Rama: Dëgjova fjalë të shkëlqyera nga Obama, reforma prioritet absolut

Sipas medias, 14 prill 2016

obi

Ka përfunduar pas 50 minutash takimi mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit amerikan Barak Obama. Duke folur për Zërin e Amerikës, Rama ka zbardhur takimin mes tij dhe Biden-Obama, ndërsa theksoi se mbështetja e SHBA-ve për Shqipërinë është e garantuar.

“Ishte një atmosferë shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë, për përpjekjet tona dhe sigurisht ndamë sëbashku bindjen se ky është një partneritet që do të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në rajon. Morëm përgëzime dhe inklkurajim të madh. Dinamika e politikës tonë të jashtme ka sjellë një rritje shumë të ndjeshme të vendit tonë në sytë e partnerëve. Ky është një fakt edhe për Shtëpinë e Bardhë” – tha Rama.

Sipas tij, Presidenti amerikan u interesuar me shumë dëshirë dhe entuziazëm në lidhje me idëne e futjes në shkolla.

“Obama u interesua për mundësinë për të njohur fenë dhe për t’i dhënë të rinjve instrumentin e domosdoshëm për të mos rënë pre e propagandës ekstreme. Qoftë të ekstremizmit islamik, qoftë edhe të ekstremizmit politik edhe në demokracitë e zhvilluara” – tha kryeministri shqiptar.

Gjithashtu folëm për reformën në drejtësi, të cilën Shtëpia e Bardhe e sheh tepër të rëndësishme dhe e mbështet fuqimisht.

Referuar premtimit ndaj Kerryt se reforma do të miratohej në pranverë, Rama tha se do t’i vinte keq të merrej me opozitën shqiptare në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

“Reforma mund të ishte miratuar sepse gjithçka është gati. Ka pasur shumë stimulime, si ato të njerëzve që marrin raport falso për të mos shkuar në punë. Jam besimplotë që reforma do të kalojë dhe secila palë ka kuptuar thelbin. Kush pengon reformën, hynë në telashe të mëdha kryesisht me Shqipërinë” – tha Rama.

Duke ironizuar qëndrimin e tij ndaj Donald Trump, Rama tha se mes Bashës dhe kandidatit demokrat, do të zgjidhte Lulzim Bashën.

***

Takimi në dhomën ‘Ruzvelt’ të Shtëpisë së Bardhë, mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Barak Obama mësohet të ketë nisur sikurse ishte parashikuar në orën 17:50 (sipas orës së Shqipërisë).

Në takimin bilateral të pranishëm janë Rama, Obama dhe zv.presidenti Biden.

Ndërkohë, mësohet se në përfundimt të bisedimeve do të ketë edhe një foto të përbashkët të Ramës dhe presientit të SHBA-ve. Në nisje të këtij takimi, Rama dha edhe një intervistë të shkurtër për Zërin e Amerikës ku komentoi vizitën e tij dhe shqetësimet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

***

“Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shume speciale”, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Duke folur për takimin në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Obama dhe Zv/Presidentin Bajden, Rama tha se vizita përbën një vlerësim të posaçëm që i bëhet marrëdhënies dypalëshe.

“Vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën një vlerësim të posaçëm për këtë fazë, që vendi po kalon dhe rolin e Shqipërisë në rajon. Takimi me Obamën dhe zv/Presidentin Bajden konfirmon marrëdhëniet e rëndësishme me SHBA-në”, tha Rama.

“Kjo vizitë është që është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Eshtë një kulmim që nuk ndodh çdo ditë, pasi vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke e vënë theksin në ato pika që janë më rëndësi të përbashkët strategjike. Pra unë marr si një moment të një rëndësie të veçantë për vendin tonë, pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.” – tha kryeministri i vendit.

I pyetur për luftën ndaj ekstremizmit, Kryeministri Rama tha se është një problem më i gjerë se Shqipëria dhe vetë rajoni. “Nuk është një zgjidhje e një problem i një vendi të vetëm. Ekstremizmi prek këdo dhe ne, së bashku me vendet e rajonit dhe BE duhet të përballemi si një trup me këtë fenomen”, tha Rama.

Gazetarja e VOA, i kujtoi Kryeministrit Rama, se Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë sërish theksin tek korrupsioni dhe pandëshkueshmëria. Lidhur me këtë, Kreu i Ekzekutivit tha se nuk është magjistar për të eliminuar këtë problematik, por shtoi se qeveria po punon çdo ditë për të luftuar këtë fenomen.

“Raporti është një raport pozitiv. Korrupsioni është një problem që po përballemi përditë dhe nëse do ishte fshirë nga raporti do kishim të bënim me një magji, që si takon jetës konkrete. Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë magji, por të modernizojmë funksionimin e shtetit, që sjell ulje të korrupsionit. Pandëshkueshmëria, vijoi Rama, vjen si rezultat i mungesës së një sistemi drejtësie të arsyeshme dhe kjo na ka çuar që ne të bëjmë çdo gjë për të bërë një reformë rrënjësore në drejtësi. SHBA na ka mbështetur në këtë drejtim dhe po përpiqet së bashku me ne, që kjo reformë të arrihet”,përfundoi intervistën e tij, kryeministri Edi Rama.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi