Deklarata e Samitit të Parisit

Paris, 4 korrik 2016

0,,19377663_303,00

Duke u bazuar në samitin e kaluar në Berlin (28 gusht 2014) dhe atë në Vjenë (27 gusht 2015), krerët e shteteve dhe qeverive, ministrat e Punëve të Jashtme dhe ministrat e Ekonomisë së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, si dhe Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, u takuan në Paris më 4 korrik 2016.

Samiti i Parisit kishte si qëllim sigurimin e koherencës në nisma të ndryshme rajonale që promovojnë bashkëpunimin rajonal në dritën e perspektivës evropiane të rajonit, veçanërisht procesit të Brdo-Brijonit.

Kontinenti evropian është i ekspozuar ndaj sfidave të papara të sigurisë, të tilla si sulmet terroriste në shkallë të madhe. Ballkani Perëndimor inkurajohet për forcimin e bashkëpunimit rajonal që mbetet një element kyç për stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës.

I – E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal

Bashkëpunimi rajonal është një kusht kyç për perspektivën evropiane të vendeve nga një rajon që është ende i prekur nga konfliktet tragjike të ndodhura më pak se 25 vjet më parë. Që atëherë, është arritur shumë progres nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot, në Paris, ne përshëndetëm përpjekjet e vazhdueshme të secilit vend drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Vendet e Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar punën së bashku në frymën e deklaratës së Vjenës të gushtit 2015.

Sot në Paris, një hap i madh është marrë për të shëruar plagët e së kaluarës në rajon me nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit të të Rinjve (RYCO).

Bashkëpunimi rajonal është gjithashtu një element kyç për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, pasi ai çon në rritjen e lidhjes midis popullatave, shumimin e iniciativave ndërkufitare dhe të ndërmarrjeve të përbashkëta. Në kontekstin e situatës aktuale ekonomike, bashkëpunimi rajonal është një dhe e vetmja mënyrë për t’u përballur me sfidat e përbashkëta. Organizatat rajonale të tilla si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

II – Ndërlidhja dhe tregtia: një mundësi dhe një sfidë për rajonin

Rritja e qëndrueshme ekonomike përbën bazën e një të ardhme të begatë për rajonin. Për të arritur këtë qëllim, samiti në Paris i përqendroi përpjekjet në rritjen e bashkëpunimit dhe mundësitë për tregti me përfitim të ndërsjellët në rajon.

Vendet pjesëmarrëse ranë dakord gjithashtu mbi një listë të 3 projekteve të reja hekurudhore, mbi bazën e bashkë-financimit të BE-së në shumën 100 milion €, duke u financuar nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe buxhetet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit përshëndetën investimet për efikasitetin e energjisë përmes financimit shtesë të BE-së prej 50 milionë euro.

III – Prioritet u jepet të rinjve

Përmirësimi i perspektivës së gjeneratave të reja është i një rëndësie të madhe për të siguruar stabilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin në rajon. Në këtë kontekst, palët diskutuan progresin për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor që ishte nisur në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të procesit të Brdo më 23 prill 2015.

Palët ranë dakord se më shumë duhet të bëhet për të trajtuar nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në rajon.

Fillimi i aktiviteteve të RYCO përbën një mundësi unike për të nxitur dhe për të përshpejtuar pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal mes të rinjve. Ne shpresojmë që kjo organizatë e re do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë interesin e tyre për qytetari aktive, vullnetarizmin dhe shkëmbimet me fqinjët e tyre, duke kuptuar se ata kanë më shumë gjëra për të ndarë se sa arsye të ndihen ndryshe. Shtetet pjesëmarrëse shprehën synimin e tyre që organizatat e tyre rinore të bashkëpunojnë plotësisht me RYCO.

IV – Trajtimi sfidat aktuale: Migrimi dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit

Edhe pse përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen për të përmirësuar lidhjen e infrastrukturës dhe për të mbështetur iniciativat për të rinjtë, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian po përballen me sfida të përbashkëta të lidhura me migrimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Evropa është duke u përballur me një sfidë të paparë të emigracionit për të cilen vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vendosura për të mirëpritur refugjatët, siç është theksuar nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë samitit të Parisit.

Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj kanë ndërmarrë veprime konkrete për të trajtuar krizën dhe pasojat e saj, veçanërisht duke siguruar mbështetje financiare për administratat dhe komunitetet pritëse dhe duke krijuar bashkëpunim të fortë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore për të cilat kontrollit i jashtëm kufitar është i rëndësishëm. Ne përsërisim, në këtë kontekst, mbështetjen tonë për nismën e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar ne investimet.

11. Pjesëmarrësit shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me terrorizmin dhe radikalizmin, veçanërisht në mesin e të rinjve. Ata gjithashtu rikujtuan rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Shteteve Anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos në luftën kundër trafikimit të armëve, financimit të terrorizmit, radikalizmit dhe kontrollin kufitar.

Shtetet pjesëmarrëse për më tepër u zotuan të nxisin zbatimin më të mirë të deklaratës së SEECP-it kundër terrorizmit të miratuar në Tiranë më 24 shkurt 2015. Së fundi, Komisioni Evropian njoftoi financim shtesë nëpërmjet objektit të Shoqërisë Civile ndaj OJQ-ve të përfshira në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

12. Vendet pjesëmarrëse përshëndetën gatishmërinë e Italisë për të organizuar takimin e radhës të Ballkanit Perëndimor në vitin 2017.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi