Asetet në pronë të qeverisë 352 mld lekë, sa 75% e borxhit të jashtëm
Sipas ministrisë së Financave, botuar në Mapo, 15 janar 2016
Vlera neto e aseteve të qëndrueshme në pronësi të qeverisë së Shqipërisë ka shënuar në vitin 2014 një vlerë prej 352 miliardë lekësh. Sipas ministrisë së Financave kjo e dhënë u përllogarit për llogari të Institutit Europian të Statistikës (EUROSTAT) në përmbushje të detyrimeve të anëtarësimit ne BE dhe u përdor edhe nga INSTAT për kalkulimin e aseteve të qëndrueshme.
Duke supozuar një moment se Shqipëria do të humbiste aftësinë e saj për të shlyer borxhin e jashtëm (si rasti i Greqisë vitin e kaluar) vlera e asetëve në pronësi të saj është vetëm 75 % e detyrimit.
Në fund të nëntëmujorit 2015 stoku i borxhit të jashtëm të Shqipërisë arriti në 466,6 miliardë lekë, ndaj asetët e qeverisë së Shqipërisë jo vetëm që nuk e mbulojnë me kolateral këtë vlerë, por janë të paktën 25% poshtë tij.
Vlerën më të madhe e zënë asetet e trupëzuara me 431 miliardë lekë bruto, ku përfshihen pronat shtetërore të tilla, si tokë, pyje, kullota, ndërtime, rrugë, vepra publike, etj. Vlerën më të madhe në këto asete e zënë rrugët, veprat ujore dhe rrjetet përkatëse me 168 miliardë lekë. Të dytat për nga vlera në pronat e qeverisë vijnë ndërtimet (objekte në pronësi publike) që llogariten 128 miliardë lekë.
Tokat trojet dhe terrenit në pronësi publike vlerësohen 15 miliardë lekë, ndërsa pyjet, kullotat dhe plantacionet 1.7 miliardë lekë. instalimet teknike, makineri, pajisje, vegla pune janë vlerësuar me 53 miliardë lekë ndërsa rezervat shtetërore me 198 milionë lekë. Por ndërkohë në inventarin e pasurive të qeverisë janë edhe 358 milionë lekë asete të dëmtuara.
Ndërsa asetët patrupëzuara të tilla si studimet, projektimet dhe licencat kanë një vlerë shumë të vogël pak më shumë se 5 miliardë lekë. Në këtë zë vlera më madhe prej 4.1 miliardë lekës i takon studimeve dhe projektimeve, ndërsa vlera koncesioneve dhe patentave dhe licencave dhe vlera e studimeve dhe projektimeve llogaritet 1.1 miliardë lekë.
Në vitin 2014 amortizimi i këtyre asetëve shënoi nj vlerë prej 84.6 miliardë lekësh. Ku vlera më e madhe i takon makinerive dhe pajisjeve me 15.6 miliardë lekë dhe amortizimi i ndërtesave me 22 miliardë lekë. Rrugët, urat, rrjetet dhe rezervuarët janë amortizuar me 9 miliardë lekë.
Vlera e aseteve të qëndrueshme të qeverisë së Shqipërisë (lek) 2014
TE PA TRUPEZUARA (NETO) 4.288.855.092
===============================================================
I.A VLERA BRUTO 5.340.633.626
‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐ ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐ ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐
Prime te emisionit dhe rimbursimit te huave 5.750.898
Studime e kerkime 4.173.688.968
Koncesione,patenta, licenca e tjera ngjashme 1.161.193.760
‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐ ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐ ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐
B AMORTIZIMI 1.051.778.534
‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐ ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐ ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐
Amortizimi, prime emisioni reimbursim te huave 971.529
Amortizimi, studime dhe kerkime 653.972.583
Amortizimi, patenta, licence, te tjera 396.834.421
II. TE TRUPEZUARA 347.923.169.459
II.A VLERA BRUTO 431.451.983.477
Toka,troje,terene 15.372.881.995
Pyje,kullota,plantacione 7.758.669.716
Ndertime 128.860.937.096
Rruge,rrjete,vepra ujore 168.787.352.353
Instalime teknike,makineri,paisje,vegla pune 53.926.891.055
Mjete transporti 24.995.125.013
Rezerva shtetërore 198.083.548
Kafshe pune e prodhimi 18.082.803
Inventar ekonomik 28.312.912.300
Aktive te Qend.te trupëzuara te dëmtuara 358.257.526
Caktime 2.862.790.070
AMORTIZIMI 83.528.814.018
Amortizimi, ndërtesa 22.934.406.832
Amortizimi, rruge, ura, rrjete, rezervuare 9.995.183.487
Amortizimi, makineri e pajisje, instrumenta e vegla 15.670.319.711
Amortizimi, mjete trasnsporti 14.146.091.709
Amortizimi, kafshe pune 9.813.134
Amortizimi, inventar ekonomik 20.772.999.143
T O T A L i B R U T O 436.792.617.103
T O T A L i N E T O 352.212.024.551