Kreditimi i bujqësisë, BERZH: Nëse kërkohen, gati qindra milionë euro

Sipas TCH, 17 shkurt 206

sylvia_gansser_potts

Drejtoresha e BERZH-it për Europën Juglindore dhe Qendrore është e bindur se, fondi i garancisë për bujqësinë do të çlirojë qindra milionë euro kredi për fermerët.

“Bujqesia është një sektor me potenciale të mëdha dhe qeveria është shumë e interesuar, që ky program të funksionojë. Ne do ta nisim dhe do të shohim sesa kërkesë ka nga kompanitë. Nëse skema funksionon, masa e financimit do të rritet në disa qindra milionë euro, për të përballuar të gjithë kërkesën. Ky është një program, që do të zgjasë, por ne jemi të sigurtë se, ai do të shndërrohet në një skemë masive financimi”, tha Sylvia Ganser-Potts, drejtoreshë e BERZH-it për Europën Juglindore e Qendrore.

Në janar, Qeveria dhe BERZH ranë dakord të vendosin 75 milionë euro si garanci, për kreditë që bankat private japin për fermerët.

“Kjo është një skemë inovative, që do të shërbejë si pilot edhe për vendet e tjera. Paketa nuk siguron vetëm financime. Paratë janë të rëndësishme, sigurisht, por veç tyre ne po sigurojmë edhe konsulencë, si për bankat, ashtu dhe për fermerët. Skema do të jetë fleksibël. Nëse diçka nuk shkon siç duhet, programi do të ndryshohet deri sa të funksionojë”, tha më tej Ganser-Potts.

Përmes fondit, Qeveria dhe BERZH u kompensojnë bankave 50 për qind të humbjeve, për kreditë që nuk kthehen.

“Ne jemi tani në diskutime shumë aktive me bankat dhe institucoionet e tjera financiare. Skema do të sigurojë kredi, si në shuma të mëdha, ashtu dhe më të vogla për bizneset familjare. Ne jemi shumë të bindur se, kreditë e para do të disbursohen që në prill”, deklaroi Sylvia Ganser-Potts.

Aktualisht, kredia e dhënë për bujqësinë është më pak se 50 milionë dollarë. BERZH dhe Qeveria synojnë që, përmes garancisë, kredia për fermerët të shumëfishohet, duke mundësuar investime të reja dhe rritjen e prodhimit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi