1% e kompanive kryejnë 50% të xhirove

Sipas TCH, publikuar 26 nëntor 2015

fason

Një vrojtim i fundit i Instituti të Statistikave tregon se vetëm 1 për qind e bizneseve në vend kryejnë gati gjysmën e aktivitetit tregtar në ekonomi. Këto janë korporatat e mëdha, kryesisht private, por ndërmjet tyre ka dhe shoqëri publike si OSHEE, KESH apo Albetrol.

Sipas INSTAT në vitin 2014, Shqipëria numëronte 864 ndërmarrje gjithsej me më shumë se 50 të punësuar. Në totalin e numrit të bizneseve aktive, këto ndërmarrje zënë vetëm 1 për qind. Por fuqia e tyre ekonomike është e jashtëzakonshme.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar 864 ndërmarjet më të mëdha të vendit, realizuan 44,5 % të shitjeve totale neto në ekonomi. Instat nuk jep detaje se në çfarë fushash janë të përqëndruara kryesisht këto korporata. Por të ndara sipas aktivitetit, pjesa më e madhe e tyre janë në sektorin e prodhimit.

Të dhënat tregojnë se krahas dominimit absolut të shitjeve, këto biznese janë dhe investitorët më të mëdhenj të ekonomisë. Sipas anketës , vitin e kaluar vetëm 1 për qind e bizneseve të mëdha kryen rreth 64 për qind të totalit të investimeve në ekonomi, përjashto ato që vijnë nga buxheti.

Tendenca e shifrave është e qartë. Ashtu si kudo, edhe në ekonomi ka gjigant. Superstruktura financiare, private apo publike, në të cilat është duke u përqëndruar një pjesë gjithmonë e më e madhe e aktivitetit ekonomik. Në fakt dominimi ekonomik i korporatave është një tendencë globale.

Një raport i Bankës Botërore në vitin 2009 gjeti se ndër 100 entitetet ekonomike më të mëdha të botës, 53 janë shtete, 35 të tjerë janë qytete dhe 13 janë korporata private. Disa gjëra vetëm rriten

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi