Forbes: Shqipëria ndër të fundit në rajon në listën e vendeve për të bërë biznes

Sipas Monitor, 4 janar 2016

114606Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin. Shqipëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain. E para në rajon, Maqedonia…

Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015.
Shqpëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.
Më mirë në rajon është Maqedonia, e cila është në vendin e 39. Shteti i vogël fqinj, pa dalje në det dhe pa shumë burime natyrore, vitet e fundit po tregohet mjaft konkurrent në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “rrëmbyer” shumë investitorë potencialë Shqipërisë.
Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria.
Listën e vendeve të rajonit e vazhdon Kroacia, në të 46-n, Mali i Zi në të 49-n, dhe Greqia në të 50-n.
Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnjë Hercegovina, një shtet që njihet për burokracinë e tij, për shkak të problemeve administrative me ndarjen e dy entiteteve.

Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin
Shqipëria renditen në vendin e 99 për korrupsion, 109 për barrën e taksave, e 114 për inovacion dhe 118 për inovacion. Këto janë treguesit ku ka ecurinë më të keqe. Më mirë paraqitet në mbrojtjen e investitorëve, e teta, dhe lirinë tregtare dhe monetare, përkatësisht e 35 dhe 38. Në renditje shënohet me shigjetë të kuqe treguesi i barrierave për biznesin (red tape), që sipas shpjegimit të legjendës nënkupton përkeqësim të dukshëm.
“Sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për licenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsionin endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë dhe infrastrutura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet në raport.
Raporti parashikon se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, që ka kaluar limitin e dikurshëm statutor prej 60% të PBB-së në 2013-n dhe arriti 72% në 2014.

Rankings, Albania
Trade Freedom (liria tregtare) 35
Monetary Freedom (liria monetare) 38
Property Rights (të drejtat e pronësisë) 114
Innovation (Risitë) 118
Technology (Teknologjia) 88
Red Tape (Barrierat për të bërë biznes) 49 (përkeqësim i dukshëm)
Investor Protection (Mbrojtja e investitorëve) 8
Corruption (korrupsioni) 99
Personal Freedom (liria personale) 66
Tax Burden (barra e taksave) 109

Kryeson Danimarka
Gjithsej në listë janë 144 vende. Shteti më i mirë për të bërë biznes renditet Danimarka. “Pavarësisht një ekonomie të ngadaltë, Europa dominon në renditjen vjetore të FORBES të shteteve më të mira për kapitalizëm,” thuhet në raport, duke shtuar se shtetet europiane zënë dy të tretën e 25 vendeve të para në listë.
Shtetet e Bashkuara kanë rënë me katër vende, duke zbritur në të 22-n, si rrjedhojë e lirisë së dobët monetare dhe pengesave burokratike.
Zelanda e Re është në vendin e 2-të, e ndjekur nga Norvegjia, Irlanda dhe Suedia.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi