Bie borxhi publik në raport me PBB-në. Por huatë rriten

Sipas TCH, 4 maj 2016

1462367085vlcsnap-2016-05-04-15h03m59s138_1462367725-7868875

Borxhi publik i Shqipërisë arriti në 7.6 miliardë euro në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Ministrisë së Financave.

Sipas shifrave, gjatë 3 muajve të parë, borxhi shtetëror është zgjeruar me 120 milionë euro. Por, edhe pse është rritur në vlerë absolute, pesha e tij ndaj prodhimit kombëtar, që është edhe treguesi më i rëndësishëm, ka ardhur në ulje.

Sipas Ministrisë së Financave, nga 72.2 për qind e prodhimit kombëtar që ishte në fund të vitit të kaluar, borxhi shtetëror u ul në 69.28 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Rënia me tri pikë përqindjeje është rezultat i dy faktorëve: huamarrjes me ritme më të ngadalta të qeverisë dhe zgjerimit të prodhimit kombëtar.

Megjithatë, rënia me tri pikë përqindjeje e borxhit publik është provizore, pasi shifra vjetore pritet të jetë më e ulët. Qeveria parashikon që ulja të jetë më e vogël deri në fund të vitit.

Më konkretisht, sipas parashikimeve në buxhet, treguesi i borxhit pritet të ulet këtë vit në 70.9 për qind e prodhimit kombëtar, nga 72.2 për qind që ishte vitin e kaluar.

Pas vitit 2010, borxhi publik i vendit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Viti 2016 pritet të jetë viti i parë, gjatë të cilit treguesi i borxhit të ulet, sipas parashikimeve në buxhet dhe angazhimeve që qeveria ka marrë para Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi