve publike. Nuk dëshiroj një sistem të kujdesit social ku të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar nuk janë asgjë më tepër sesa një shënim në një fletë bilanci, duke u grubulluar në një nga shitjet më të rrezikuara të të gjitha kohërave.

Nuk ka kuptim që ne të rrezikojmë brezat e ardhshëm me një borxh prej miliarda paund vetëm sepse ata zgjodhën që të shkojnë në universitet. Këta të rinj duhet të shikohen si një aset ekonomik i ardhshëm dhe jo si produkt përfitimi.

10 premtime: Plani i Jeremy Corbyn për të ndryshuar Britaninë
1. Punësim i plotë dhe “një ekonomi funksionale për të gjithë’’.
2. “Të sigurojë shtëpi për të tërë” duke ndërtuar “të paktën 1 milion” shtëpi të reja gjatë 5 viteve të ardhshme.
3. Të drejta më të forta punësimi dhe përfundimi i kontrateve me zero orë.
4. Fundi i privatizimit të SHKSH-së, integrimi i SHKSH-së dhe kujdesit social.
5. Shërbim falas për arsimim kombëtar dhe shërbim universal të kujdesit publik ndaj fëmijëve.
6. Përkushtim ndaj ekonomisë me nivele të ulta dioksid-karboni dhe industrive për ruajtjen e ambientit.
7. Zgjerimi i shërbimeve publike duke ri-shtetëzuar edhe njëherë hekurudhat, qendrat lokale argëtuese dhe sportive.
8. Ngushtimi i hendekut mes pagesës së lartë dhe të ulët nëpërmjet “taksës progresive”.
9. Veprimi menjëhershëm për t’i dhënë fund diskriminimit të bazuar në rracë, gjini ose paaftësi fizike dhe mendore.
10. Zgjidhja e konfliktit “në zemër të politikës së jashtme”.
Faktikisht vendimet ekonomike që kjo qeveri po ndërmerr janë jashtë zgjidhjes së kërkuar dhe jo jashtë rrethanave. Sepse zgjidhja për ty dhe miliona njerëz si ju është se çfarë vendi dëshironi të keni. Një vend qe investon në punësim, shërbime, arsim, apo një qeveri ideologjitë e së cilës shërbejnë për të ulur shërbimet publike që miliona njerëz i përdorin dhe iu nevojiten; domethënë një qeveri që di çmimin e gjithçkaje dhe koston e asgjëje.

Edhe nëse ju nuk mendoni se laburistët janë shtëpia juaj e natyrshme politike, në qoftë se ju vlerësoni SHKSH-në tuaj, kujdesin ndaj të moshuarve, nëse dëshironi një sistem arsimimi për të gjithë dhe një sistem transporti publik funksional, atëherë është koha për të menduar sërisht.

Jeremy Corbyn është drejtuesi i Partisë Laburiste dhe Opozitës së Madhërisë së Saj.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi