Ekonomistët udhëhiqen nga ideologjia apo nga faktet?

Nga Marc Thoma, Fiscal Times, 20 nëntor 2015

9a38f61835e9251798632b528a8ef918Çfarë është më e rëndësishme në përcaktimin e pozicionit politik të ekonomistëve, ideologjia apo dëshmitë faktike? Është ekonomia, siç pohojnë disa, pak më shumë sesa një mjet për t’iu veshur argumenteve ideologjike një pëlhurë shkencore? Kjo sigurisht që ndodh, sidomos në mesin e ekonomistëve të lidhur me think-tanke të ndikuara nga politika – si p.sh Fondacioni “Heritage” që më vjen menjëherë ndër mend. Ekonomistët që punojnë për biznese, kanë ndërkaq prirjen për t’i paraqitur të dhënat faktike, më shumë si një avokat që mbron një pozicion të veçantë, sesa si një shkencëtar që përpiqet të zbulojë sesi funksionon realisht ekonomia. Por çfarë mund të thuhet për ekonomistët akademikë, të cilët mendohet se janë në kërkim të së vërtetës, pa marrë parasysh ndikimet politike? A mund të identifikojmë tek ata të njëjtën shkallë paragjykimi, në kërkimet dhe pozicionet e tyre ndaj politikave ekonomike ? Po e përsëris, se sigurisht që është e mundur të gjenden shembuj kur kjo ka ndodhur. Por pjesa më e madhe e ekonomistëve akademikë duken të gatshëm të braktisin ideologjinë kur provat janë të qarta. Merrni për shembull, çështjen e shumëdebatuar dhe tejet politike, mbi atë sesa shpenzimet mbi reduktimin e deficitit buxhetor, ndihmojnë në stimulimin e një ekonomie në recesion.

Një studim mbi ekonomistët kryesorë nga të dyja partitë politike, arriti në përfundimin se ”për shkak të Rimëkëmbjes amerikane dhe Aktit të Riinvestimeve të vitit 2009, shkalla e papunësisë në SHBA, ishte më e ulët në fund të vitit 2010, sesa do të kishte qenë pa këtë stimul”. Kjo çështje prodhoi një marrëveshje të spikatur me një konsensus prej 97 për qind (vetëm një ekonomist nuk ka dakord). Kur u pyetën nëse shpenzimet i tejkalonin përfitimet, mosmarrëveshjet u rritën në 6 për qind, por edhe në këtë rast një numër i madh ekonomistësh u pajtuan (75 për qind), ose nuk kishin asnjë opinion (19 për qind). Një pyetje mbi përdorimin e rezultatit dinamik, për të vlerësuar propozimet legjislative, një tjetër çështje shumë e diskutueshme politike, u mbështet nga 100 për qind e të anketuarve. Në mënyrë të ngjashme, mbështetja për shpenzimet e infrastrukturës ishte 98 për qind, asnjë mosmarrëveshje, dhe 2 për qind të pasigurt. Trupi gjykues nuk është gjithmonë dakord. Marrim një tjetër çështje me ngarkesë të madhe politike. “Nëse paga minimale federale në SHBA ngrihet gradualisht në 15 dollarë për orë deri në vitin 2020, shkalla e punësimit për punëtorët me paga të ulëta, do të jetë ndjeshëm më e ulët, sesa do të ishte po të rruhet norma aktuale e pagës minimale”. Në këtë rast, 34 për qind janë dakord, 29 për qind janë kundër, dhe 37 për qind shprehen të pasigurt. A e shpjegon dot ideologjia rezultatin e ndryshëm në këtë rast? Ndoshta, por ka një arsye për këtë. Dallimi mbi dakordësinë përgjatë pyetjeve të ndryshme, është i lidhur me forcën e provave empirike. Kur të dhënat faktike janë të forta, të qarta dhe të fuqishme, ekonomistët pranojnë rezultatin, edhe pse ndoshta ka një rezistencë pak më të madhe apo më të vogël, në varësi të prioriteteve ideologjike. Ka pasur disa prova kundërthënëse mbi efektet e shpenzimeve qeveritare, por në pjesën dërrmuese studimet ekonometrike kanë konstatuar se paketa stimuluese e ka ndihmuar ekonominë amerikane. Sesa saktësisht ka ndihmuar, kjo është një çështje e debatueshme, ndërsa ka një gamë vlerësimesh mbi ‘koeficientin e shpenzimeve qeveritare’, por është e qartë se ajo e bëri të ketë një ndikim të rëndësishëm. Por dëshmitë mbi pagën minimale janë shumë më pak të qarta, sidomos për rritjen në nivele të larta, sikurse edhe ishte pyetja në fjalë. Unë mendoj se të dhënat faktike, anojnë drejt ndikimeve të vogla më punësim, por duhet të pranohet se ka prova edhe në anën tjetër, dhe që ne dimë shumë pak mbi pasojat e rritjeve të mëdha tek paga minimale. Kështu që nuk duhet të jetë e habitshme, që njerëzit gjykojnë sipas prioriteteve të tyre ideologjike, kur dëshmitë nuk janë shumë të forta. Unë do të preferoja që njerëzit të thonë se provat janë të paqarta, sesa të zgjedhin në mënyrë abuzive një grup rezultatesh në disfavor të një tjetri (dhe numri i madh i përgjigjeve ‘të pasigurt’ për këtë pyetje, që është shumica e përgjigjeve, mbetet inkurajuese në këtë drejtim).

Por tundimi, me vetëdije apo jo, është të gjejmë arsyet për rrëzimin e dëshmive, që janë në kundërshtim me prioritetet tuaja. Kur faktet janë kokëforta dhe kryesisht të njëanshme, kjo është shumë më e vështirë për t’u bërë. A nuk duhet jetë teoria një udhëzues, kur evidenca empirike është bindëse në një mënyrë apo tjetër? Po, por problemi është se faktet e forta empirike janë të nevojshme, për të bërë dallimin ndërmjet teorive konkurruese. Kur provat empirike janë të paqarta, për shkak se janë të dobëta apo ka rezultate që përkrahin të dyja palët, mund të ndërtohen modele teorike që janë vazhdimisht në përputhje me këto rezultate. Pastaj do të dëgjojmë në mënyrë të pashmangshme, se teoria e mbështet njërin apo tjetrin krah, dhe njerëzit janë të bindur me këtë argument, por teoria na tregon shumë pak pa mbështetje empirike. Unë nuk jam duke pretenduar se ekonomistët akademikë janë të pastër si bora, kur është fjala për paragjykimet ideologjik. Edhe tek ata ekziston ky fenomen. Por disa shembuj të shquar, e ilustrojnë më në përgjithësi perceptimin e ekonomistëve. Ekonomistët akademike që kam hasur në më shumë se 30 vitet që kam në këtë profesion, përpiqen t’u japin përgjigje çështjeve që ata i cilësojnë si më të rëndësishme, pavarësisht se cila mund të jetë përgjigja. Ideologjia sigurisht që ndikon tek çështjet, të cilat studiuesit akademikë besojnë se janë më të rëndësishmet, por këtu s’ka asgjë të keqe. Thelbësore është se ata i ndjekin dëshmitë kudo që ato mund t’i çojnë. Unë nuk kam asnjë dyshim se, pavarësisht disa “kokrrave të këqija”, shumica e ekonomistëve vendosin provat mbi besimet e tyre të mëparshme, kur dëshmitë flasin qartë mbi një çështje. Problemi është se, në ekonomi, provat rrallë japin përgjigje të qarta. Kjo çon në mosmarrëveshje të vazhdueshme ndërmjet ekonomistëve, dhe duke qenë se ideologjia ndikon tek çështjet që studiuesit kërkojnë t’u japin zgjidhje, këto mosmarrëveshje interpretohen shpesh përgjatë vijave ideologjike. Përsëri, për aq kohë sa tek e fundit ekonomistët ndjekin provat, pasi ato tubohen në njërën anë apo tjetrën, unë nuk e shoh këtë si një problem. Por, pavarësisht nga besimi i shprehur më lart tek komuniteti akademik, ka pasur disa tendenca shqetësuese vitet e fundit. Shumë ekonomistë kanë nuk qenë të gatshëm të ndryshojnë pikëpamjet e tyre, mbi çështje të tilla si nëse lehtësimi sasior në një recesion të thellë ekonomik, do të shkaktojë rritjen e madhe të inflacionit dhe ulë rrisë shumë normën interesit, pavarësisht provave të qarta se këto pikëpamje janë të gabuara. Kjo duhet të ndryshojë. Reputacioni ynë me publikun është mjaft i keq në situatën aktuale, dhe shpresa jonë më e mirë e ndryshimit duhet të jetë ndershmëria në raport me faktet, dhe ndjekja e tyre kudo që ato mund të na çojnë. Bota.al

*profesor i ekonomiksit në Universitetin e Oregonit

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi