BB: Korrupsioni dhe ligji selektiv, frenojnë ekonominë

Sipas Mapo, 24 janar 2016

Banka-Boterore-2Banka Botërore deklaroi se ekonomia shqiptare po frenohet nga klima e vështirë e biznesit, korrupsioni masiv në sektorin publik dhe zbatimi selektiv i ligjit. Në një raport të publikuar vetëm pak ditë më parë, i cili analizon me hollësi ekonominë shqiptare, Banka vëren se pavarësisht përmirësimeve barra rregullatore mbi biznesin mbetet e madhe duke u pasqyruar, sipas saj, në ambientin mediokër të investimeve.

“Të përballesh me lejet e ndërtimit, inspektimet dhe regjistrimin e pronës në Shqipëri është shumë më e kushtueshme se sa në vendet e tjera të rajonit”,- thuhet në raport.

Por përveç kësaj, bizneset shqiptare goditen edhe nga korrupsioni i zyrtarëve.

“Bizneset dhe sipërmarrësit ankohen për zbatim selektiv të ligjit dhe burokraci të rënduar”- thotë Banka Botërore. Sipas saj, këta faktorë paraqesin pengesa serioze për biznesin dhe investimet.

Për këtë qëllim BB vëren se është e domosdoshme përmirësimi i klimës së biznesit, i cili do të ndihmojë në uljen e korrupsionit dhe informalitetit. Shqipëria mbetet në 30% të vendeve me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë duke u renditur shumë më keq se sa vendet fqinje të rajonit.

Klima e biznesit

Vitin e kaluar renditja e Shqipërisë në klimën botërore të biznesit u përkeqësua me 35 vende, një nga rëniet më të mëdha historike. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është aktualisht vendi i vetëm në Europë që ka një klimë biznesi më të përkeqësuar se sa në vitin 2011, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë reformuar ekonomitë e tyre duke e bërë më të lehtë të bërit biznes.

Rëndimi i klimës së biznesit i shoqëruar dhe me krizën e gjatë ekonomike ka rrudhur investimet në ekonomi. Sipas të dhënave zyrtare të FMN, nivelet 36% e Prodhimit Kombëtar që ishin në vitin 2010 aktualisht investimet totale në ekonominë shqiptare kanë rënë në rreth 26% e PBB.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi