Europёs i shpallet luftё

Nga  Alexander Kudascheff, kryeredaktor i DW, 14 nëntor 2015

IMG-20151114-WA0021

13 nёntori 2015 do tё hyjё nё librat e historisё. Eshtё njё e premte e zezё, pёr Francёn, pёr Europёn, pёr Perёndimin. Sulmet terroriste – mё saktё goditjet tё koordinuara taktikisht perfekt nё shehshe dhe vende tё ndryshme nё njё ndёr qytetet mё tё bukura tё botёs, nё Paris – ishin njё shpallje lufte e IS-it. Njё shpallje lufte e xhihadizmit islamik ndaj nesh kёtu nё Europё. Ndaj mёnyrёs sonё tё jetesёs, ndaj konecptit tonё politk, human dhe shoqёror pёr lirinё. Kjo na trazon ne europianёve, qё sot, njё ditё mё pas, e ndiejmё veten tё lidhur vёllazёrisht me Francёn mё fort se rrallёherё mё parё. Kjo na prek ne, na deprimon ne, por edhe na mllefos ne. Mllef ndaj etjes brutale pёr tё vrarё tё IS-it, viktimё e tё cilit ranё mbi 120 vetё, pёr tё mos folur edhe pёr shumё tё lёnduarit dhe tё plagosurit rёndё.

Goditja ishte njё thikё nё zemёr tё europianёve. Ajo ishte njё thikё nё konceptin tonё, se si ne duam tё jetojmё. Terrori ishte njё thikё vrastare kundёr shtetit francez, qё pavarёsisht mundёsive tё reja tё mёdha pёr mbikqyrjen e qytetarёve tё vet nuk mundi tё mbrohet. Sulmet vrasёse ishin njёkohёsisht edhe njё goditje kundёr pejzazhit politik tё Francёs. Sepse njё rrёshqitje, njё devijim nё pozicionet e vjetra radikale ёshtё i sigurtё. Franca do tё mbyllet nё vetvete, do tё dojё tё tёrhiqet nga globalizimi. Fituesi politik nga ky tmerr i 13 nёntorit nё Francё do tё jetё Fronti Nacional. Ndёrsa presidenti i pafat dhe i padёshiruar Francois Hollande ёshtё humbёsi kryesor.

„E premtja e zezё” do ta ndryshojё Europёn. Ndonёse askush nuk e di, nga vinin atentatorёt e IS. E kishin ata prejardhjen nga banlieues? Nga periferitё e qyteteve franceze, ku prej kohёsh janё krijuar shoqёritё paralele tё tё rinjve me prejardhje myslimane,qё i kanё humbur rrёnjёt e tyre, atje ku – siҁ thuhet nё njё libёr tё shkrimtarit algjerian Sansal – “ka kohё qё fjalёn e kanё burrat me mjekёr ” dhe ku ёshtё total refuzimi i mёnyrёs frnceze, asaj perёndimore tё jetesёs. Apo ata janё terroristё, qё vinin nga Siria ose Iraku, apo tё kthyer e madje atentatorё qё janё paraqitur si refugjatё? Kjo do ta nxisё fort debatin europian dhe atё gjerman.

13 nёntori ёshtё njё ditё e pafuqisё. Eshtё njё ditё si njё zhgjёndёrr pёr francezёt e europianёt. Eshtё njё ditё e dёshtimit, e mungesёs sё aftёsisё pёr tё vepruar e pa dyhim edhe njё ditё e mllefit tё pa orientuar. Por ёshtё edhe njё ditё, nё tё cilёn shoqёritё liberale tё kёtij kontinenti tё vjetёr duhet ta thonё me krenari: ne nuk do ta ndryshojmё mёnyrёn tonё tё jetesёs. E po ashtu ёshtё edhe njё ditё, nё tё cilёn duhet tё konstatohet me gjakftohtёsi dhe nё mёnyrё racionale: kush do tё luftojё shkaqet e arratisё, duhet tё luftojё Asadin dhe IS-in. Shpallja e luftёs nga IS-i nuk i le asnjё pёrgjigje tjetёr Perёndimit, e jo vetёm atij.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi