Mario Draghi, presidenti i BQE: “Ja si dalim nga kriza”

Intevistë e Mario Draghi, në “Il Sole 24 ore”, 19 nëntor 2015

o.177329

E kujtoni nëntorin e 2011, Presidenti Draghi? Përqindjet në qiell, askush në botë nuk do të blejë një titull Italian, bonot e Thesarit të shkëmbyera në sekondar me 8% me ato të 10 vjeçare mbi 7 përqind. Çfarë ju vjen në mendje sot? «Se ka ndryshuar gjithçka, absolutisht gjithçka», përgjigjia e prerë. Në ato ditë, Mario Draghi bëhet President i Bankës Qendrore Europiane. “Il Sole 24 Ore” titullon “Jepni shpejt” me germa kapitale, pasi janë në rrezik kursimet dhe puna e italianëve. Nëse sot ky kursim është i shpëtuar dhe përqindjet e interesit kanë zbritur vertikalisht, nganjëherë edhe nën zero, merita është e BQE-së.

«Do të bëjmë gjithçka është e nevojshme», përsërit sot Mario Draghi. Një shprehje që tregjet financiare e të gjitha botës kanë mësuar ta respektojnë. E tha 3 vite më parë, kur unioni monetar rrezikohej të hidhej në erë. E ripohon tani, në një intervistë të gjatë me “Il Sole 24 Ore” – e para për një gazetë italiane nga ardhja e tij në krye të Bankës Qendrore Europiane, katër vite më parë – për të theksuar se BQE-ja do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta çuar inflacionin afër me 2 përqind dhe për të favorizuar kështi rigjallërimin akoma të brishtë. Do të bëjë pjesën e tij do ta bëjë deri në fund, do të vazhdojë të reduktojë çmimin për t’u paguar për reformat që ndryshojnë në thellësi, jo ato ta fasadës. Do të jenë reforma të mira, pastaj, për ta bërë rigjallërimin ciklik e strukturor dhe janë të gjitha në duart e qeverive kombëtare.

Presidenti Draghi, ditë më parë në Maltë keni nënvizuar rreziqet e uljes si për rritjen, ashtu edhe për inflacionin dhe veçanërisht keni këmbëngulur mbi zhvillimet në tregjet emergjente. Edhe në Shtetet e Bashkuara, të dhënat e fundit tregojnë një rritje në frenim të plotë. A mund të na kuantifikoni rreziqet për rritjen e eurozonës?

«Padyshim, kushtet e ekonomive në pjesën tjetër të botës kanë rezultuar më të dobëta respektivisht pak muajve më parë, me përjashtim të Indisë. Parashikimet e rritjes botërore janë rishikuar pë poshtë. Ka mundësi ngadalësimi nuk është tranzitor. Për të dhënë një ide sesa janë të rëndësishme këto tregje, kujtoj se ato vlejnë 60 përqind e e produktit botëror dhe se nga viti 2000 tri të katërtat e rritjes botërore i detyrohet atyre. Sigurisht që ka rreziqe për rënie, si prej rritjes, ashtu edhe prej inflacionit, edhe prej ngadalësimit të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, të cilit i duhen kuptuar mirë shkaqet. Kriza ka shkaktuar një rënie të fortë të të ardhurës. Ngritja varet nga ne. Kjo kërkon që të realizohen reformat e nevojshme strukturore për të rritur pjesëmarrjen e krahut të punës dhe produktivitetin. Në zonën e euros ka ende të paktën 20 milion të papunë, shumë prej tyre të rinj, që duhen futur në tregun e punës. Është një potencial i madh».

Në Maltë jeni shprehur edhe «më pak optimist» për sa u përket perspektivave të inflacionit. Në bazë të të dhënave të fundit, profili i inflacionit do të nisë nga një pikë më e ulët se ajo që shpresohej edhe vetëm në shtator, siç do të shikohej nga projektimet makroekonomike tuaja të dhjetorit. Është ende realiste në këtë pikë të flitet për inflacion në 1.7 përqind në fund të 2017?

«Do të bëja një dallim midis parashikimeve të periudhës afatshkurtër dhe asaj të mesme dhe afatgjatë. Për sa u përket muajve të ardhshëm, faktori që ndikon më shumë do të jetë çmimi i produkteve energjetike. Parashikojmë që inflacioni të qëndrojë afër zeros, edhe negativ, të paktën deri në fillim të 2016. Më pas, efekti i rënies së fortë të çmimeve të naftës që ka ndodhur midis fundit të 2014 dhe fundit të këtij viti do të zhduket nga variacioni i treguesit të çmimeve në distancën e 1 viti. Kjo do të çojë në një rritje pastërtisht mekanike të inflacionit».

Çfarë do të ndodhë në periudhën afatmesme?

«Duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm deri gjithë 2017, falë edhe efektit të vonuar të zhvlerësimit të shkëmbimit, parashikojmë që inflacioni të rritet gradualisht. Por ajo që është e rëndësishme të vërehet sot është se tashmë me parashikimet e shtatorit kemi ulur pritjet tona të inflacionit për 2017 respektivisht çka prisnim në mars kur kemi filluar blerjen e 60 miliard euro në tituj publikë çdo muaj. Kështu që do të duhet më shumë kohë nga sa është parashikuar në mars për t’u kthyer në stabilitetin e çmimeve. Një lajm i mirë nga vjen nga pritjet për inflacionin afatmesëm, që pasi kanë zbritur në shtator, sot janë kthyer në nivel më të lartë se 1.7 përqind, jo larg nga objektivi ynë i inflacionit. Gjithsesi, këto shifra duhen marrë me maturi, pasi këto pritje kanë treguar gjithmonë një luhatje të caktuar».

Ju keni thënë gjithmonë se ky rezultat varet nga zbatimi i plotë i politikës tonë monetare dhe keni shtuar se ka një fleksibilitet në programin tuaj të blerjes së titujve për sa i përket dimensioneve, kohëzgjatjes dhe kompozimit. Keni thënë edhe se «me 3 dhjetor do t’i rishqyrtojmë këto aspekte». Tregjet e kanë marrë këtë të dhënë si ditën vendimtare për vendimin e BQE-së. Është interpretim i drejtë? Keni filluar të merrni në konsideratë meritat lidhur me këto tri opsione? Mendoni t’i përdorni përkohësisht?

«Nëqoftëse bindemi se objektivi ynë afatmesëm i inflacionit është në rrezik, do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë po vlerësojmë nëse ndryshimi në skenarin e nëndheshëm të tij është i përkohshëm apo jo. Pas mbledhjes së Maltës u kemi kërkuar të gjitha komiteteve kompetente dhe stafit të BQE-së që të përgatisë për mbledhjen e dhjetorit analiza lidhur me efikasitetin e opsioneve të ndryshme të disponueshëm. Mbi këto baza, do të vendosim. Do të shikojmë nëse një stimul i mëtejshëm është i nevojshëm apo jo. Problemi është i hapur. Programet që kemi ndërtuar kanë të gjitha karakteristikën që mund të përdoren me fleksibilitetin e nevojshëm».

Por për herë të parë ju i jeni referuar edhe uljes së mundshme të përqindjes së depozitave të bankave pranë BQE-së dhe keni thënë se «gjërat kanë ndryshuar» qysh kur patët thënë se -0.20 përqindëshi është limiti minimal. Mund të na shpjegoni se çfarë ka ndryshuar?

«Rrethanat mbi bazën e të cilave u mor vendimi për të ulur përqindjen në nivelin aktual qenë të përshtatshme me një kuadër makroekonomik që tashmë ka ndryshuar. Kanë ndryshuar çmimi i naftës dhe koeficienti i shkëmbimit, do të thoja se ka ndrushuar situata ekonomike globale. Krahasuar me një vit më parë kemi një vit më shumë përvojë. Kemi parë se tregjet monetare i janë përshtatur në mënyrë absolutisht të qetë, fluide, përqindjes së re të interesit të vendosur një vit më parë; vende të tjera e kanë çuar përqindjen në nivele negative, shumë më negative sesa ne. Niveli minimal i përqindjes së interesit mbi depozitat është një kufizim teknik dhe si i tillë mund të ndryshohet kur ndryshojnë rrethanat. Testi kryesor i besueshmërisë së një banke qëndrore, e kam thënë herë të tjera, është aftësia për të arritur objektivat e veta, nuk ka të bëjë me instrumentet».

Gjithmonë në Maltë, keni folur edhe për «instrumente të tjera të politikës monetare». Çfarë keni në mendje?

«Sot do të ishte e parakohshme të kufizohej menyja e instrumenteve objekt analize nga ana e komiteteve kompetente dhe e stafit të BQE-së. Menyja tashmë e disponueshme është gjithësesi imponuese, mjafton të mendosh për atë që është bërë në 3 vitet e fundit. Por është e parakohshme të thuhet se gjithsesi “katalogu është ky” dhe nuk ka tjetër».

Në dritën e rezultateve të siguruara, a mendoni sot se keni lëvizur tepër vonë me QE-në (Quantitative Easing)?

«Do të thoja se përgjithësisht këshilli ka lëvizur mbi bazën e informacioneve dora dorës të disponueshme. Për sa i përket projektimit të politikave, marshimi drejt QE-së fillon me diskutimin e Parisit në Sciences Po në marsin e 2014, vazhdon me diskutimin e Amsterdamit të prillit të të njëjtit vit dhe kompletohet në Jackson Hole në gusht. Sidomos në Amsterdam afirmohet se në prani të një përkeqësimi substancial të kaudrit makroekonomik mbi perspektivat afatmesme të inflacionit, blerja e titujve publikë mund të jetë e justifikuar. Dora dorës që janë verifikuar këto kushte, kemi vepruar në mënyrë koherente me këtë plan».

Ama me vonesë, apo jo?

«Në tërësi do të thoja se kemi vepruar me vonesë: kemi mbajtur parasysh informacionet që bëheshin të disponueshme dhe përgatitur kuadrin konceptual që ka çuar në këto vendime». […]

Ju keni folur më parë për kuadër makroekonomik global që ndryshon. Stanley Fischer, Zëvendëspresidenti i Federal Reserve, ka thënë se FED-i i mban sot parasysh faktorët ndërkombëtarë shumë më tepër nga sa bënte disa vite më parë. Kjo është e vërtetë edhe për BQE-në? Po vonesa në nisjet e ngritjes së përqindjeve nga ana e FED-it influencon në njëfarë mënyrë në vendimet tuaja, megjithëse duke mbajtur parasysh se këmbimi nuk është një policy target?

«Siç e thashë, rrethanat e jashtme, hipotezat e nëndheshme të parashikimeve tona, kanë peshë sepse influencojnë shpresat e inflacionit, domethënë profilin e kthimit drejt stabilitetit të çmimeve dhe të koeficientit të rritjes. Është pjesë e serisë informative që ne, ashtu si policy maker e tjerë, përdorim për të marrë vendimet tona. Për sa i përket FED-it, jo, nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis asaj që bëjmë në dhe asaj që bëjnë ata. Të dyja bankat qendrore kanë një mandat të tyrin të përkufizuar në juridiksionin në të cilin operojnë kështu që ata në Shtetet e Bashkuara dhe në në eurozonë».

Në lëmin e politikës fiskale, ka shumë diskutim në Europë në nivel politik. Ju kini qenë ndër të parët që keni përdorur shprehjen fiscal compact në debatin europian. Duke shikuar prapa, a mendoni tani se shkalla e kufizimit të bilanceve në Eurozonë ka qenë shumë e fortë pas krizës, domethënë ka pasur një tepri të rreptësisë financiare që e ka ngadalësuar rigjallërimin në Eurozonë?

«Parasëgjithash, në bazë të rregullave që kemi dhënë, ka vende që nuk kanë hapësirë për një ekspansion të bilancit. Në radhë të dytë, ku është e mundur, bilanci duhet të zgjerohet pa paragjykuar mbështetshmërinë e borxhit. Vendet më borxh të lartë kanë më pak hapësira për ta bërë. Ama hapësira fiskale nuk është një e dhënë natyrale, mund të zgjerohet, edhe një vend me borxh të lartë mund ta bëjë. Si? Duke realizuar reformat strukturore që bëjnë të rritet prodhimi potencial, përqindja e pjesëmarrjes, produktiviteti, të gjithë faktorë që rrisin potencialin për të ardhurat e ardhshme fiskale».

Po bëhen 4 vjet nga ardhja juaj në krye të BQE-së. Është momenti që të bëhet një refleksion mbi një periudhë të dendur me evenimente. I filluar me një ulje të përqindjeve qysh në mbledhjen e parë të këshillit të kryesuar prej jush.

«Dhe një tjetër në të dytën!».

Pastaj me lançimin e LTRO-ve (planeve afatgjata të rifinancimit) për të financuar bankat dhe një seri të tërë vendimesh të paprecedent. Cilat kanë qenë momente kryesore e këtij katërvjeçari?

«Sigurisht që kanë qenë mjaft të dendur, që kanë parë ndryshime të thella në strukturën e politikës monetare. Gjatë këtyre viteve është futur një larmi instrumentesh të reja në një situatë që ishte vetë e jashtëzakonshme. Përveç 7 uljeve të përqindjeve të interesit, kemi qenë banka qendrore e parë që ka zëruar përqindjen mbi depozitat dhe pastaj i ka çuar në terren negativ, që për herë të parë ka futur LTRO-të me huatë 3 vjeçare bankave. Pastaj TLTRO-të dhe programet e reja e blerjes së covered bond-eve dhe ABS-ve (sistemit të automatizuar të bonove), së fundi blerjen e titujve sovranë në marsin e 2015. Kjo ka mundësuar që të tejkalohet rreziku më i madh për unionin monetar: copëzimi. Në gusht të 2012, me futjen e OMT-ve (operacioneve të drejtpërdrejta monetare) është përballuar për herë të parë rreziku i riemërtimit të euros dhe copëzimi i të gjithë sistemin bankar e financiar në zonën e euros. Vendim ky i miratuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në qershorin e këtij viti.

Për të shmangur këtë rrezik ka qenë e nevojshme edhe të procedohet me një ndryshim strukturor tjetër, me krijimin e unionit bankar dhe përqëndrimin e pushteteve të vigjilencës në BQE. Krijimi i unionit bankar, domethënë i SSM-së (Sistemit Mbikëqyrës Monetar), dhe i kryerjes njëkohësisht i një vlerësimi të thelluar të bankave ka qenë një ndërmarrje e jashtëzakonshme, për të cilën u jam thellësisht mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuar. Pastaj ka pasur një rol të mëtejshëm të BQE-së, në kontributin ndaj projektit të Unionit monetar në perspektivë, i manifestuar më të ashtuquajturin Raport të 5 Presidentëve. Edhe ky ka qenë i rëndësishëm. Është rritur edhe shkalla e transparencës së vendimeve tona, duke vendosur për jetë të parë botimin e transkpriteve të mbledhjeve tona».

Do të donim të ndaleshim mbi diskutimin tuaj të famshëm të Londrës, kur thatë se BQE-ja do të bënte gjithçka nevojitet, “whatever it takes”, për të shpëtuar euron, diskutim që pati një impakt të madh mbi tregjet. Na hiqni një kuriozitet: e prisnit atëhere një impakt të kësaj natyre apo e thatë pothuajse si një kartë të fundit, në një moment në të cilin situata po përkeqësohej me mjaft shpejtësi? A mendoni se, qysh atëhere, rreziku i prishjes së euros definitivisht ka perënduar?

«Sigurisht, është e qartë se atëhere ky diskutim paraqitej si një kuadër informativ që paraqiste sesa e rëndë ishte situata. Qysh atëhere, gjërat në tërësi janë përmirësuar. Rreziku i copëzimit dhe i riemërtimit është zvogëluar shumë, në mos është zhdukur. Duhet thënë se vendet kanë reaguar edhe ato, duke nisur një rrugëtim reformash strukturore dhe duke fituar kredibilitet në politikën fiskale. Shumë është bërë, por shumë mbetet për t’u bërë edhe në raport me organizimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Duhet të jemi në gjendje që t’u propozojmë qytetarëve të Bashkimit Europian, të zonës së euros, një rrugëtim të ardhshëm. Kemi tentuar ta bëjmë me Raportin e 5 Presidentëve. Nuk them se duhet ndjekur integralisht, por ai më duket perspektiva që mund të përvetësohet edhe nga liderët tanëe, nga qeveritë tona, edhe pse horizonti nuk është pastruar nga retë. Mjafton të hapësh gazetat për ta parë».

Por kriza greke ka shkaktuar një prishje të besimit reciprok në zonën e euros, një dëm të madh.

«Nuk do ta thoja. Në thelb, besimi është rikuperuar mirë, në radhë të parë nga qeveria greke që sot dialogun me institucionet europiane në një klimë bashkëpunimi të madh. Procesi i rikapitalizimit të bankave do të fillojë së shpejti, sapo të botohen elementët e vlerësimit tonë. Kështu që nuk besoj se ka mbetur ndonjë mosbesim. Sigurisht, ka qenë një test tjetër shumë i vështirë, por që unioni monetar ka ditur ta përballojë e ta tejkalojë. Është shpejt të yhuhet një fjalë përfundimtare, por nëse ne sot krahasojmë dialogun aktual me qeverinë greke me atë të 5 apo 6 muajve më parë, do të shohim një diferencë të madhe».

Këshilli i BQE-së është i gatshëm ta rrisë stimulin monetar nëse do të jetë e nevojshme. Kritikët tuaj theksojnë se kjo e zbut stimulin për të bërë reformat.

«Mendoj se kjo nuk është korrekte. Parasëgjithash, nëqoftëse vërejmë skanimin kohor të reformave kryesore strukturore të realizuara në zonën e euros gjatë 5 viteve të fundit, del se ai nuk lidhet me nivelin e përqindjeve mbi borxhin publik e vendeve në fjalë. Për shembull, reformat e tregut të punës janë zbatuar si në Spanjë, ashtu edhe në Itali, kur përqindjet e interesit qenë shumë të ulëta dhe kjo vlen edhe në raste të tjera. E dyta, reformat strukturore shtrihen mbi një fushë shumë të gjerë. Për shembull, nuk besoj se reforma e sistemit gjyqësor ka të bëjë me ecurinë e përqindjeve të interesit. E treta, përvoja e kohëve të fundit tregon se edhe kur përqindjet e interesit janë larta sepse kredibiliteti fiskal i një vendi është kërvcënuar, jo për këtë rritet prirja e qeverive për të kryer reforma».

Si kombinohen reforma strukturore dhe përqindje interesi të ulëta?

«Kompletojnë njëra tjetrën: për të bërë reformat strukturore duhet paguar një çmim tani për të pasur një përfitim nesër; përqindjet e ulëta të interesit thelbësisht e zvogëlojnë çmimin që duhet paguar sot. Pastaj ka pikërisht edhe arsye më specifike, përqindje interesi më të ulëta që sigurojnë se investimi, përfitimi nga investimi dhe nga punësimi të materializohen më shpejt. Reformat strukturore reduktojnë paqartësinë lidhur me perspektivat makroekonomike dhe mikroekonomike. Kështu që është e kundërta, më shumë sesa të shikosh një rritje të rriskut moral, shikoj një raport komplementariteti, stimulimi. Por nuk duhet katandisur asnjëherë që të duhet të zbatosh shëndoshjen e bilancit public kur kushtet e tregut janë bërë të dëshpëruara. Përvoja e këtyre viteve tregon se në këto rrethana qeveritë shpesh bëjnë gabime në konceptimin e politikave ekonomike, rrisin në mënyrë drastike taksat dhe zvogëlojnë investimet publike pa i reduktuar thelbësisht shpenzimet korrente dhe duke shtyrë reformat strukturore që kanë nevojë për një konsensus social. Në këtë mënyrë ashpërsojnë efektet reçesive të përqindjeve të larta të interesit dhe e bëjnë më të ngadaltë uljen e raportit midis borxhit publik dhe PBB-së. Me pak fhjalë, në zonën e euros, normalisht tregjet nuk e influencojnë prirjen e qeverive për të realizuar reformat strukturore; kur kjo ndodh, sepse qeveritë kanë vonuar për një kohë shumë të gjatë reformat dhe prej precipitimit të kushteve të përgjithshme, aksioni i politikës ekonomike që rezulton nuk është i favorshëm ndaj rritjes».

A mund të konsiderohet i kompletuar unioni bankar pa një sistem të përbashkët sigurimi të depozitave, të cilit i kundërvihen disa vende?

«Unioni bankar duhet kompletuar. Lidhur me këtë ka pasur një marrëveshje, si mbi ngritjen e një sistemi sigurimi të depozitave, ashtu edhe mbi një Single Resolution Fund (për të financuar ndërhyrjet mbi bankat në krizë, shënimi i redaksisë). Këto gjëra duhen bërë, edhe pse në këtë mënyrë një prej problemeve që ka karakterizuar krizën, lidhja dydrejtimëshe midis bankave dhe shteteve sovrane, zvogëlohet».

Duke folur për Greqinë, ju keni pranuatr se, edhe nëqoftëse do ta vejë në zbatim programin, Athina do të ketë nevojë për një ristrukturim të borxhit. Mendoni se kjo duhet bërë gradualisht, në mënyrë që të ruhet stimuli për qeverinë greke për të respektuar impenjimet e marra?

«Borxhi grek është i mbështetshëm nëse parasëgjithash qerveria greke u përmbahet detyrimeve të programit që ka nënshkruar, duke i marrë përsipër përgjegjësinë, “titullaritetin”, e programit. Së dyti, mbështetëshmëria e borxhit kërkon një lehtësim të tij; që ky i fundit duhet të jetë një entitet i tillë sat ë heqë çdo dyshim mbi mbështetshmërinë e ardhshme e vetë borxhit, me tu verifikuar kushti i parë. Çfarë lloj “debt relief” të bëhet, si ta kalibrosh në mënyrë të tillë që stimujt për të plotësuar programin të mos përmbysen, janë vendime të vendeve anëtare, domethënë të atyre mbi bilancet e të cilëve bie ku vendim. Lidhur me këtë, BQE-ja nuk ka asgjë për të thënë».

Këto 4 vite kanë qenë shumë stresues për të gjithë, imagjinojmë për ju akoma më shumë, duke parë edhe nivelin e përgjegjësisë që keni. A mund të na thoni se çfarë ju ka ndohmuar të tejkaloni momentet më të vështira?

«Forca e bindjeve dhe siguria apo shpresa se vendimet që marrim do i zbusin vuajtjet e europianëve që kanë pësuar pasojat e krizës».

Botuar në Bota.al

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi