NATO-ja hyn në oborrin e shtëpisë së Rusisë

Nga Giulia Belardelli, botuar në L’Huffington Post, 2 dhjetor 2015

montenegro

Zemërimi i Moskës për zgjerimin e NATO-s në Mal të Zi shkon përtej shqetësimit të zgjerimit gradual të Aleancës në Ballkan. Për Moskën, një lëvizje gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit nuk është vetëm një vend i vogël prej 700 mijë banorë, por shteti-kopsht i saj, një vend i lidhur me Rusinë me lidhje të rëndësishme ekonomike dhe shpesh të errta. Mali i Zi është gjithashtu një nga destinacionet e pushimeve të preferuara nga rusët. Shteti tjetër ishte Turqia, tani në prishje me Kremlinin për shkak të historisë së avionit rus të rrëzuar në kufirin turko-sirian. Kjo është e mjaftueshme për të fotografuar sindromën e rrethimit që më shumë se kurrë mundon Moskën.

Për Podgoricën, anëtarësimi në NATO është një hap përpara drejt integrimit europian. Një perspektivë që nuk i pëlqen aspak oligarkëve rusë, të cilët me investimet e tyre dhe trafiqet e tyre, kanë qënë vendimtare për bumin ekonomik të vendit në pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Siç shkruan Forbes, rreth një e treta e investimeve direkte në Mal të Zi vjen nga Rusia:

“Investimet ruse në ekonominë e Malit të Zi u rritën nga vetëm 2 milion euro në vitin 2003 në 188 milion euro në vitin 2007, sipas Institutit të Statistikave të Malit të Zi. Kriza globale financiare e vitit 2008 çoi në një rënie të vazhdueshme që zgjati deri në vitin 2011, kur biznesi rus në vend ka injektuar rreth 44 milionë euro. Shumica e fondeve ruse shkojnë në lëndët e para (sidomos alumini), në pasuritë e patundshme dhe industrinë e turizmit.

Rusia, me pak fjalë, është investitori kryesor në Mal të Zi (32% në vitin 2013), i ndjekur nga fqinja Serbia (15.69%), Ukraina (6.56%) dhe Kina (4%). Nga ana tjetër, rruga e eksporteve Malit të Zi është vetëm një: në Perëndim. Në vitin 2014 – gjithmonë referuar Forbes – eksportet në Rusi mbetën në 4 milionë dollarë; thërime krahasuar me 119.2 milionë dollarë të absorbuara nga BE-ja.

Moska e jeton si një tradhti aspiratat evropiane të Malit të Zi. Kohët e fundit, Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç shpesh ka akuzuar Rusinë për nxitje të protestave kundër qeverisë së tij për të mbajtur vendin jashtë NATO-s (një histori e treguar në Ukrainë). Vetë sot Gjukanoviç nuk e fshehu ngazëllimin e tij: “Kjo është dita më e rëndësishme për Malin e Zi pas referendumit të vitit 2006 për pavarësi”, tha Kryeministri, duke shtuar se ftesa për anëtarësim në NATO përfaqëson kurorëzimin “e përpjekjeve të shumta dhe e procesit të gjatë të reformave” të nisura në vitin 2006. Pastaj shtoi se “Mali i Zi bëhet kështu pjesë e klubit ekskluziv të shteteve që identifikohen me vlerat më të larta të qytetërimit modern”.

Moska nuk mund të ketë veçse reagime. Dhe e bëri këtë nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit Dmitri Peskov: “Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes, natyrisht, vetëm mund të çojë në veprime përgjigje nga pala ruse” për arsye sigurie. Në qoftë se Rusia mund të kërcënojë Podgoricën me “ndërprerjen e projekteve të bashkëpunimit me Malin e Zi, duke përfshirë ato në fushën ushtarake”, të paktën në të tashmen nuk mund të bëjë shumë për lheqjen e investimeve të tyre nga një vend që është rritur si kopshti i vet.

Kompanitë ruse kanë qenë protogoniste të privatizimeve të dekadës së fundit në Mal të Zi. Rasti më i zhurmshëm – dhe i diskutueshëm – është ai i Aluminium Plant Podgorica, aseti kryesor i vendit, i blerë në vitin 2005 nga miliarderi rus Oleg Deripaska, një nga njëqind njerëzit më të pasur në botë sipas Forbes. Deripaska në Mal të Zi ka duart të shtrira kudo, duke filluar me resorti për superjahte të quajtur Porto Montenegro: një projekt prej dy milion metra katrore, përfundimi i të cilit është caktuar për vitin 2020. Në ishullin e San Marco rusët e Metropol Group po ndërtojnë një hotel luksoz dhe një kompleks turistik për mbi 300 milionë euro. Një investim i konceptuar posaçërisht për turistët rusë, që vetëm ata përfaqësojnë të paktën 25% të turizmit malazez.

Tani vendimi i NATO-s për të hapur Malin e Zi kërcënon këtë ‘marrëdhënie të veçantë’. Në një kohë kur Moska është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me Ankaranë, Kremlini mund të lexoj këtë lëvizje veçse si një shuplakë Nato, një mënyrë për të ridimensionuar egon ruse të fuqizuar nga roli i planit të parë që Moska në fakt është duke luajtur në Siri. Procesi për hyrjen e Podgoricës në Aleancë nuk do të jetë i menjëhershëm. Ai do të zgjasë mes 12 dhe 18 muaj, me mbylljen e negociatave në fillim të vitit 2017 dhe më pas rreth një vit për ratifikimet, duke shënuar zgjerimin e parë të NATO-s që nga viti 2009, kur hynë Shqipëria dhe Kroacia. Vendimi mbi Malin e Zi “nuk është kundër askush, por është një vendim për të forcuar sigurinë”, theksoi ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni. NATO-ja “nuk përqëndrohet në vetë Rusinë, unë do të thoja se nuk përqëndrohet në Rusi si mbi çdo vend tjetër,” ka komentuar nga ana e tij Sekretari i Shtetit, John Kerry, duke minimizuar. Detaje të padobishme: në Moskë, në këtë rast, NATO nuk është vetëm “zgjeruar në drejtim të lindjes”, por ka futur një këmbë në kopshtin e saj, për më tepër duke injoruar skandalet dhe korrupsionin, që deri më tani e kanë lejuar klasën politike të Malit të Zi të kuptohet aq mirë me oligarkët rusë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi