Më shumë Evropë, më pak Bruksel

Nga Karl Bildt, botuar ne Project Syndicate, 22 korrik 2016

BE

Karl Bildt ka qënë Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë nga 2006 deri në tetor 2014, si dhe Kryeministër nga 1991 deri në 1994, kur ka negociuar dhe pranimin e Suedisë në BE. Diplomat i mirënjohur i rangut ndërkombëtar, ai shërbeu si i dërguar special  i BE-së në ish-Jugosllavi, si përfaqësues i lartë për Bosnje-Hercegovinën, si i dërguar special i OKB-së në Ballkan dhe si bashkë-kryetar i Konferencës së Paqes së Dejtonit. Aktualisht është kryetar i Komisionit Global mbi Qeverisjen e Internetit, anëtar i Forumit Ekonomik Botëror dhe Këshillit të Axhendës Globale mbi Evropën.

Stokholm- Grushti i dështuar i shtetit në Turqi na ka kujtuar, edhe pse një rikujtesë ishte e nevojshme, stabilitetin e pakonceptueshëm që ka sjellë Bashkimi Evropian në Evropë. Por në qoftë se BE-ja post-Brexit do të mbijetojë, do t’i duhet të ndryshojë mënyrën sesi mendon për veten.

Deri tani, është e trishtueshme të thuhet, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Menjëherë pas votimit të Brexit, për shembull, gjashtë vendet themeluese të asaj që ishte dikur Komuniteti Evropian Ekonomik (KEE) -Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Hollanda – u mblodhën për të diskutuar çfarë do të bëjnë. Për çudinë e askujt, 21 vendet e tjera të BE-së u ndjenë të ofenduara që u lanë jashtë.

Ky incident thekson sfidën më të madhe që BE-ja duhet të kapërcej nëse dëshiron të sigurojë të ardhmen e saj post-Brexit. E thënë thjesht, ideja e Bashkimit duhet të tingëllojë njësoj për gjithë evropianët, jo vetëm për ata që janë të ftuar nëpër mbledhjet e veçanta.

KEE-ja u themelua në 1957 dhe aspirata zyrtare në atë kohë, siç vazhdon të jetë sot për BE-në, ishte rikrijimi i Evropës së Karlit të Madh që ka ekzistuar më shumë se njëmijë vjet më parë.

Që atëherë , liderët evropianë janë mbledhur shpesh pranë fronit të dikurshëm të Karlit të Madh, në shtetin gjerman të Ren-Vestfalisë Veriore, për të mbajtur fjalime vizionare që njoftojnë se më në fund ka ardhur koha për të ndërtuar një Evropë realisht të integruar. Ahen është kthyer në Mekën e besimtarëve të sinqertë që janë në kërkim të mitit të BE-së.

Megjithëse jam dakord se Karli i Madh është një personalitet historik intrigues, unë nuk e shoh atë si shumë frymëzues. Ai ishte një luftëtar mbresëlënës, por ndoshta më injoranti, dhe perandoria që krijoi ra menjëherë pas vdekjes së tij. Rilindja e Evropës dhe e Perëndimit pa dyshim që nuk filloi me Karlin e Madh.

Evropa që më frymëzon nuk është më Evropa e luftëtarëve të dikurshëm, por është Evropa e mendimtarëve dhe tregtarëve. Është kontributi i tyre përgjatë shekujve, ai që e transformoi Evropën nga një moçal global i shndërruar pas rënies së Perandorisë Romake, në qëndrën e progresit intelektual dhe inovacionit që krijoi Perëndimi duke ndryshuar rrjedhën e njerzimit.

Kjo është Evropa e Kopernikut dhe Erasmusit, Henrik Lundëtarit dhe Isaak Njutonit, dhe gjithë pionierëve të tjerë të cilët çliruan mendjen njerëzore nga supersticioni dhe paragjykimi i së shkuarës. Evropa e tyre ishte e madhe dhe pakufij, shumë më madhe se Evropa e Karlit të Madh. Traktatet e Imanuel Kantit sesi republikat duhet të arrijnë “paqen e përhershme” u shkrujatën në Kaliningrad, që sot është pjesë e Rusisë. Qytetet e mëdha tregtare si Gdansk, Sevilja dhe Venecia ruajtën lidhjet përtej kufijve të BE-së së sotme.

Projekti evropian mund të rinovohet vetëm nëse ata që mbështesin largimin e saj nga vizioni frymëzues, i limituar i Karlit të Madh, ndalojnë së foluri për anëtarët “e vjetër” dhe “të rinj”, dhe të vërtetojnë me fjalë ashtu si me vepra që janë të hapur ndaj ideve nga çdo anë e Evropës. BE-ja nuk do të funksionojë derisa të gjithë vendet anëtare do të konsiderohen si të barabarta për të përcaktuar një të ardhme të përbashkët.

Në 2004, kur BE-së iu shtuan dhe 10 anëtarë të tjerë (përfshi 8 vende ish-komuniste), unë, duke bërë gjysëm shakaje, sugjerova që Bashkimi të zhvendoste zyrat e tij nga “BE-ja e vjetër” e Brukselit, në një vendndodhje gjeografikisht më qendrore në “BE-në e re”, si p.sh në Bratislavë, kryeqytetin e Sllovakisë.

Zhvendosja nga Brukseli normalisht nuk ndodhi dhe as transformimi mendor nga paradigma e Ahenit të vjetër. Fatkeqësisht, ka pak dyshime që mbledhjet e fshehta të mbajtura nga vëllazëria e Ahenit brenda flluskës së Brukselit. pajisën me shumë hapësirë mashtruesit e pamëshirshëm, militantët pro-Brexit. Deri në momentin kur të kapërcehet kjo gjë, mentaliteti i Ahenit do të vazhdojë të shërbejë njësoj për militantët nacionalistë në shtete të tjera anëtare.

Ekziston një mit i rrezikshëm se Brukseli ka qënë duke rrëmbyer energji nga vendet anëtare të BE-së. Në të vërtetë, erozioni gradual i fuqive kombëtare në një botë të ndërvarur në rritje e sipër ka bërë të mundur që vendet anëtare të krijojnë, nëpërmjet marrëveshjes, zgjidhje të përbashkëta për sfida të përbashkëta.

Zgjidhjet e përbashkëta kërkojnë përfshirjen dhe shpirtin e bashkëpunimit. Kur liderët e të gjithë 27 vendeve të mbetura të BE-së të mblidhen në Bratislavë në shtator, atyre do t’u duhet të fillojnë t’ia kthejnë Evropën anëtarëve të saj- dhe kjo nënkupton të tërë atyre. BE-ja pas Brexit duhet të jetë një Bashkim më shumë i lidhur më realitetin politik të vendeve të tjera.

Edhe pse një ndërtesë e re për të tilla mbledhje po ndërtohet në Bruksel, mbase ne duhet të kthehemi pas dhe të organizojmë të paktën disa samite të BE-së në vende të ndryshme të Evropës. Samiti i Bratislavës duhet të jetë fillimi për një përpjekje të re për të lidhur vendosmërinë evropiane me gjithë Evropën.

Epoka e Ahenit ka marrë fund; koha e Bratislavës ka ardhur. Ne na nevojitet më shumë Evropë dhe më pak Bruksel. Në qoftë se ne përqafojmë këtë model të ri dhe kapemi pas tij, BE-ja jo vetëm do të mbijetojë, por do të lulëzojë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi