Rikthimi i represionit

Nga Barbara Unmüssig- Presidente e Fondacionit Heinrich Böll, 13 maj 2016

demonstration_and_police

Qeveritë në mbarë botën po hedhin hapa drakoniane për të shtypur organizatat e shoqërisë civile me masa që variojnë nga ligjet kufizuese dhe ngarkesat burokratike deri tek fushatat e diskreditimit, censura, represioni i drejtpërdrejtë nga agjencitë e inteligjencës apo policia. Cilatdo qofshin qëllimet, qeveritë po përpiqen që të ndërhyjnë në punën e aktivistëve politikë, socialë dhe mjedisorë në një shkallë të paprecedentë që përpara rënies së komunizmit në Evropë një çerek shekulli më parë.

bu-3-2_0Sigurisht, Qeveritë citojnë të gjitha llojet e arsyeve për të justifikuar shtypjen e OJQ-ve dhe grupeve të tjera të shoqërisë civile, si p.sh: shqetësimet mbi sigurinë që mund të lidhen me terrorizmin (për momentin kjo arsye ndodhet në krye të listës). Por e vërteta është se rreziqet e sigurisë – që mund të jenë të vërtetë – nuk janë justifikim për dyshimet që po përdoren si pretekste nga ana e qeverive për heshtjen apo ndalimin e organizatave të pavarura.

Kjo tendencë shqetësuese nuk i ngjan një fenomeni kalimtar, por është një shenjë e ndryshimeve themelore në gjeopolitikën ndërkombëtare. Më e rëndësishme midis këtyre është përforcimi i theksit mbi “sovranitetin” ndër ekonomitë në zhvillim, nga Egjipti në Tajlandë.

Në fakt, si pjesë e dëshirës së tyre këmbëngulëse për të mbrojtur sovranitetin e kombit, qeveritë e vendeve në zhvillim dhe vendeve që kanë nisur rrugën e zhvillimit, tani i shikojnë transfertat monetare nga vendet e pasura për, le të themi, proceset e demokratizimit, me më shumë skepticizëm sesa në vitet 1990. Duke kqyrur një ndihmë të tillë ndaj OJQ-ve vendase si ndërhyje të panevojshme në punët e tyre, një numër i madh qeverish në hemisferën e jugut dëshirojnë të ruajnë ose të rimarrin kontrollin e plotë mbi transfertat që vijnë nga jashtë – veçanërisht nëse ato janë të caktuara për aktorët e shoqërisë civile, të cilët, për shkak të lidhjeve të tyre ndërkombëtare, shihen sikur kanë përçarë besnikëritë.

Si rezultat, transfertat dhe rrjetet e komunikimit midis OJQ-ve kombëtare dhe ndërkombëtare, fondacioneve dhe donatorëve të tjerë të jashtëm, po vihen nën hetim të rreptë nga ana e qeverive. Ligjet që kufizojnë ose ndalojnë dhënien e fondeve për OJQ-të nga burime të jashtme janë ndër instrumentet më të spikatura për të monitoruar apo për të bllokuar punën e këtyre grupeve. Ligje të tilla veprojnë ose janë nën shqyrtim e sipër në më shumë se 50 vende të botës.

Në Rusi, për shembull, 12 OJQ të huaja janë vënë në listën e zezë korrikun e kaluar dhe janë kërcënuar me ndalimin e çdo veprimitarie të mëtejshme në vend. Meqenëse bashkëpunimi me organizatat e huaja paraqet rrezikshmëri të lartëper t’u dënuar me ligj, organizatat ruse të shoqërisë civile kanë humbur aksesin e financave jetësore. Në fillim të shkurtit, pas një debati të ashpër, Parlamenti në Izrael (Knesset) e kaloi që në leximin e parë një ligj që përcakton se OJQ-të që marrin më shumë se gjysmën e buxhetit të tyre nga institucione publike të huaja, duhet të deklarojnë burimet e tyre të financimit.

Qeveritë janë duke ushtruar presion gjithashtu edhe mbi lëvizjet popullore sociale. Në vitet e fundit, protestat në shkallë lokale – që kundërshtojnë çdo gjë që nga kushtet e mjera të punës e deri tek prerjet e paligjshme të pyjeve, grabitjen e tokës apo projekteve të infrastruktures që dëmtojnë mjedisin ose cënojnë shoqërinë. Në sajë të teknologjisë digjitale që i mundëson protestuesve lokalë të ndërveprojnë në rrjete politike dhe të sigurojnë një audiencë të gjërë ndërkombëtare, qeveritë gjenden përherë e më tepër nën një presion në rritje për të miratuar kërkesat e demonstruesve.

Por në vend që t’i nënshtrohen presionit popullor, elitat politike dhe ekonomike në shumë raste kanë preferuar t’i ndëshkojnë ato. Për më tepër, ata kanë zbatuar ligje represive ndaj medias, gjë që e rrit më tej kontrollin shtetëror të Internetit, pasi pretendojnë se është e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin, për të luftuar terrorizmin apo për të mbrojtur sovranitetin kombëtar nga ndërhyrjet Perëndimore.

Denoncimi i protestave popullore nuk është tregues domethënës vetëm i regjimeve autokratike. Edhe qeveritë demokratike – si ato në Australi, Kanada dhe Indi – pretendojnë se protestat janë të kontrolluara nga jashtë me qëllim për të diskredituar rezistencën vendase si p.sh. tubacionet e naftës apo minierat e qymyrit që supozohet se gjenerojnë fitime dhe rritje ekonomike. Në të gjitha këto raste, objektivi është i njëjtë: të ruhet pushteti politik dhe / ose të sigurohen interesat ekonomike të atyre që janë në krye.

Nuk ka asgjë të re rreth sundimtarëve qe përndjekin individët që luftojnë për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, sundimin e ligjit, të drejtat e LGBT-ve dhe politikat ekonomike me orientim social ose ekologjik. Aktorët e shoqërisë civile mund dhe duhet të bëjnë qeveritë e tyre përkatëse të mos ndihen të qeta. Ata janë vëzhguesit e politikës zyrtare, që tërheqin vëmendjen për zhvillime anormale, duke filluar dhe fokusuar debatin publik si dhe duke ofruar alternativa politike dhe sociale. OJQ-të vazhdojnë të thirren në proceset politike shumëpalëshe për të ndihmuar zbatimin e Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm ose të garantojnë rezultatet e marrëveshjes së Parisit mbi klimën.

Çështja për pakësimin dhe mbylljen e hapësirave për shoqërinë civile duhet të shtohet në axhendën e parlamenteve kombëtare, organizatave shumëpalëshe si dhe proceseve ndërkombëtare të negocimit. Liria e mendimit, shoqatat dhe asambletë janë thelbi i demokracisë. Përpjekjet për të kufizuar liri të tilla duhet të konsiderohen si një sfidë për të gjitha qeveritë demokratike dhe për bashkëpunimin global – prandaj ato duhen ndaluar.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi