A është PD një alternativë më e mirë qeverisëse?

Nga Mentor Kikia, botuar në Ballkanweb, 8 dhjetor 2015

protesta-PD-10

Të bësh një protestë, në një vend demokratik, është gjëja më e zakonshme. Ata që duan të dalin në protestë, dalin në protestë, të tjerët merren me jetën e tyre normale, hapin dyqanet, shkojnë në punë, nëse kanë, apo edhe thjeshtë shëtisin. Këtu për një protestë PD ka 2 muaj që organizohet. Kushedi sa energji ka harxhuar, sa kohë i ka marrë medias me njoftimet: Në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor….
Sec ka një mani këtu, që forcën politike e masin në shesh. Ka mbetur mesaduket nga dyelet e “sheshit të burrave”. Për mua kjo vjen së pari nga fakti se nuk jemi shoqëri që protestojmë, nuk dimë, nuk duam, nuk e kemi në gen të reagojmë. Ndaj duhet të përgatitemi 2 muaj për të bërë një gjë krejt të zakonshme. Të dalim një orë në rrugë, të protestojmë për taksat, për shkollat, spitalet, mjedisin, e të tjera probleme.

Por, më shumë se kaq, organizimet e protestave janë reminishenca të revolucioneve, organizimit të turmave përmes të cilave tremben e sulmohen kundërshtarët. Hera e fundit kur turma u përdor si mish për top ishte 21 Janari.

Unë nuk mendoj se opozita mund të behët me protesta. Ose ska pse matet me nurmin e mitingashëve që merren me listë qytet më qytet. Një histori që vazhdon në mënyrë të shëmtuar, nga të gjitha partitë, duke u paguar rrugën dhe një sanduic.

Forca e opozitës, e mbi të gjitha cilësia e saj, nuk varet e nuk matet me numrin e protestuesve, mitingashëve e militantëve. Forca e saj varet nga cfarë do të ofrojë ajo më mirë se qeveria, cfarë alternative do të prodhojë. Unë nuk mund ta votoj një parti nisur nga cilësia e hartimeve patetike që mabhen në podiume, apo edhe nga numri i madh i njerëzve që mbledh në shesh.

Ah, se desh harrova: Nuk mund ta votoj një opozitë që bërtet kundër koprrupsionit, ndërkohë që fatura më rëndë e korrupsinit që po paguajmë sot është ajo e kontratave koncensionare të saj, të para dy viteve, dhënë një kopeje sipërmarrësish të babëzitur që sot i kanë hyrë në poture dhe I lëpijnë prapanicën qeverisë së re, dhe po bëjnë të njëjtën gjë.

Jo, ne nuk duhet të zgjedhim më, të keqen më të vogël mes dy të këqijave. Edhe pse nuk e dimë nëse PD mund të quhet e keqja më e vogël.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi