Sondazhi i Pavarur i Rritjes Vjetore 2016
Raporti iAGS 2016, pregatitur nga AK Wien (Austria), ECLM (Denmark), IMK (Germany), OFCE (France), 1 dhjetor 2015
Ky është sondazhi i katërt i pavarur i rritjes vjetore, një përgjigje përkatëse ndaj sondazhit të Komisionit Evropian për rritjen vjetore.
Rimëkëmbja aktuale e ekonomisë së zonës euro është shumë e ngadaltë për të arritur një kthim të shpejtë drejt punësimit të plotë. Pavarsisht përmirësimit të dukshëm në tregun e punës, kriza është ende në zhvillim të fshehtë, duke rrezikuar braktisjen e “frikës” afatgjatë, apo të një “gdhëndjeje” të strukturës shoqërore të zonës euro. Për më tepër, zona euro ka mbetur mbrapa ekonomive të tjera të zhvilluara dhe pavarsisht performancës relativisht të mirë në aspektin e borxhit publik dhe llogarisë korrente, norma aktuale e investimeve private eshtë duke përgatitur një ulje potenciale të rritjes dhe dëmtim të konkurueshmërisë. Deri më tani, Plani Juncker nuk ka mbajtur premtimin e rritjes së investimeve. Ribalancimi i brendshëm i zonës euro mund të nxisë trysni deflacioniste në qoftë se nuk trajtohet me një rritje të shpejtë të pagave në shtetet me suficit buxhetor. Dështimi i përdorimit të hapsirës fiskale, atje ku është e mundur, do të vazhdojë të rëndojë mbi kërkesën e brendshme. Politika monetare nuk mund të ketë sukses në të ardhmen në shmangien e vlerësimit të mprehtë të euros kundrejt monedhave të partnerëve tanë në tregti. Një vlerësim i tillë i kursit real efektiv të këmbimit të euros do të bllokonte zonën euro në një periudhë të zgjatur stanjacioni dhe inflacioni të ulët, nese jo pikërisht deflacion.
Një mundësi është krijuar nga politika monetare që prej vitit 2012. Menaxhimi i kërkesës aktive me qëllim zvogëlimin e llogarive aktuale të zonës euro kombinuar me ribalancimin e brendshem të zonës euro nevojitet për shmangien e “normalitetit të ri” shqetësues. Fragmentimi financiar duhet limituar dhe kompensuar me nje zvogëlim të spread-it sovran brenda zonës euro. Politikat aktive ndaj rritjes së pabarazisë duhet të plotësojnë këtë qasje. Investimet publike dhe përdorimi i të gjitha levave politike që nxisin tranzicionin drejt një ekonomie me zero karbon janë mënyrat për të stimuluar kërkesën dhe për të respektuar rregullat e arta të stabilitetit të financave publike.
http://www.progressiveeconomy.eu/content/iags-report-2016
Raporti Ekzekutiv: