Tre skenarët e qeverisë për rritjen ekonomike
Sipas Monitor, 18 shkurt 2016
Qeveria ka ndërtuar tre skenarë ku supozohet rritja reale ekonomike në tre vitet në vijim. Programi ekonomik dhe fiskal i qeverisë për vitet 2016-2018, sipas skenarit bazë qeveria pret një rritje 3.4% në vitin 2016, 3.9% në vitin 2017 dhe 4.2% në vitin 2018.
Sipas skenarit optimist qeveria pret një rritje 4.4% në vitin 2016, 4.9% në vitin 2017 dhe 4.5% në vitin 2018. Ndërsa më skenarin pesimist rritja për vitin 2016,rritja nuk pritet më shumë se 1 % në vitin 2017 jo më shumë se, 2.2% dhe për vitin 2018, jo më shumë se 3%.
Sipas analizës së qeverisë skenari bazë vlerësohet të ketë një shans relativ më të lartë për t‟u materializuar. Megjithatë parashikimi i skenarëve alternativë, duke supozuar se një pjesë e arsyeshme e rreziqeve të ndryshme që rrethojnë skenarin bazë mund të materializohen , janë një komponent i rëndësishëm i planifikimit të financave publike.
Me qëllim ngritjen e cilësisë së planifikimit, për të pasur një menaxhim më efikas të fondeve publike në çdo situatë që ka një probabilitet të caktuar që të ndodhë, janë paraqitur shkurtimisht dy skenarë alternativë, veçanërisht një “pesimist” dhe një “optimist”. Dokumenti i qeverisë shpjegon se, secili prej skenarëve alternativë supozon një grup rreziqesh negative (në rast të një skenari “pesimist”) ose pozitiv (në rastin “optimist”) do të materializohen.
Ky grup i rreziqeve supozon devijime nga parashikimet përkatëse të skenarit bazë për disa indikatorë bazë makroekonomikë, duke përfshirë kreditimin në ekonomi, performancën e ekonomisë së Eurozonës me efekte të njëpasnjëshme mbi eksportet e mallrave dhe shërbimeve, për remitancat, në qarkullimin e kapitalit të huaj, si dhe kursit të këmbimit, masat e ndikimeve gjithëpërfshirëse dhe ritmin e politikave të planifikuara të reformave strukturore për periudhën afatmesme dhe në vazhdim etj.