PS, LSI, PD, sejcila me variant të veçantë

Sipas mediave, 15 janar 2016

Komisioni

Pas më shumë se 3 orë diskutimi, Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, vendosi unanimisht që bashkangjitur draftit të ekspertëve të nivelit të lartë, të dorëzojë në Venecia edhe vërejtjet e Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Komisioni i Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, pas rreth 3 orësh diskutime vendosi që t’i dërgojë Komisionit të Venecias draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, por dua ia bashkëngjitur propozimet e LSI­-së dhe Partisë Demokratike.

Për këtë pjesë, Komisioni i Posaçëm do të mblidhet sërish të hënën.

Në fund do të jetë Venecia ajo që do të ndajë përfundimisht se cilat nene të secilit prej tre varianteve do të marrë parasysh.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Komisionit shprehën qëndrimin e tyre lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët për Reformën në Drejtësi. Duke folur si përfaqësues i opozitës, deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, tha se për këtë draft nuk u ndoqën rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Halimi tha se ekspertëve duhet t’u caktohet nga Komisioni i Posaçëm detyra që kanë, dhe të hartojnë draftin bashkë, ekspertë të opozitës dhe mazhorancës, sipas rekomandimeve të Venecias.

Deputeti i PD tha se opozita nuk ka shprehur kundërshti lidhur me hartimin e mekanizmave që luftojnë korrupsionin tek zyrtarët e lart dhe gjyqtarët. Sipas tij, pika kryesore ku nuk ka dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës, është mënyra e votimit me 3/5 apo 2/3.

Në emër të LSI­-së, deputeti Spartak Braho këmbënguli tek konsensusi, duke theksuar se kush i largohet dialogut dhe konsensusit nuk përfill opinionin e Venecias. Braho mbështeti draftin e paraqitur, por pranoi se forca që përfaqëson ka rezerva për të.

Ky draft do të jetë i vetmi dokument që do të kalojë në komision, ndonëse në media u bë publik dhe një tjetër draft i Ministrisë së Drejtësisë, për të cilin ekspertët e lartë thanë se e kanë përfshirë në projektin e tyre final.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese, e rishikuar mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, nuk u pranua nga opozita, për shkak të qëndrimeve të kundërta lidhur me shumicën në votimin e drejtuesve të institucioneve të larta të drejtësisë.

Drafti i ekspertëve parashikon votimin me shumicë të cilësuar (3/5), ndërsa ekspertët e PD-së i qëndrojnë variantit për shumicë kushtetuese 2/3-a. Sipas tyre vota me 3/5 ‘çimenton kapjen e sistemit të drejtësisë’

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi