Suksesi i ligjit të dekriminalizimit peng i vullnetit politik

Nga Fatjona Mejdini , botuar në Reporter.al, 30 nëntor 2015

largea_rama-kuvend1381439959

Edhe pse projektligji që kërkon t’i mbajë kriminelët jashtë parlamentit fitoi mbështetjen e të gjithë spektrit politik, shumë dyshojnë se ai nuk do të mjaftojë për ta pastruar politikën shqiptare nga elementët kriminalë.

Një projektligj i hartuar për të pastruar politikën shqiptare nga njerëz me rekorde kriminale ka marrë konsensusin e te gjithë grupeve politike në vend.

Nëse projektligji kalon ai do t’i ndalojë personat që janë dënuar për krime të rënda që të kandidojnë në zgjedhje ose të emërohen në institucione shtetërore.

Të enjten deputeti Mark Frroku, i cili është burgosur për llogari të autoriteteve Belge të cilët e akuzojnë për vrasje, dha dorëheqjen nga parlamenti duke e përshkruar veten si një ‘viktimë të procesit të dekriminalizimit.”

Kreu i komisionit parlamentar të posaçëm të krijuar për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i tha BIRN që ky ligj do të kishte një ndikim real në skenën politike shqiptare.

“Ligji…përbën zgjidhjen më të mirë për shqetësimin tonë për kriminalizimin e politikës shqiptare. Ky është ligji më i ashpër në të gjithë Europën dhë përmban mekanizmit për të siguruar zbatimin e tij,” ai tha.

Nëse projektligji kalon, deputetët, politikanët, zyrtarët e qeverisë, politikanët vendorë, si dhe policia dhe ushtria, do të jenë subjekt të kontrolleve për të kaluar kriminale.

Për Bylykbashin ky është një shans për opozitën për të kërkuar kontrolle për disa zyrtarë lokalë të cilët i ka identifikuar se kanë pasur të kaluar kriminale.

Megjithatë, Afrim Krasniqi, Drejtori i Institutit për Studime Politike i tha BIRN që festimet për suksesin e mundshëm të projektligjit ngjajnë të parakohshme.

“Njerëzit me të shkruar kriminale nuk janë rastësisht në politikën shqiptare. Janë aty për shkak të marrëveshjeve joformale me liderët politikë dhe dyshoj që këto të fundit e kanë vullnetin me i dhënë fund këtyre marrëveshjeve,” ai tha.

Sipas Krasniqit një nga pengesat kryesore që pengon ndryshimin janë paratë e “pista” mbi të cilat partitë mbështeten për të financuar aktivitetet e tyre.

“Partitë politike shqiptare financohen kryesisht nga burime private që kanë aktivitetet kriminale dhe korrupsion në thelbin e tyre,” ai tha.

“Pasi ky ligj të kalojë elementet kriminalë thjesht do t’i mbështesin subjektet e tyre nga jashtë parlamentit,” Krasniqi paralajmëroi.

Ekspertët gjithashtu besojnë që iniciativa do të ndëshkojë të ashtuquajturit “peshqit e vegjël” ndërkohë që lojtarët e mëdhenj do të vazhdojnë si më parë.

Mero Baze, drejtori i gazetës Tema, u shpreh që ligji ishte thjeshtë një alibi për klasën politike shqiptare, i bërë për të justifikuar një problem që ato e kanë krijuar.

“Liderët e partive përdorën sistemin e centralizuar elektoral në 2009 për të futur në parlament njerëz me një të kaluar kriminale. Tani po e përdorin këtë iniciativë të re me i hequr qafe, edhe pse nuk kanë vullnet për ta bërë,” ai tha.

Baze u shpreh që problemi real i politikës shqiptare ishte kultura e pandëshkueshmërisë e politikanëve dhe zyrtarëve.

“Ne kemi zyrtarë të lartë që nuk janë përballur kurrë me drejtësinë edhe pse janë përballur më akuza të rënda. Pëndëshkueshmëria është lufta e vërtetë,” ai tha.

Disa të tjerë kërkojnë më shumë prova që politikanët janë seriozë për pastrimin e politikës. Skender Minxhozi, kryeredaktor i portalit JavaNews i tha BIRN që ligji i vetëm nuk do ta ndryshonte ambientin politik.

“Ajo që duhet të ndryshojë është kultura politike. Shqipëria ka ligje të mira por dështimi ka ardhur nga mungesa e vullnetit nga politikanët për t’i implementuar ato. Kam frikë se do të bëjnë të njëjtën gjë më këtë ligj,” ai tha.

Minxhozi u shpreh se ligji mund të jetë efektiv në qoftë se do të funksiononte bashkë me Reformën në Drejtësi, e cila është akoma në fazën parapërgatitore.

“Në qoftë se ata [politikanët] lejojnë që vendi te ketë prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, ligji do të jetë një sukses,” ai shtoi.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi