Lamtumirë globalizëm: Bota që rikërkon kufijtë, kriza e tregut të përbashkët (I)

Nga Federico Rampini, botuar në Reppublica, 28 qershor 2016

download

Rendi ekonomik i 25 viteve të fundit është vënë në pikëpyetje nga përhapja e lëvizjeve populiste

Konkurrenca globale – thotë Barack Obama – u jep shumë punëtorëve ndjesinë se i kemi braktisur ata duke shkaktuar pabarazi edhe më të mëdha. Të privilegjuarit akumulojnë pasuri dhe pushtet të jashtëzakonshëm. Ankthi është i vërtetë. Kur njerëzit janë të frikësuar, ka politikanë që i shfrytëzojnë këto frustrime”.

Disa orë pas shpalljes së rezultatit të referendumit britanik, këto fjalë të presidentit amerikan përmbledhin një dukuri të zakonshme në të gjithë Perëndimin. Nga Brexit të Donald Trump, rryma të forta të opinionit publik mbështesin politikanët që premtojnë një kthim prapa drejt një Epoke të artë para globalizimit. Ky është një refuzim i gjerë i kufijve të hapur, i tregjeve të përbashkëta, traktateve të tregtisë së lirë, si dhe emigracionit.

Kundërshtohet çdo gjë që nën termin globalizim afat ka shënjuar rendin botëror ekonomik në çerek shekullin e fundit. Një histori që e ka origjinën në dy traktate. I pari është Akti që krijoi në vitin 1992 tregun më i madh të përbashkët evropian. I dyti është NAFTA (Marrëveshja e Amerikës së Veriut për Tregti të Lirë) e negociuar në ’92 dhe e ratifikuar në vitin 1994 në mes të Shteteve të Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Filloi nga këto dy kantjere ndërtimi i një sistemi që më vonë do të zgjerohet për të përfshirë Kinën dhe vendet e tjera në zhvillim. Por Tregu i Përbashkët dhe NAFTA pasur probleme që në embrion, të destinuara të shpërthejnë sot. Reformat e tregut të viteve ‘90 filluan në fund të një ofensive neoliberale tronditëse: në vitet ‘80 Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher delegjitimuan ekonominë e përzier, kapitalizmin shtetëror, planifikimin, konsultimet sindikale. Rënia e Murit të Berlinit sanksionoi dështimin e sistemeve komuniste. Kjo shpërbërje e Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve te saj është nga ana tjetër një histori suksesi: në anën tjetër të murit Amerika dhe Evropa Perëndimore ishin objekt i zhvillimit dhe përhapjes së mirëqënies, që përkuan me montimet e para të barrierave doganore. Nga viti 1947 deri 1995, GATT dhe EEC ishin eksperimentet e para të tregtisë së lirë. Me vitet ‘90 parulla kryesore është: të shkojnë më tej, shumë më tej. Reagan-Thatcher përkrahin teoritë e Milton Friedman, çmimin Nobel në ekonomi, kreu i “Shkollës së Çikagos.” Çdo element që frenon tregun duhet të hiqet sepse parandalon dinamizmin dhe krijimin e pasurisë. Pa pengesa dhe proteksionizma çdo vend mund të specializohet në gjërat që ai bën më mirë dhe të shfrytëzojë “avantazhet krahasuese.”

Që atëherë lindën disa zëra kritikë. Jacques Delors, një socialist dhe katolik, është presidenti i Komisionit Evropian, i cili ka mbështetjen e François Mitterrand. Delors sheh nevojën që tregu i përbashkët të shoqërohet nga një “kartë sociale” e të drejtave: për të parandaluar që konkurrenca mes vendeve të niveleve të ndryshme të bëhet një “vrapim tëposhtë” drejt emëruesit më të vogël të përbashkët. Në Tregun e Përbashkët ka diçka nga ideja e Delors. Aq e vërtetë ishte kjo, sa që konservatorët britanik asokohe denoncuan një Evropë “socialiste”, e cila imponon ngurtësi në tregun e punës. Dhe pikërisht në ato vite pati përparim në mbrojtjen e konsumatorit, një terren në të cilën Evropa ishte e vonuar, por që gjithsesi do të tejkalonte shpejt Shtetet e Bashkuara.

Tregu i përbashkët është më shumë se një zonë e tregtisë së lirë. Heq pengesat e fshehura në eksportin e mallrave dhe gjithashtu në shërbimet; heq pengesat për lëvizjen e të gjithë faktorëve të prodhimit: ajo i jep liri lëvizjes së kapitalit dhe emigrimit të punës. Koordinon politikat fiskale, industriale, bujqësore. Krijon rregulla standarde në pothuajse të gjithë sektorët. Hap tregun e punëve publike. Ndalon ndihmën shtetërore. Raporti i famshëm Paolo Cecchinit (i kryer sipas kërkesës të Delors) parashikonte ndër përfitimet e Tregut të Përbashkët, krijimin e dy milionë vendeve të reja të punës.

NAFTA nga 1 janari 1994 kryen një eksperiment të ngjashëm në të gjithë Amerikën e Veriut, një zonë që sot përfshin 480 milion banorë. E nënshkruan një President demokrat, Bill Clinton, dhe ende sot I përplaset në fytyrë Hillary. “NAFTA – u shpreh Bill teksa nënshkruante traktatin – do të thotë vende të reja pune për amerikanët dhe të paguar mirë.” Që nga fillimi ka pasur rezistencë. Sindikatat dhe më gjerë. Clinton kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak se në zgjedhjet e vitit 1992, ai që i rrëmbeu votat presidentit Xhorxh Bush Senior ishte një kandidat i tretë i pavarur, një Trump i kohës së vet: industrialisti Ross Perot. Slogani i tij më i famshëm kundër Bushit që kishte negociuar NAFTA: “Ky traktat është një fshesë gjigante me korrent, që thith fabrika dhe vende pune nga SHBA në Meksikë.” Perot vuri gishtin e tij në hendekun e pagave: paga në një orë e një punëtori meksikan mezi arrinte një të dhjetën e atij të SHBA-ve.

Sot Trump përdor të njëjtat argumente. Përveç murit kundër emigracionit premton gjoba të rënda ndaj firmave amerikane që zhvendosen në vendet me paga të ulëta. Buxheti i NAFTA që “përndjek” Hillary është më pak brilant sesa premtoi burri i saj në nënshkrimin e saj.

Një studim i pavarur nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, një çerek shekulli më vonë quan “modeste” të mirat e NAFTA. Dhoma Amerikane e Tregtisë e mbron duke ia atribuar bumin në shkëmbimet tregtare: pesëfishim në tregun e Amerikës së Veriut. Por AFL-CIO, konfederata sindikale ka numëruar mbi 700,000 vende pune transferuar nga SHBA në Meksikë.

Nëse shikimi zgjerohet përtej Meksikës, numërohen tre milionë vende pune të eliminuar vende në Rust Belt e vjetër, “Ripin e Ndryshkur”, shtetet industriale në Midwest, që ishin qendra e fuqisë industriale SHBA për dy shekuj. Dhe atje luhet në nëntor ndeshja vendimtare mes Clinton dhe Trump. Do të vendosin votuesit si Joe Shrodek, metalurg në pension, në qytetin e Warren, në Ohio. Ai ka votuar gjithmonë Partinë Demokratike. Por sot tregon një furrnaltë çeliku, ku ai ka punuar: “.. Atje, kur fillova ishim dhjetë mijë punëtorë Sot? Zero. Impianti është mbyllur. Trump thotë gjërat e duhura Njëqind për qind.”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi