BERZH “Si mund të përparojnë vendet e Ballkanit Perëndimor”
BERZH, janar 2016
Sa të konkurueshëm janë vendet e Ballkanit Perëndimor në raport me vendet e BE-së? Cfarë ofron ky rajon për investitorët? Cilat janë sfidat afatgjata dhe rreziqet? Analiza e BERZH “Si mund të përparojnë vendet e Ballkanit Perëndimor”, analizon avantazhet e rajonit për investitorët, drejtimet për rritjen ekonomike dhe sfidat e rreziqet.
Vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia – të gjitha aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ata përballen me një sfidë të madhe të konvergjencës në drejtim të standardeve të jetesës. Arsyeja kryesore e këtij niveli të ulët prosperiteti qëndron në dështimin e vazhdueshëm ndër vite të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të qenë konkurruese, që do të thotë se ato nuk kanë faktorët e duhur dhe institucionet e nevojshme për nivele të larta dhe afatgjata të produktivitetit. Çështja kryesore është nëse vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ngushtojnë hendekun në dekadën e ardhshme dhe, nëse po, çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë.
Kërkesa jetike për të kapur hapin me pjesën tjetër të Bashkimit Europian është një nxitje për investime në rajon. Ballkani Perëndimor ka një numër karakteristikash tërheqëse për investitorët. Perspektiva afatgjatë e BE-së është një plus i madh dhe një cilësi unike e rajonit në krahasim me tregjet e tjera në zhvillim, si dhe ndihmon për të orientuar reformat e tregut drejt standarteve evropiane. Stabiliteti makroekonomik i fortë, vendodhja strategjike gjeografike, ekonomitë ndryshme, regjimet e favorshme tatimore dhe të kostos së ulët financiare të njësive të punës, të kombinuara me një popullsi relativisht të mirë-arsimuar, janë atribute të përbashkëta anembanë rajonit.
Në të ardhmen, burimet e rritjes do të përfshijnë integrimin e tregut, brenda rajonit dhe me pjesën tjetër të botës, shfrytëzimin e burimeve energjetike të rajonit, përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe inovacionit teknologjik. Megjithatë, sfidat afatgjata mbeten: mundësia e një ngadalësimi në reforma, rreziqet që vijnë nga paqëndrueshmëria financiare, tendencat negative demografike dhe ndryshimet klimatike. Qeveritë në rajon mbeten të angazhuara për të kryer reformat dhe bashkëpunimin rajonal. Kësisoj këto sfida nëse nuk mund të kapercehen, mund të zbuten.
Studimin e plotë mund t’a lexoni këtu