Raport 2015 i Progresit të Financave: Politikat buxhetore dëmtuan rritjen ekonomike
Sipas Monitor, 20 maj 2016
Politikat qeveritare në drejtim të konsolidimit fiskal të ndjekura nga qeveria shqiptare në dy vitet e fundit në disa raste kanë qenë në dëm të rritjes ekonomike të vendit. Konkluzionin e ka nxjerrë vetë Ministria e Financave këto ditë në publikimin e Raport Progresit të Strategjisë së Menaxhimit financiar 2014-2020.
Përpjekjet për të vënë në binarë arkën e shtetit janë përballur me sfida të tilla si një borxh publik në rritje, politika joadekuate dhe prioritizimin e shpenzimeve dhe një paragjykim i vazhdueshëm në parashikimet optimiste të rritjes së PBB-së.
Raporti i progresit thotë se, Ministria e Financave nuk mundi të përmbushë detyrimin kohor për ndryshime në ligjin organik të buxhetit brenda vitit 2015.
Reduktimi i borxhit publik gjatë periudhës afatmesme kërkon zotim politik për të mbështetur konsolidimin fiskal, prandaj rivendosja e kufijve për borxhin në ligj, në gjysmën e parë të 2016 paraqet emergjencë.
Strategjitë sektoriale nuk janë të lidhura tërësisht me parashikimet afatmesme dhe jo gjithmonë japin informacion të plotë në lidhje me kostot e plota dhe burimeve të financimit shtesë.
Raporti i monitorimit vë në dukje se ende nuk ka veprime konkrete për forcimin e kapaciteteve të administratës publike të cilat të mund të vlerësojnë kthimin social-ekonomik të projekteve të investimeve kapitale. Procesi ka shumë të meta nga vlerësimi pamjaftueshëm i projekteve dhe vendimeve të fragmentuara financimit.
Gjithashtu për shkak të vonesave në blerjen e programeve, aktivitetet e planifikuara të tilla mbi monitorimin e borxhit dhe investimeve kapitale ende nuk kanë nisur.
Monitorimi vë në dukje se duhet përmirësuar efikasiteti i Departamenteve Hetimore në Tatime dhe Dogana