Miti i masave të kursimit dhe rritjes ekonomike

Nga Noah Smith, sipas bota.al, 4 korrik 2016

Noah-SmithGreg Mankiw, një ekonomist në Harvard dhe një zë i respektuar në hartimin e politikave ekonomike, shkroi kohët e fundit një artikull në “The New York Times”, duke diskutuar 5 shpjegime të mundshme për rritjen e ngadaltë në vendet e pasura. Mundësia e fundit që ai diskutoi, është ajo që unë nuk e kam hasur shpesh vitet e fundit – koncepti se deficitet qeveritare ngadalësojnë rritjen ekonomike.

Pesë vjet më parë, qe e zakonshme të dëgjoje pretendimet se një huamarrje e madhe e qeverive do të dëmtonte rritjen – një ide e njohur si kursimi ekspansionist. Pjesa më e madhe e studimit e cituar nga ithtarët e kësaj teorie, është kryer nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por gjatë viteve të fundit, ka pasur disa pikëpyetje në lidhje me të kaluarën udhëheqëse të FMN-së mbi politikën e shtrëngimit të rripit.

Puna e FMN-së është të japë hua për vendet në vështirësi. Por ajo gjithashtu përpiqet të japë kredi të kushtëzuara, në mënyrë që vendet të ndërmarrin reforma, për të rregulluar problemet që e patën çuan vendin në krizë. Për një kohë të gjatë, fondi i ka parë defiçitet qeveritare si burimin kryesor të fatkeqësive. Pas episodeve si kriza financiare aziatike e vitit 1997, FMN-ja do të ushtronte presion tek huamarrësit për të shkurtuar shpenzimet qeveritare.

Por fondi u vu nën kritikat në rritje për këtë qasje. Parimet e politikës fiskale kejnesiane – të cilat gradualisht u rikthyen sërish në modë – thonë se reduktimi i shpenzimeve është veprimi më i gabuar që mund të ndërmerret në mesin e një recesioni ekonomik. Më në përgjithësi, nuk është e qartë se si masat e kursimit janë menduar të vënë në punë magjinë e saj pozitive.

Pretendimi kryesor duket të jetë ideja tejet e mjegullt se defiçitet e ulëta buxhetore, rrisin besimin e biznesit. Disa pjesë të hulumtimit, duket se mbështesin politikat shtrënguese. Studimi nga ekonomistët Karmen Rainhart dhe Kenet Rogof – i fundit ka shërbyer si kryeekonomist i FMN-së në vitet 2001- 2003 –pretendonte se vendet që huazonin më shumë, kishin një rritje ekonomike më të ngadalë.

Por në vitin 2013, ky studim u diskreditua gjerësisht, kur u zbuluan një numër gabimesh. Analiza e mëvonshme, duke përfshirë edhe këshilltarin tim të doktoraturës Maljs Kimbëll, tregoi se nuk ka ndonjë dëshmi se borxhi i lartë shkakton një rritje të ulët. Një tjetër artikull studimor në përkrahje të masave të kursimit – të cituar edhe nga shkrimin e Mankië- qe një studim i vitit 2002 nga Oliver Blanshar dhe Roberto Peroti.

Ata vërejtën se kur shpenzimet qeveritare rriteshin, investimet e biznesit binin. Avokatët e masave shtrënguese, rezultojnë kontraditorë në shumë studime të tjera, por gjithësesi kishin shumë ndikim, pjesërisht për shkak të prestigjit të Blanshar, i cili është një figurë e spikatur në makroekonomi (dhe ka qenë kryeekonomisti i FMN-së në vitet 2008- 2015).

Por në vitet e fundit, Blanshar ka ndryshuar qëndrimin e tij. Në një artikull të vitit 2013 së bashku me Daniel Leig, ai tregoi se FMN-ja ka qenë vazhdimisht e gabuar në parashikimet e saj mbi efektet e masave shtrënguese. Sa më të dobishme i parashikonte fondi masat shtrënguese, aq më të pasakta rezultuan këto pritshmëri! Blanshar dhe Leig arritën në përfundimin se shumëzuesit fiskalë – shtylla e politikës kejnesiane – janë shumë më të lartë sesa kishin menduar më parë. Me fjalë të tjera, çdo dollar i shpenzimeve stimuluese, prodhon shumë më tepër se një dollar shtesë të prodhimit ekonomik.

Raporti vjetor i FMN mbi vitin 2012, ndërsa bën ende premtime boshe për vlerën e konsolidimit fiskal, tregon një ndryshim në të menduar:Aktiviteti ekonomik ka qenë zhgënjyes, tek një numër ekonomish që ndërmorrën masa për konsolidimin fiskal…Pra, një pyetje e natyrshme është nëse efektet negative afat-shkurtra të shkurtimeve fiskale kanë qenë më të mëdha, se sa parashikonim ne për shkak se shumëzuesit fiskalë janë nënvlerësuar … Rezultatet tona të reja, dëshmojnë se shumëzuesit aktualë fiskale kanë qenë më të mëdhenj se sa supozuam në parashikimet tona.

Ky dokument nuk kërkon ndjesë. Pozicioni i përgjithshëm i politikës së FMN-së ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Një artikull i vitit 2015 nga ekonomistët e Fondit, Abdul Abiad, Davide Furçeri dhe Petia Topalova, konstatonte se investimet e qeverisë nxisin sektorin privat të frenimit të tij. Në vitin 2010, FMN-ja pranoi se kërkesat e saj kishin përkeqësuar dhimbjen e krizës financiare të Koresë së Jugut në vitet 1990.

Dhe në vitin 2016, Fondi publikoi një raport ky pyeste nëse e tërë filozofia e saj ekonomike kishte dobësi të mëdha. Siç e dimë të gjithë tashmë, siguria është shumë e vështirë të garantohet në makroekonomi. Krahasimet mes vendeve janë natyrshëm krijesa të pabesueshme, pasi kombet nuk janë shumë të ngjashme, dhe se teprimet nga vendi në vend janë të zakonshme. Përfundimet e reja e FMN-së në lidhje me politikën fiskale, mund të provohen të jenë me gjasë po aq të gabuara sa ato të vjetra.

Por këtu ka dy momemte kryesore. E para është se për shkak se FMN-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj pro masave shtrënguese. Mankië trajton argumentin e kursimeve ekspansioniste sikur ajo është ende një hipotezë popullore, kur disa nga përkrahësit e tij më të mëdhenj janë kthyer tani kundër tij. Kjo do të thotë që askush s’duhet të marrë këtë ide aq seriozisht sa disa vite më parë.

Ka ndërkaq një çështje të hapur se pse FMN-ja gaboi për kaq shumë kohë.

Është diçka e mirë që FMN-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj – pranimi i një gabimi është shumë i rëndësishëm, dhe shumë organizata të tjera nuk do të ishin aq intelektualisht të ndershme. Por në qoftë se politikat këshillimore të FMN-së janë gjithmonë një hap prapa ritmit të ngjarjeve globale, është me vlerë të pyetet nëse ajo duhet të zvogëlojë sasinë e këshillave që u jep kombeve huamarrëse. Nëse ne nuk dimë se cilat janë politikat më të mira, qasja më e mirë mund të jetë të lejohet çdo vend t’i kryejë punët siç di vetë. /“Bloomberg View”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi