Forumi i Shoqërisë Civile: Rekomandime për Samitin e Parisit
Shtetiweb, 27 maj 2016
Nga 11 në 13 maj u zhvillua në Beograd Samiti i rradhës i Shoqërise Civile i Ballkanit Perëndimor. Forumi u organizua nga European Fund for the Balkans and Erste Foundation. Për dy ditë me rradhë u organizuan diskutime në panel, workshope tematike dhe evente publike ku morrën pjesë mbi 100 përfaqësues të think tankeve, instituteve të hulumtimeve, dhe organizatave të tjera jo-qeveritare nga i gjithë Ballkani. Morrën pjesë gjithashtu dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe nga media. Qëllimi i këtij forumi ishte përgatitja e mesazheve nga shoqëria civile për Samitin e Parisit mbi: bashkëpunimin rinor/RYCO, krizën e migrimit, zgjidhjen e konflikteve dhe të mosmarreveshjeve bilaterale, dhe problemet e klimës dhe mjedisit që prekin Ballkanin. Në dokumentin e mëposhtëm janë konkluzionet e forumit që do të plotësohen me komente dhe do tu shpërndahen në Samitin e Parisit delegacioneve të krerëve të Shteteve dhe të Qeverive. ShtetiWeb / Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim morri pjese në punimet e forumit dhe ishte panelist në Panelin “Përmirësimi i procesit: ndërtimi i një dialogu të strukturuar”.