PS-PD, 62 marrëveshjet politike në 25 vjet pluralizëm

Nga Instituti i Studimeve Politike, 7 qershor 2016

takimet-1-728x410Takimi i djeshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vjen pas një seri marrëveshjes politike mes dy forcave kryesore politike në 25 vitet e pluralizmit. Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka përmbledhur në një tabelë marrëveshjet kryesore politike të realizuar në formë publike, zyrtare dhe jozyrtare, midis partive kryesore politike, PS e PD përgjatë tranzicionit. Janë një numër i madh marrëveshjesh, disa kanë bilance pozitive, disa tingëllojnë ndryshe, por në analizë të detajuar të tyre rezultojnë, sipas IPS-së, diçka tipare interesante. “Ato dëshmojnë se marrëveshjet midis liderëve politikë kanë zëvendësuar institucionet. Pothuajse asnjë krizë politike nuk është zgjidhur në institucione, por jashtë tyre, përmes bisedimeve dy ose shumëpalëshe midis partive kryesore politike. Për pasojë, ne vijojmë të kemi liderë politikë të fortë dhe institucione të dobëta, – tregues negative për standardet e demokracisë funksionale”, thekson vlerësimi i ISP-së. Sipas tij, “shumica e marrëveshjeve lidhen me emra dhe institucione nominale, me ngjarje të momentit, me jetëgjatësi të shkurtër dhe me çështje, për të cilat janë të pakuptueshme për brezat që lexojnë historinë dhe që përmes kësaj tabele shohin sesi fatet e tyre janë vendosur përmes tavolinave politike”.

Gjithashtu, Instituti i Studimeve Politike thekson se “në dallim nga shumica e vendeve ish-komuniste, nuk ka marrëveshje parimore (për reformat e mëdha) ose edhe kur ka, nuk janë zbatuar asnjëherë në mënyrë integrale”. “Gjithnjë ka pasur rol ndërkombëtar negociues direkt ose indirekt në marrëveshje. Roli i tyre në tërësi mbetet pozitiv, por në bilanc 25 vjeçar shohim se ndërkombëtarët më shumë janë të prirur për stabilitetin (marrëveshjen me çdo kusht) sesa për demokracinë (cilësinë e marrëveshjes dhe legjimitetin e produkteve të tyre)”, thuhet në vlerësimin e ISP-së. Më tej, aty nënvizohet se “askush nuk mban përgjegjësi për marrëveshjet “e gabuara” apo që kanë pasur rezultate negative për vendin. Ata që kanë bërë luftën (kanë shkaktuar kriza politike) ata edhe kanë bërë paqen (kanë bërë marrëveshje midis tyre), duke i dhënë amnisti njëri-tjetrit dhe duke mos lejuar asnjë politikan vendimmarrës të mbaj përgjegjësi politike dhe publike”.

Instituti nënvizon se, viti 2016 nuk pritet të shënojë fundin e marrëveshjeve, por datë kalendarike tjetër në historikun e marrëveshjeve. “Nuk ka rëndësi nëse reforma në drejtësi apo ndryshimet kushtetuese arrihen tani apo më vonë, nëse do të ketë negociata apo imponim nga jashtë, por me siguri, ato nuk do të jetë çështja e fundit për bisedime politike”, thuhet në raport. Sipas tij, “shumica e marrëveshjeve që kanë pasur ndikim në sistem, përfshirë ndryshimet kushtetuese, nuk janë votuar nga qytetarët, nuk kanë pasur proces transparent hartimi dhe zbatimi, ndaj nuk kanë pasur mbështetje të fortë dhe afatgjatë publike, edhe pse besimi/mbështetja mbetet baza e suksesit të një sistemi politik”.

Produkti? Liderë të fortë dhe institucione të dobëta

Tabela

Tabela e hartuar nga ekipi i Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) paraqet marrëveshjet kryesore politike të realizuar në formë publike, zyrtare dhe jozyrtare, midis partive kryesore politike, PS e PD përgjatë tranzicionit. Janë një numër i madh marrëveshjesh, disa kanë bilance pozitive, disa tingëllojnë ndryshe, por në analizë të detajuar të tyre rezultojnë diçka tipare interesante:

E para, ato dëshmojnë se marrëveshjet midis liderëve politikë kanë zëvendësuar institucionet.

Pothuajse asnjë krizë politike nuk është zgjidhur në institucione, por jashtë tyre, përmes bisedimeve dy ose shumëpalëshe midis partive kryesore politike. Për pasojë, ne vijojmë të kemi liderë politikë të fortë dhe institucione të dobëta, – tregues negative për standardet e demokracisë funksionale.

E dyta, shumica e marrëveshjeve lidhen me emra dhe institucione nominale, me ngjarje të momentit, me jetëgjatësi të shkurtër dhe me çështje, për të cilat janë të pakuptueshme për brezat që lexojnë historinë dhe që përmes kësaj tabele shohin sesi fatet e tyre janë vendosur përmes tavolinave politike.

E treta, në dallim nga shumica e vendeve ish komuniste, nuk ka marrëveshje parimore (për reformat ë mëdha) ose edhe kur ka, nuk janë zbatuar asnjëherë në mënyrë integrale. Për pasojë, ne ende pas 26 vitesh vijojmë të jemi me probleme kardinale të pazgjidhura, përfshirë çështjet e pronësisë, të ndarjes me të kaluarën, për reformën në drejtësi, për kushtetutën dhe sistemin përfaqësues, etj.

E katërta, gjithnjë ka pasur rol ndërkombëtar negociues direkt ose indirekt në marrëveshje. Roli i tyre në tërësi mbetet pozitiv, por në bilanc 25 vjeçar shohim se ndërkombëtarët më shumë janë të prirur për stabilitetin (marrëveshjen me çdo kusht) sesa për demokracinë (cilësinë e marrëveshjes dhe legjimitetin e produkteve të tyre).

E pesta, askush nuk mban përgjegjësi për marrëveshjet “e gabuara” apo që kanë pasur rezultate negative për vendin. Ata që kanë bërë luftën (kanë shkaktuar kriza politike) ata edhe kanë bërë paqen (kanë bërë marrëveshje midis tyre), duke i dhënë amnisti njëri tjetrit dhe duke mos lejuar asnjë politikan vendimmarrës të mbaj përgjegjësi politike dhe publike.

E gjashta, viti 2016 nuk pritet të shënojë fundin e marrëveshjeve, por datë kalendarike tjetër në historikun e marrëveshjeve. Nuk ka rëndësi nëse reforma në drejtësi apo ndryshimet kushtetuese arrihen tani apo më vonë, nëse do ketë negociata apo imponim nga jashtë, por me siguri, ato nuk do të jetë çështja e fundit për bisedime politike.

E shtata, shumica e marrëveshjeve që kanë pasur ndikim në sistem, përfshirë ndryshimet kushtetuese, nuk janë votuar nga qytetarët, nuk kanë pasur proces transparent hartimi dhe zbatimi, ndaj nuk kanë pasur mbështetje të fortë dhe afatgjatë publike, edhe pse besimi/mbështetja mbetet baza e suksesit të një sistemi politik.

E fundit, për shkak të bilancit të brishtë, tranzicionit të zgjatur, sistemit të mbyllur politik, mungesës së transparencës, politikanëve pa integritet e sens përgjegjësie, ndryshe nga qytetarët e shoqërive të civilizuara, shqiptarët, në shumicën e tyre nuk ndjehen edhe aq të qetë kur palët politike takohen dhe bëjnë marrëveshje. Në të shumtën e rasteve, ato janë dakordësuar për axhendat dhe interesat e tyre, jo për axhendat dhe interest publike

    Afrim Krasniqi

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan