Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në Tiranë

Sipas mediave, 14 shkurt 2016

john-kerry-rama-1

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi sot në Tiranë, një vizitë e konsideruar mjaft e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Avioni i sekretarit John Kerry ka mbërritur në Rinas rreth orës 09:45, 45 minuta me vonesë, ndërsa në aeroport u prit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Presidenti Nishani ishte i pari zyrtar shqiptar që takoi sekretarin John Kerry, një gjest i konsideruar i pazakontë nga pikëpamja protokollare. Biseda mes tyre u zhvillua në një ambient të pazakontë, në fund të shkallëve të avionit. Sipas zyrës së Kreut shqiptar të Shtetit, “presidenti Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Biseda me presidentin zgjati katër minuta dhe më pas sekretari Kerry mbërriti në Kryeministri, ku u prit nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Në përfundim të takimit, kryeministri Rama dhe sekretari amerikan i shtetit dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Zoti Kerry takoi edhe me liderin e PD-së Lulzim Basha dhe më pas do ta mbylle vizitën me nje takim me te rinj të shoqërisë civile në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Kerry: Reforma në Drejtësi hap inkurajues, në emër të Obamës, keni mbështetjen e SHBA
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në vizitën e tij të parë në Shqipëri inkurajoi klasën politike shqiptare të përmbyllë paketën me ligje mbi Reformën në Drejtësi duke garantuar se në krah kanë vetë Presidentin e SHBA-ve, z Barack Obama. Por, sekretari Amerikan u shpreh se ka të qarta sfidat që paraqiten për të realizuar Reformën në Drejtësi. Duke treguar dhe shembull Masacuestin, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se eshte e vështirë të kapësh ata që jetojnë të lumtur me mosndëshkimin. E megjithate, Kerry shprehu bindjen se udheheqja shqiptare do ia dale.

“Gjatë takimit të sotëm shqyrtuam përparimin që Shqipëria ka bërë, në mënyrë që të ndërmarrë gjithë përgjegjësitë për të bërë gjëra që ajo dëshiron të bëjë dhe ka rrugë për të bërë, në mënyrë që të integrohet në institucionet Atlantike. Prova është shumë e qartë se Shqipëria është duke lëvizur dhe ju jeni në rrugën e duhur, kam besimin mbi legjislacionin që ka në thelb luftën kundër korrupsionit, jam i impresionuar që reformat kanë marrë rrugë. Reforma e kriminelëve në sistemin politik, ky hap është domethënës dhe inkurajues, jam inkurajuar nga Paketa e Reformës në drejtësi dhe që ndihmon gjyqësorin dhe godet korrupsionin. Kjo është ajo që udhëheqja ka ndërmarrë, dhe po punojnë shumë dhe jam i bindur për këtë dhe kjo kërkon mbështetjen e cdo shqiptari. SHBA janë të gatshme dhe e konfirmoj këtë dhe ne emër të Obamës ne jemi këtu jam këtu ta konfirmoj këtë. Por vetëm në fund vetëm shqiptarët mund të votojnë ligjet, dhe këtë e kam ndarë me kryeministrin. I tregova shembullin Masachuestit. E di këtë nga përvoja vetjake. E di që është e vështirë të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre, duke u përfshirë në një formë të aktivitetit korruptiv apo një formë tjetër jam i bindur që kryeministri dhe qeveria është e angazhuar për një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë do e cojë drejt Europës dhe pjesën tjetër të botës”.

Kerry theksoi se e ka shumë të qartë sesa punë duhet që të ndërtosh demokracinë në një vend. Por, sic tha ai, më e rëndësishme është që cdo qeveri të trajtojë shqetësimet e popullit, dhe që të gjithë të trajtohen me drejtësi. Kerry apeloi që gjyqtarët e prokurorët duhet t’u përmbahen rregullave.
“Në këtë pikë, ai populli i këtij vendi e di shumë mirë dhe do që të jetojë në një vend ku është sundimi i ligjeve, gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen rregullave, dhe të gjithë të trajtohen me drejtësi pavarësisht se cila parti është në qeveri.
Shqipëria ka bërë përparim, por është një punë e madhe, nuk është e lehtë të ndërtosh demokracinë. Është rrugë e gjatë e mundimshme. Dhe sinqerisht puna nuk mbyllet akoma. Dhe ne kemi setin tona të sfidave por gjëja më e rëndësishme është të flitet hapur.
Duhet të punosh në një mënyrë që të trajtohen shqetësimet e popullit. Ka bërë përparime Shqipëria për të arritur më shumë, mund të mbështetet tek SHBA”.

Kerry e mbylli fjalimin me një premtim për një vizitë tjetër të ardhshme në Shqipëri. E di sa shqiptarë më kanë thënë shko në Shqipëri vizitoje. E dini ju miq shqiptarë këtu sesa sa miq keni atje ju në SHBA? Por ju premtoj se do kthehem dhe ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe dashamirëse”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi