Koncesionet, si qeveritë i dhanë të drejtë vetes me ligj të “shesin” gjithçka

Sipas Monitor, 9 shkurt 2016

public-private

Qysh në vitin 2013 kur ish qeveria Berisha miratoi ligjin e parë për koncesionet me Partneritet Publik-Privat (PPP) dhe me ndryshimet që u bënë nga qeveria Rama në vitin 2014, është vendosur që kjo formë ende eksperimentale në Europë të shtrihet gjerësisht në të gjithë sektorët e ekonomisë duke përfshirë asetet dhe shërbimet.
Neni 4 i ligjit, “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” përcakton fushat ku do të zbatohet, PPP-ja, të cilat përfshijnë pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Fusha e zbatimit të koncesioneve/partneriteteve publike private sipas ligjin përfshin:
1. Koncesionet/partneritetet publike private mund të jepen për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve për sektorët dhe qëllimet e mëposhtme:
a) transport (sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, parkimin, transportin publik);
b) prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje; c) prodhim dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave;
ç) menaxhim i mbeturinave, duke përfshirë mbledhjen, trajtimin, transferimin dhe depozitimin e tyre; d) telekomunikacion;
dh) shkencë dhe arsim; e) turizëm, argëtim dhe hoteleri; ë) kulturë dhe sport; f) shëndetësi; g) shërbime sociale;
gj) burgje dhe infrastrukturë gjyqësore;
h) rehabilitim i tokës dhe pyjeve;
i) parqe industriale, miniera dhe infrastrukturë të ngjashme për mbështetjen e biznesit;
j) strehim;
k) godina të administratës publike, teknologji e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave; l) shpërndarje e gazit natyror; ll) rehabilitim dhe zhvillim urban dhe suburban. m) ndriçimi publik në territorin e njësive administrative vendore , bujqësia.
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrive të linjës apo propozime që këto i marrin nga autoritete të njësive të qeverisjes vendore apo të organeve qendrore të politikës së koncesioneve/partneriteteve publike private, vendos për koncesionet/partneritetet publike private që zbatohen në sektorë të tjerë.
Në raste të veçanta, Këshilli i Ministrave mund të ofrojë koncesione për operatorët ekonomikë, vendas apo ndërkombëtarë, me çmimin simbolik 1 euro.

Koncesionet PPP, ja për çfarë nuk jepet

-Kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit;
-Për blerjen ose marrjen me qira, me çfarëdo mjetesh financiare, të pasurisë së paluajtshme ose të të drejtave të lidhura me to. Megjithatë, kontratat e shërbimeve financiare, të nënshkruara në të njëjtën kohë para ose pas kontratës së blerjes ose të qirasë, në çfarëdo forme, i nënshtrohen këtij ligji;
-Për blerjen, zhvillimin, prodhimin ose bashkëprodhimin e materialeve të programit apo reklamave të destinuara për transmetim nga transmetuesit ose për publikimin në media dhe kontratat për kohën e transmetimit;
-Për koncesionet, të cilat u nënshtrohen rregullave të ndryshme dhe që jepen në përputhje me rregullat procedurale të veçanta të organizatave ndërkombëtare;
– Për shërbimet e arbitrazhit dhe të pajtimit;
-Për shërbimet financiare, në lidhje me nxjerrjen, shitjen, blerjen, apo transferimin e titujve ose instrumenteve të tjera financiare, në mënyre të veçantë, transaksionet nga autoritetet kontraktuese për të mbledhur para ose kapital;
– Për të gjitha shërbimet e përmendura në procedurat për dhënien e kontratave sektoriale në ligjin e prokurimit publik;
-Për shërbimet e transportit ajror;
-Për koncesione/partneritete publike private që u nënshtrohen rregullave të ndryshme dhe që janë dhënë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i ka lidhur me një ose disa shtete të tjera, të nënshkruara në pajtim me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian dhe që përfshijnë punë, mallra apo shërbime të destinuara për zbatimin e përbashkët ose përdorimin e projekteve nga ana e vendeve nënshkruese;
-Për koncesionin/partneritetin publik privat, në atë masë që ky ligj bie ndesh me një detyrim të shtetit, që është në bazë ose që rrjedh prej një marrëveshjeje me një ose më shumë shtete të tjera a me një organizëm ndërkombëtar, mbizotërojnë dispozitat e kësaj marrëveshjeje. Në të gjitha aspektet e tjera, procedurat dhe parimet e dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat rregullohen me këtë ligj;
-Për koncesionet e shërbimit publik që një autoritet kontraktues ia ka dhënë një autoriteti tjetër kontraktues ose një shoqate të autoriteteve kontraktuese, në bazë të një të drejte ekskluzive që ata gëzojnë, sipas legjislacionit në fuqi;
-Për ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2013 “Për burimet e rinovueshme të energjisë”, përveç hidrocentraleve me kapacitet të instaluar mbi 2 MË.
-Për koncensionet e punëve publike për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të vecantë për infrastrukturën rrugore të vendit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi